Gjykata pranon ankimin dhe i vendos afat Prokurorisë, Tahiri: Filloi numërimi mbrapsht

11 Shkurt 2019, 14:39Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Saimir Tahirit për të mos u zgjatur hetimet ndaj tij.

Në një prononcim për media, Tahiri u shpreh se kjo maratonë po shkon drejt fundit dhe se prokurorët do të kenë kohë deri më 10 mars që të mbyllin hetimet.

 Më tej gjatë fjalës para gazetarëve ai u shprehet se akuzat ndaj tij kanë qenë të padrejta dhe skandaloze.

“Për mua dhe prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në gërmën e fundit .Më vjen mirë që jam në këtë fazë. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund”,- tha Tahiri.

Jeni 3 me zëro me prokurorinë, a do ta fitoni këtë betejë?

 “Nuk e shoh si lojë golash, por si mundësi për të marrë drejtësinë që më takon. Kam mbajtur mbi kurriz akuza nga më të rëndomtat dhe më skandalozet. Ka pritur pa folur që drejtësia të flasë. Kur kjo ndodh me mua imagjinoni ju ç’ndodh me qytetarët.” tha Tahiri.

Më 17 Janar të këtij viti, Prokuroria njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit dhe shkak për këtë sipas organit të akuzës ishte bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. 

Por ankimimit që bëri Saimir Tahiri, Gjykata vendosi sot se Prokuroria do të duhet të përfundojë hetimet deri më 10 mars. (TemA)

 

2 komente në “Gjykata pranon ankimin dhe i vendos afat Prokurorisë, Tahiri: Filloi numërimi mbrapsht”

  1. "As te provon,as te leshon" says:

    Tahiri ka te drejte, “as mish as peshk” i denuar i presupozuar nga delenxhi te motivuar te radhes.
    Deri sa nuk e provon dot,del me te drejten e Zotit plotesisht i pa fajshem,le ti vazhdojne hetimet
    per 100 vjet po deshen,por pa e faktuar mos i bjer ne qafe tjetrit kot me hamendje konspirative
    A ke nje sistem drejtesie ? Ai qe eshte,i shitur i pa shitur i blere i sterblere,i afte i pa afte,
    pse duhet te pergjigjet individi per kete ?! “Je fajtor po ne s’e provojme dot ” ?!!!!

  2. Lil Toronto says:

    Tani i bie qe Tahiri duhet t’i hedh ne gjyq per shpifje dhe denigrim moral te figures se tij si person publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje