Masakra e 4 shkurtit dhe pasojat e saj në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

11 Shkurt 2019, 18:46Dossier TEMA

Nga Mehmet Kraja

Kjo ngjarje tragjike mori konotacionin e luftës civile ndërmjet shqiptarëve të bashkuar në një shtet dhe për shumë kohë u shfrytëzua nga propaganda komuniste për të ngjallur ndjenja antikosovare në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë. Sa herë që flitet për funksionimin e të ashtuquajturës Shqipëri e etnike, referencë kryesore merret Kosova dhe aspiratat e saj për të jetuar në një shtet kombëtar, ndërkohë që lihet disi në heshtje vullneti politik i asaj pjese të botës shqiptare, që ndryshe quhet Shqipëri londineze. Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe më vonë, gjatë periudhës së hershme të konsolidimit të shtetit shqiptar, një pjesë e njerëzve në Shqipëri, patriotë dhe nacionalistë të ndryshëm, u ndien emocionalisht të lënduar rreth Kosovës, por politikat e shtetit synuan të bëheshin racionale dhe të dimensionoheshin në varshmëri me interesat e tij.

Pas vitit 1941, ndërkaq, deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kuptimi i shtetit shqiptar zgjerohet edhe për shkakun se pjesa më e madhe e Kosovës përfshihet në kuadër të këtij shteti, sikundër edhe për faktin se shteti amë, pra Shqipëria, merr rolin integrues dhe emancipues për pjesën tjetër të kombit, i cili, për shkak të rrethanave historike, ka nevoja specifike në raport me Shqipërinë. Nën ombrellën nazifashiste këtë rol Shqipëria e luan me shumë sukses dhe, për njëfarë kohe, nuk bëhen të ditur shenja të raporteve të acaruara ndërmjet veriut dhe jugut, toskëve dhe gegëve, apo Kosovës dhe Shqipërisë. Përkundrazi. Përveç idilit kombëtar, në këto vite marrin hov edhe format e tjera të integrimit.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj atmosfere deri-diku produktive në raportet Kosovë-Shqipëri, erdh një çast kur ky idil do të përmbyset në një mënyrë mjaft të vrazhdët, duke lënë prapa një shije të keqe për vite dhe dekada me radhë. Atë që mund të thuhet se Xhafer Deva e paskësh bërë si veprim pozitiv me mbështetjen që i paskësh dhënë idesë së bashkimit kombëtar, sikundër edhe me veprimet konkrete për ta bërë funksionale këtë ide, më anë tjetër, po kaq negativ mund të quhet veprimi i tij në fillim të shkurt të vitit 1944, kur, për hakmarrje personale, kapitullit të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri ia shtoi një rast tragjik, që do të dominojë këto marrëdhënie për dekada me radhë dhe do të flasë, në mënyrë të tërthortë, edhe për të ardhmen e tyre. Faktet tashmë kanë dëshmuar se masakra e 4 shkurtit e vitit 1944 në Tiranë nuk ka pasur përmasa të tilla, çfarë i është dhënë nga komunistët që erdhën në pushtet pak më vonë dhe se kjo masakër nuk kishte kuptimin e një “konflikti shqiptaro-kosovar”, ose të një mllefi të nacionalistëve të frustruar kosovarë kundër Tiranës komuniste.

Masakra ishte një qërim hesapesh, ose ndeshje ndërmjet pushtetit kuisling dhe ilegales komuniste të Tiranës, e menaxhuar keq nga aktori kryesor i saj, Xhafer Deva. Por duhet vërejtur se rrethanë më fatkeqe e kësaj situate ishte fakti se pushtetin kuisling e përfaqësonin kosovarët, në rastin konkret kryeministri Rexhep Mitrovica, ministri i Brendshëm, Xhafer Deva, dhe mercenarët apo sejmenët e tij kryesisht kosovarë. Më anë tjetër, të vrarët dhe të burgosurit në mbrëmjen e 4 shkurtit 1944, pavarësisht në ishin komunistë ose jo, shumica ishin banorë të Tiranës, fakt ky që e lëndoi së tepërmi kryeqytetin dhe nxiti një valë të paparë antikosovarizmi në Shqipëri.

Është e ditur se komunistët e Shqipërisë, të cilët më pas erdhën në pushtet, këtë rrethanë fatkeqe e shfrytëzuan për qëllimet e tyre propagandistike. Ata manipuluan shumë fakte rreth kësaj ngjarjeje, përfshirë edhe numrin e të vrarëve dhe të burgosurve. Dokumentet e kohës tregojnë se numri i të vrarëve ishte shumë më i vogël nga 80-104, sa thuhej nga propaganda komuniste; se të vrarët nuk ishin të gjithë shqiptarë dhe se disa që i konsideruan si të vrarë më atë datë, nuk u identifikuan ndonjëherë. Kështu, burimet e kohës thonë se numri i tërësishëm ishte gjithsej 44, prej të cilëve 23 u identifikuan me emra dhe mbiemra si shqiptarë, 4 u identifikuan si të kombësisë italiane, 4 të kombësisë malazeze, 1 i kombësisë jugosllave, 6 të identifikuar si punëtorë, por pa emra dhe 6 të tjerë të paidentifikuar.

Këto të dhëna janë botuar në gazetën “Bashkimi” një vit pas masakrës dhe aty u bëhet thirrje banorëve të Tiranës që të paraqesin rastet e të vrarëve në këtë masakër, gjë që bën të ditur se as numri dhe as emrat e të vrarëve, edhe një vit pas masakrës, nuk ishin plotësisht të njohur. Gjithashtu është interesant fakti se shoqatat antifashiste të Shqipërisë, të cilat me rastin e 65-vjetorit të masakrës së 4 shkurtit i dërgojnë një promemorie Këshillit Bashkiak të Tiranës për të ndërtuar një monument në përkujtim të viktimave nuk janë në gjendje të nxjerrin më shumë se 30 emra të të vrarëve me këtë rast. Ndërkaq, kombësia e të vrarëve është mjaft heterogjene për rrethanat e Shqipërisë së asaj kohe. Derisa 4 italianët mund të ishin nga kontingjenti i të “harruarve” në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë, ndërsa tani të përfshirë në lëvizjen komuniste, më anë tjetër del krejtësisht e paqartë prania e 4 malazezve, përfshirë këtu edhe një “jugosllav”, i cili, sipas gjasës, ishte hebre (David Kohen).

Sido që të ketë ndodhur, një gjë është e sigurt: përgjegjës i drejtpërdrejtë i vrasjes së këtyre njerëzve (pavarësisht numrit) ka qenë Xhafer Deva dhe në raportet Kosovë-Shqipëri ka lënë një plagë të hapur, e cila rregullisht është apostrofuar qoftë nga regjimi komunist, qoftë nga banorët e Tiranës. Pavarësisht se nuk u quajt përgjegjës për këtë masakër vetëm Xhafer Deva “me kosovarët e tij mercenarë”, sepse aty ishte edhe kryeministri i qeverisë kuislinge Rexhep Mitrovica, pastaj komandanti i përgjithshëm i xhandarmerisë, Hysni Dema, komandanti i forcave të Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, përgjegjësia doemos që do të bjerë pikërisht mbi të, në radhë të parë, sepse ai ishte ministër i Brendshëm dhe, e dyta, sepse vrasjet dhe burgosjet masive morën shkas nga një atentat që u bë mbi nipin e Xhafer Devës, Fahri Ibrahimin.

Sikundër do të dëshmojë Isuf Deva, një tjetër nip dhe sekretar personal i Xhafer Devës (ai u arrestua nga jugosllavët në Zagreb në qershor të vitit 1945, iu dorëzua palës shqiptare dhe pas një procesi gjyqësor u pushkatua), lista e të burgosurve dhe të vrarëve të 4 shkurtit kishte dalë nga dosjet e Xhafer Devës. Duket se edhe një fakt tjetër e ka irrituar keq Xhafer Devën: atentati mbi nipin e tij ishte bërë para hotel “Dajtit”, ndërsa ai kishte dalë nga makina ministrore, pra nga makina e Xhafer Devës, që domethënë se atentati mund të ishte planifikuar të bëhej mbi vetë ministrin e Brendshëm. Por, mbi të gjitha, Xhafer Deva me këtë rast nuk manifeston cilësi pushtetari të vërtetë, sepse masakrën mbi qytetarët e Tiranës, sado që shumica syresh mund të kishin qenë komunistë, e motivon me një hakmarrje krejt personale.

Më anë tjetër, Xhafer Deva nuk shfaqet i kujdesshëm në frenimin dhe përmbajtjen e bashibozukëve të tij kosovarë, të cilët duket se marrin shkas nga ky atentat të shfryjnë mllefe të vjetra mbi banorët e Tiranës, duke vrarë, duke burgosur dhe keqtrajtuar me këtë rast edhe persona që nuk kishin asnjë lidhje më lëvizjen komuniste. Madje ai shfaqet i frustruar në një komunikatë të botuar te gazeta “Bashkimi i Kombit” po më 4 shkurt 1944: “Gjaku don gjak! Terrori kërkon terror!… Shteti shqiptar mund t’i kalojë këto faza kritike vetëm duke përdorur shpatën… Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalçlirimtares, terror kundër simpatizantëve të saj”.

Kjo situatë bëhet më e ngarkuar edhe për shkak të një rrethane tjetër: Kryeministri i qeverisë kuislinge të Shqipërisë dhe ministri i Brendshëm, Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva, pra dy njerëzit më të fuqishëm të asaj Shqipërie që do të duhej të shërbente si model i një bashkimi të mundshëm të shqiptarëve në një shtet, janë kosovarë, që domethënë se në këtë rast ndodh një lloj “pushtimi” kosovar i Shqipërisë. Ky pushtim i dytë i Shqipërisë (sepse pushtimi i parë ishte gjerman), hipotetik ose real, bëhet pikërisht nga Xhafer Deva, i cili e ushtronte pushtetin e tij jo përmes strukturave legale të pushtetit, por kryesisht përmes mercenarëve kosovarë dhe bandave që i shkonin prapa (rreth 1500 veta, sipas burimeve gjermane).

Nën një pushtet të këtillë Tirana qytetare nuk do të jetë ndjerë aq mirë dhe prandaj masakra e 4 shkurtit do të marrë edhe konotacionin e luftës civile ndërmjet shqiptarëve të bashkuar në një shtet. Këtë fakt do ta shfrytëzojnë për interesa të tyre edhe komunistët e Shqipërisë, por edhe antikosovarët në përgjithësi, sikundër edhe të gjithë ata që në Shqipëri nuk e përkrahin idenë e një shteti të përbashkët me Kosovën. Shija e keqe e kësaj ngjarjeje, përfshirë edhe epilogun e saj tragjik, do të idhtësojë për një kohë të gjatë raportet Kosovë-Shqipëri dhe do ta sjellë në vëmendje të Shqipërisë drojën ose skepticizmin se një bashkim i mundshëm i shqiptarëve në një shtet mund të shoqërohet edhe me episode çfarë ishte edhe masakra e 4 shkurtit të vitit 1944.

26 komente në “Masakra e 4 shkurtit dhe pasojat e saj në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri”

  1. Ska says:

    Ndoshta analiza me e mire qe I eshte bere 4 Shkurtit te 44-s.

    1. antonio says:

      Kurre mos ardhte dita te bashkohemi me Kosoven!

  2. Ivan i madh says:

    U rotullove e u perdrodhe tamam si qefull që te dilje pak a shume tek shpreja e miqeve tend te bandes PD te luftes civile po me nje levizje te studiuar mire te asaj midis kosovare e shqipetareve dhe tjetra me nenkuptim . Duke na i firuar dhe viktimat e masakres se 4 shkurtit ne 33 dhe mundesisht fare sipas asaj radakes tende te mykur po cdo se faktet jane koke forta dhe si fshin dot as ti as krimba gjirizi si ty. Se ato jane te dekumentuara si nga ilegalet dhe qeveria kuislinge e prinderve te tu te asaj kohe. Po tani me që miku juaj i 55es F. Balliu falementoi ju është hapur nje dritare tjeter tek Tema 55 e Meros. Dhe mundesisht trilloni sa te mundeni se keni dhe ndimen e stafit te kesaj gazete anti luftes nac clirimtare dhe luftetareve te saj heroike. .

    1. Shkrim i ndyre says:

      I nderuar Ivan,
      Turku Mehmet shtremberoi gjitheshka me analizen e tij te njeaneshme.
      Une e kam bere shkollen ne kohen e komunizmit, dhe në asnje liber historie te atehershem nuk kam lexuar qe propaganda komuniste ta pershkruaje kete gje si masaker e kosovareve.
      Turku Mehmet me dashakeqesi citon çdo lloj burimi, por asnje burim zyrtar te qeverise komuniste ku te thuhet se 4 Shkurti ishte lufte civile e shqipetareve dhe kosovareve. Kurre nuk ka fajesuar Kosoven qeveria komuniste. Ka fajesuar vetem qeverine kuislinge.
      Dhe ne e kemi studjuar historine sipas idealeve komuniste sepse e kishim te detyruar. Kemi bere Historine e PPSH edhe ne fakultet.
      Por Turku Mehmet e ben me porosi kete artikull, per te futur perçarjen, duke nxjerre gjoja kosovaret si te viktimizuar ne propaganda komuniste.
      Ne fakt eshte e kunderta. Gjate kohes se komunizmit Jane botuar kaq shume libra qe nxirrnin be drite heroizmin, kontributin, sakrificat dhe fatkeqesite e popullit shqipetar te Kosoves, qe mbas 1000 vjet lufte, mbeti perseri jashte kufijve te Shqiperise.
      Por Turku Mehmet nuk eshte kosovaret, nuk eshte Dardan. Eshte mbeturine akinxhinjsh.

      1. Ermal berati says:

        E sakte pergjigja juaj atij mbeturine antikombetare. Asnjehere kjo masaker nnuk eshte trajtuar si terror nga kosovaret por si terror nga kuis,inget. Une sote po e dehjoj per here te pare keo lloj pislleqesh qe behen tani me qellime pro serbe.

      2. albert says:

        Mehmeti nuk eshte turk por eshte shqiptar. Sikur te ishe ti sa gjysma e tij…

  3. saliu says:

    Mos e shfajsoni kriminelin Xhaferr Deva. Une e kam pasur xhaxhain tim perkthyes te gjermaneve ne Tirane. Per kete rast kam vuajtur te gjitha pasojat nga rregjimi i ndyre i Enver Hoxhes. Xhaxhai im pasi doli nga burgu ku ishte denuar me 25 vjet me ka treguar se me 4 shkurt trupat e Xhaferr Deves perpos atyre te rinjve qe i vrane ne dyert e shtepive sepse ishin komuniste, dhe reprezaljeve ne shtepite e tiranasve qe pergjithesisht ishin neutrale ndaj luftes grumbulluan shume te rinj qe i kishin marre me force nga shtepite e tyre dhe i kishin grumbulluar ne oborrin e Teatrit Kombetar dhe i vune ne mur per ti pushkatuar. Xhachai im iu lut Xhaferr Deves ti lente te lire por ai si i marrosur qe ishte i kishte thene qe do ta zhduk kete fare te keqe. Xhahai im i ishte drejtuar oficerit te larte gjerman SS qe te linte te lire djemte i rinj nder te cilit ai kishte dalluar djem nga familjet e mira te Tiranes qe i nihte personalisht, sepse ata nuk ishin komuniste. Oficeri gjerman paso degjoi haxhain tim urdheroi qe shumica e te rinjve te largoheshin nga muri i pushkatimit duke shpetuar perfundimisht nga vdekja. Kjo eshte histori e vertete e pathene asnjehere, por meqe ra rasti sot po e deklaroj.

  4. Bureto says:

    Po për masakrën e komunistëve, ende jo në pushtet, ndaj qytetarëve të pafajshëm të Tiranës, nga 30 tetori deri 16 nëntor 1944 kosovarët e bënë? Kushdo ka mundësi sot të lexojë 38 emrat dhe mbiemrat e këtyre martirëve në pllakatën para Selisë së të përndjekurve politikë.

  5. Refugjati says:

    Autori i këtij shkrim është lodhur dhe ngaterruar pa lidhje duke arsyetuar masakren e 4 shkurtit ’44 dhe pasojat e saj në mardheniet ndermjet shqiptareve të shqiperise dhe të kosoves.Nuk permendet asnje burim nga autori mund te këtë marr informacionin për të arritur në një përfundim të tille.Kjo ngjarje nuk ka lidhje me Rexhep Mitrovicen dhe Xhaferr Deven si shqiptare të kosoves por si bashkepunetor të fashizmit që kryen krime kunder levizjes N-Çl. dhe popullit te Tiranes,ne sherbim te pushtuesve naziste gjermane. Asnjehere dhe në asnje rrethane nuk ka patur dhe s’do të kete ndonjë idhtim nepermjet shqiptareve nga kjo ngjarje ni sur nga perkatesia veri-jug.

  6. Neutrali says:

    Masakra e 4 shkurtit ishte vepër e kuislingëve shqiptarë, pavarësisht se ishin kosovarë, skraparlinj apo çamë etj. S’kemi dëgjuar nga pjesëmarrësit e Luftës Antifashiste të akuzonin kosovarët. Pra, e gjithë analiza e akademikut Kraja është e panevojshme. Vetm kokëtrashët akënde e andej dhe ca agallarë të shkencës e politikës në Kosovë vuajnë nga sëmundja e përçarjes.

  7. realisti says:

    Kokrrat e hajvaneve. Ky vemdi yne xhahilat i lind e rrit me shumice

  8. olimpia says:

    Sic thote refugjati ,asnjehere para 90..s nuk jane fajsuar kosovaret per masakren e 4 shkurtit.Ajo ishte veper e nazisteve ne bashkepunim me tradheteret e vendit ,te cilet gjeografikisht ishin edhe nga jugu ,edhe nga veriu edhe nga qendra .Per hir te vertetes perpara 90 ..s kush mbillte ndarje krahinore shkonte edhe prapa hekurave.Sa per shkrimin,mund te them qe eshte zhgarravine e pjellave te tradhetarevete cilet gjithmone huistorikisht kane qene dhe jane antishqiptaret me te rrezikshem.Per fat shumica e shqiptareve ,edhe e atyre te Kosoves,pas kalimit te brigatave partizane ,u rreshtuan ne aleancen e madhe antifashiste,fitimtare.Sepse po te kishin ndjekur Mitrovicen dhe M.Frasherin,Shqiperia do te kishte mbetur …Tirane…Durres…Kruje..nderkohe qe shqiptaret e ish Jugosllavise do te ishin shfarosur ,asimiluar apo shperngulur ne Turqi.Por mendje te semura si kjo e Krajes nuk mund ti kuptojne keto gjera.Bile edhe Mero qe boton keto ndyresira noton ne keto ujra.Per fat historia nuk mund te zhbehet.

  9. Shefqet Cela says:

    Ngjarja tragjike e 4 Shkurtit nuk eshte krim monstruoz vetem e kosovareve me Xhafer Deven kryesorin. Pati edhe kuislinge shqiptare te asaj qeverije.
    Sidoqofte kjo ka lene nje shije te hidhur te “bashkimit kombetar” te asaj kohe. Ky lloj bashkim nuk erdhi ne menyre natyrale te dy pjeseve te kombit. Ate e bene fashistet, kur e kishin pushtuar edhe Shqiperine.
    Per kete arsye nuk ishte BASHKIM KOMBETAR; por dy pjese te rroberuara se bashku.
    Me vjen keq per zoterine qe e trajton kaq keq kete periudhe te hidhur te dy pjeseve te shqiptareve.
    UNE DUA TE THEKSOJ FORT, FAKTIN E HIDHUR, QE ATA U VRANE PERSEDYTI, KUR U HOQ EMRI I RRUGES NE KUJTIM TE TYRE. KETE E BERI NJE PALO SHQIPTAR, B A S H A I S A L I U T.
    PER ME KEQ AKOMA, E THEKSUAN, DUKE I VENE EMRIN E NJE KOSOVARI, IBRAHIM RUGOVA, QE NUK KA ASNJE MERITE PER BASHKIMIN KOMBETAR; PERKUNDRA ZI ai luftonte si me brigatat e Titos dhe pastaj nen qeverine e tije, kur masakroheshin kosovaret nga bandat serbe. Te mos themi pastaj, qendrimin e tije rehat ne Prishtine e
    ne Beograd, ne kolltuqet e Milosheviçit, duke bere bisedime; ne kohen qe kosovaret masakroheshesin dhe kishijn marre arratine te lemerisur. Ishin shqiptaret, te paret, qe i priten vellazerisht ne Shqiperi, Maqedoni etj.

  10. shqip says:

    Ç’ti thuash ketij gazetari ? Ti thuash qe bie dardha nen dardhe eshte me se e pershtatshme per te. E para ky ka informacion te vaket mbi ate qe ka ndodhur realishte. E dyta, ky ka probleme te thella me marrdheniet historike qe komunistet ndertuan me Kosoven. Ka pasaktesi per sa i perket perkatesise se viktimave. Sikurse nuk ishte çudi qe ne Tirane te kishte edhe malazeze, apo ebrei. Ngjarjen e sjellin ne kujtese me mire se ky gazetar, deshmitaret reale te atij 4 shkurti . E them me pergjesi, pasi pjestar i familjes time, ate nate, bashke me te tjere djem te rinj, i shpetuan mrekullisht ekzekutimit. Per faktin e vetem qe shtepia ku rrinin me qera, ishte shtepia e nje oficeri te Zogut. Terror i vertete. Trotuare dhe rruge me kufoma e gjak. Tani nese per kete gazetarin prej Kosove , krimi behet me i vogel kur vriten 38 e jo 80 , eshte kohe e humbur te replikosh. Nuk e di si do reagonte ky tipi sikur ndonje gazete serbe te shkruante; ne nuk vrame 10000 civile, por vetem 5000. Dhe nga keta, kaq ishin muhaxhire, kaq rome, e kaq turq. Duket sikur do ta shfajesoje Xh.Deven kur thote qe 4 ishin malazeze, e kaq italiane. Po turp, turp nuk ke o njeri ? Komunistet shqiptare ishin bij nenash. Dhe fakti eshte qe kosovaret qe jetuan e punuan ne Shqiperine e Enverit, nuk u neperkemben ne shenje hakmarrje. Ka patur ndonje te denuar, po nuk benin perjashtim as Korçari, as Sarandioti, as Tropojani, e as Dibrani. Perveç kesaj, Xhaferr Deva edhe po te mos ndodhte kjo masaker, gjithsesi do vihej ne listen e armikut te popullit. Pasi u vu ne sherbim te okupatirit. Teorite qe ky ishte per bashkim kombetar , nuk qendrojne ne kembe. Me se do e bente bashkimin ky? Gjermania doli e humbur nga lufta. Ushtria e Titos ishte ne terren, plus qe kishin edhe faktorin nderkombtar me vete . Tani te gjithe keta ngrene uje ne hava. Kuptohet, ky nuk e thote hapur, po le te kuptohet qe komunistet shqiptare ja lane Kosoven Titos. Perralla me bisht. Kosova pas 13 u be pjese e territorit te Jogosllavise monarkiste. Asnje fuqi alate nuk do lejonte aneksimin e Kosoves nga Tirana.

  11. peoples says:

    Pse i botoni keto ide te ketij mutit qe bie ere…U vrane njerez te pafajshen.A ka fytyre ky njeri?Akademik gjoja…Mut Muti eshte.Kriminel si xhafer Deva.

  12. A.G. says:

    Pse duhet te krijoka “antikosovarizem” Masakra e 4 Shkurtit?
    Pse pak kane vrare e kane pushkatuar Ballistet ne Jug? Apo hordhite e “nacionalisteve” te Shqiperise?
    Dhe a nuk ua kthyen me te njejten mizori komunistet kur erdhen ne pushtet?

    Xhaferr Deva ishte nje gjakatar edhe me mizor se padronet e tij SS dhe nuk ka perfaqesuar kurre Kosoven dhe asnjehere nuk eshte pare si perfaqesues i Kosoves. Dhe as komunistet nuk kane propaganduar kurre qe Deva “perfaqesonte Kosoven”.

  13. Mëno Dedaj says:

    Z. Kraja ne kete shkrim paraqitet si avokat i kolaboracionisteve te vjeter e te ri. Perdridhet per te justifikuar nje krim monstuoz i bere nga nje shqiptar kunder shqshqiptareve te tjere. Te vjen neveri kur thote se nuk ishin 80 por 44 te pushkatuar, sikur kemi te bejme me nje thertore bagetishe. Fajson komunistet per krimin e nje krimineli kosovar. Heret e von çdo gur qe rukullist ze vendin e vet. Prandaj nuk e kuptoj qellimin e z.Kraja? Sidoqofte nuk shikoj asgje te mire ne shkkrimin e tij.

  14. HOMORA says:

    https://fr.wikisource.org/wiki/Les_Albanais_des_deux_c%C3%B4t%C3%A9s_de_l%27Adriatique_et_la_nationalit%C3%A9_albanaise_d%27apr%C3%A8s_les_chants_populaires

    Te flasesh per shqiperine sikur te jete nje cope mendafshi e çjerrur dhe e rjepur nga vete Shqipetaret don te thote qe si shkrimetar pamfletist te mungon nje aleat shume i forte dhe i pa gabueshem,Historia e Shqiperise.
    Mos valle shqiperia fillon aty ky mbytet legjenda Helenike apo mos valle shqiperia degdiset neper valet e botes Pellazgjike,ku nderthyren shume faktore dhe rrethana ne te cilat jeta e nje kombi gershetohet dhe shthuret simbas shijeve dhe gustove te atyre qe ushtrojne forcen e fuqise se tyre hegjemoniste.Dihet me saktesi qe kerkuesit apo shkencetaret e rraces njerezore,sidomos paleontologet dhe arkeologet pa llogaritur ketu gjuhetaret,kane shume pika mos perputhie dhe mos patie akordimesh ne faktet dhe provat qe nxirren mbi origjine dhe popullin qe formon shqiperine dhe historine e saj.Nje popull zdon te thote nje rrace unike dhe nje tradite e veçante karakterizuese,kur ne plan te pare vihen kushtet sociale ne te cilat ky popull eshte formuar dhe me ke ky socialitet ka bere aleance apo kompromis tolerance.Pra mund te flite DARDANI apo ILLYRIE,mund te justifikohemi me ARBERI apo ARBNI por asnjeher smund te hulumtojme pavetedijshem mbi SHQIPERINE me iluzionin nese Kosova eshte Shqiperi apo nese Shqiperia e konsideron Kosoven vehten e saj.Ky eshte nje absurditet i pa konceptueshem kur simbas kundershtimeve te shkencetareve,me sakte te studiuesve te pellazgjise,ka shume teori dhe hipoteza si mbi pellazgjine por edhe mbi territorin mbi te cilen ajo shtrihej.Njeri thot se jemi frut i helenizmit,tjetri thote qe greqia antike eshte burimi i kultures moderne dhe djepi i romanizmit,e ka te tjere me te guximshem ne hipotezat e tyre ku,diktojne se shqiperia eshte vazhdimi i copetimit integral dhe te parreshtur te nje rrace qe fatkeqesisht apo fatmiresiht imponimit te situatave qe ka perjetuar me kohen ne historine njerezore me luftrat e saja per mbi egzistence,mer pellazgjine helenike apo ate moderne si nje shembull rezistence te pathyeshme per mbiegzistim,e ketu behet fjale per shqiperine si emblema e force me te parreshtur per ti bere front nje lufte te kalkuluar dhe te parreshtur per minimizimin dhe zvogelimin e keaj rrace qe,krijoi legjionet romake me etrusket e saj,krijoi falangat me illirianet e saj,me dorianet e saj qe sjane gje tjeter veçse thraket.Pra keta studiues simbas deshires apo oreksit shprehen se shqipot sjane pellazge,ndresa studiuesit partizane te pallzgjise thurin super legjenda per te vertetuar qe,edhe vete celtet jane te nje gjaku me ne,e pjesa tjeter e studiuesev te matur dhe te pjekur me objektivitet percaktojne qe pellzgjia simbas shkrimeve,gojedhenave dhe “legjendave”(quhen te tille per mos patie saktesie ne datimin e tyre) shtrihet nga kreta deri ne danube,biles japin dhe emrat e distrikteve fisnore qe formonin pellazgjine nen administraten Illyrienne,pra para se roma te bente drite si civilizim apo para se greqia heterogjene nga shpreberie e bobilonise,mezopotamise dhe persise te shprengulej nga vatrat e lufrave per tu perqendruar tek populli pelage qe njihej per vetite dhe aftesite e tija si nje popull homogjen,pra gati te ngrihej ne kembe aq here sa rreziku i trokiste ne porte.per kete dhe vete homeri ne flet me uliksin e famshem Lacedomien,me spartiatet apo me marathonak apo me termopilet etj…E po ti referohemi Pline apo Strabon ketu muzika mbi shqiperine e soteshme mer ngjyra akoma me cinike dhe te hidhura sepse simbas shkrimeve te tyre bie poshte si teoria e romanizmit por edhe ajo e greqise se lashte,pra helenikia,ku kjo e fundit fillon me Aleksandrin e madh,nen preteksin se i jati gjysem dorian dhe gjysem pers i martuar me nje vendase Illirienne,i jep jete nje pellazgu dhe jo nje maqedonasi,nga ku del qarte ne drite efektet qe krijonin luftrat e kohes mbi ndryshimet ne token pellazge,dyndie refugjatesh luftetare te plagosur apo te demoralizuar,aventurieresh,tregimtaresh endacake,apo mercenere apo edhet dezertore qe kerkonin te paguanin çmimin e jetes me ate te turpit.Pra te pretendosh se shqiperia zdo kosoven apo anasjelltass don te thote qe ke lene ne neglizhim te verber historine nga ku rjedh si njera dhe tjetra dhe aq me keq kerkon deformimin moipik te kesaj ndarie apo perçarie duke vene theksin mbi faktore qe vete koha nuk ka kerkuar ti nxjerri ne drite me termin e damkes apo me nocionin e gjykimit,sepse historia perben gjurmen e hapit te kohes ne zhvillimin e saj.kush eshte ai qe me saktesi sot na jep te verteten qe gezon statusi shqiperi-kosove dhe anasjelltas.jane fajtore vetem personat qe pamfletisti na permend si nje nga shkaqet me kryesore apo jemei ne shqipetaret te tere pa asnje lloj diferencimi kulture apo niveli kultivimi qe deshirojme apo kerkojme te jetojme nje situate te tille?Pra pyetia i behet vetvehtes ne plan te pare e me pas nxirren inisiativa debati kritik por jo dogmatik stigmatizues.
    Me respekt dhe suksese ne modernizimin e koshiencave te juaja ne plan te pare e me pas te vullnetit tuaj te paqte ne dhenien forme pellazgjise se lashte ne kohoren e modernes se soteshme qe,nje dite brezat qe do vine te dine pse jane krenar me KOMBIN e tyre e mbi te gjithe te dine mbi çfare provash dhe argumentash ta spikasin kete krenari.

  15. REZI says:

    Akademikë që për të vazhduar me teorinë e përcarjes, vijnë me teza të reja, të pa baza dhe kujtojnë se thonë gjëra të reja. Ata ishin bashkëpunëtorë të fashizmit, nazizmit dhe kryen masakrën e 4 shkurtit ku lanë të vrarë 84 qytetarë tiranas. Pse na u ngjall tani ky akademiku? Pas 90-ës akademikët u bënë me shumicë…pikërisht se na nxjerrin të tilla teorira.

    1. Bureto says:

      Jo shoku REZI, e ke shumë gabim. Në fakt, sipas akademikut Arben Puto, historianit të “komandantit legjendar”, ishin 86 ata që u vranë në 4 shkurt dhe jo 84…Mos ia ha dy akademikut tonë! Po s’ke ç’i bën! Kjo është pija që ppr 75 vjet ka mpirë trurin e shumëve si ti. Në jeni burra hiç mos luani nga instikami. Masakra ka ndodhur. Nuk po i diskutojmë arsyet. Masakra ndaj të pafajshmëve nuk ka shfajësim, ashtu si dhe ajo e terrorit komunist nga 30 tetori deri 16 nëntor 1944 në Tiranë, ku u vranë 38 qytetarë po ashtu të pafajshëm. Këta kanë emra dhe mbiemra dhe mund t’i kexosh se i ke në një pllakatë mermeri tek selia e të përndjekurve politikë të regjimit komunist tek xhamia e re e Namazgjasë. Dil ndonjëherë andej për shetitje. Në të kundërt, a ka ndonjë listë me 84 (86) qytetarë të Tiranës të vrarë më 4 shkurt? Nëse ka, pse nuk është bërë ndonjëherë kjo e ditur nga akademikët dhe pseudohistorianët komunistë? Po si mund t’i dish ti këto kur, ma do nendja, nuk do kesh lexuar ndonjëhetë ndonjë libër në jetë. Me që mu kujtua libri, për t’u kthjelluar, bëje këtë të paktën një herë. Lexo (e ke në librari ose në internet), një libër të dr. Vasfi Barutit, me plot dokumenta të vërteta e falso, rreth asaj ngjarje të shkruara nga vetë komunistët e asaj kohe dhe falsifikatorët e mëdhenj të kohës pas saj. Injoranca-thoshnin latinët- nuk është argument.
      Në fakt REZI, nuk e kam për ti këtë koment argument, sepse e di që s’të ka dalë ende opiumi (pija) komunist, por e bëra për ata, që nëse e kexojnë, të jenë esëll.

  16. labirinthi says:

    Ndiej neveri nga analiza dhe konkluzionet e z. Kraja ( megjithe konsideraten qe kam per te ). Masakra e 4 shkurtit 1944 nuk eshte trajtuar asnjehere si lufte civile dhe askurre si veper e kosovareve. Ajo eshte trajtuar ashtu sic ka qene: Krim i rende terrorist i kryer mbi shqiptare te pafajshem nga nje qeveri mercenare, bashkepunetore e pushtuesve te vendit. Eshte per te ardhur keq qe nje personalitet si z. Kraja, permes rreshtave, ka lene te kuptohet se sikur masakra te kishte qene vetem ndaj komunisteve edhe do te munde te ishte justifikuar. Turp!

  17. cubi. matjan says:

    Mehmeti serbo-kosovar na ben mesim arithmetike me gjakun dhe jeten e te vrareve per Atdhe. Po te ishin babai, nena, vellai etj.,ore QEN si do dhkruaje???!!!…

  18. vang says:

    As qe na eshte permendur ndonjehere se 4 Shkurti ishte nje lufte civile midis kosovareve dhe shqiptareve ketej.Na eshte thene se ishte nje represion i forcave pushtuese dhe qeverise kuislinge.Ne se ne kete qeveri bente pjese XHAFER DEVA dhe ministri REXHEP MITROVICA nga ana e Kosoves kjo nuk perben asnje ndryshim nethelbin e kesaj masakre.Eshte permendur Xhafer Devapor asnjehere nuk eshte theksuar se kjo qe ndodhi ishte per faj se ata ishin kosovar. Ju zoteri perpiqeni gjithmone te fusni pyka mes nesh.

  19. Mersin says:

    Nje analize e tille tendencioze dhe me tharm percarje nuk i falet nje akademiku. Ky ose i sherben Serbise, ose eshte bere akademik me kopje[plagjiature], ose ka rrjedhur. Eshte hera e pare qe degjoj kete thagme se komunistet kane akuzuar kosovaret. Kurre nuk ka ndodhur keshtu, pos eshte akuzuar me te drejte qeveria kuisinge.

  20. V.F.L.P. says:

    Yyyyyy si genjejne qelbesirat e Meros. Jane pikerisht kurva si ky Kraja qe mbjellin idene e konfliktit shqiptaro-kosovar. Masakra e 4 Shkurtit asnjehere nuk eshte trajtuar si teme konflikti midis shqiptareve dhe kosovareve, por si ceshtje tradhetie dhe bashkepunimi me nazizmin te plerave antishqiptare si Xhafer Deva me gjithe kuislinget qe Enver Hoxha ju dha koqen e plumbit, ne emer te Popullit, ne emer te te gjithe Shqiptareve.
    V.F.L.P

  21. abc says:

    Po te qe gjalle Fishta i madh do te thosh:KETE RRADHE E DHJEVE O MET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje