Historia rrënqethëse e Qerime Bomes, e burgosur nga regjimi komunist ditën që lindi vajzën. Me gjak e gjinjtë që i kullonin qumësht, e mbajtën në qeli për ta dënuar me 15 vjet heqje lirie, vetëm se ishte e bija e Ramo Bomes, aktivist i Ballit Kombëtar, i arratisur në SHBA me Mid’hat Frashërin
Të gjithë kemi historitë tona të vogla që nënat na i kanë treguar për ditën e lindjes, por Çiljeta Bome, mund ta quajë pa frikë ditën e saj të lindjes, si ditën më ogurzezë për nënën e saj, Qerime Bome. Ishte viti 1972 në Shqipërinë komuniste.
Pikërisht atë ditë kur duhej të gëzohej, për sjelljen në jetë të vajzës së saj, Qerimja u mor përdhunshëm nga shtrati i spitalit nga sigurimi i shtetit dhe u dërgua në qeli, duke mos i dhënë mundësinë të ushqente me gji foshnjen e saj.
Edhe pse lehonë, regjimi komunist nuk e kurseu, por e torturoi në mënyrën më çnjerëzore dhe e dënoi pa bërë asnjë krim.
Çiljeta nuk e ndjeu dashurinë e nënës në vitet e para të jetës së saj, por e ka ndjerë dhimbjen e saj deri në palcë. Ajo do që ta ndajë këtë histori me të tjerët, si një kujtesë për vuajtjet e nënës së saj e nënave e vajzave të tjera, në atë regjim të egër.
Dëshminë e saj, duke iu referuar tregimeve të nënës, ajo e publikoi për kujto.al, arkivën online të krimeve të komunizmit, dhe vjen i plotë më poshtë:
“Historia e nënës time është nga më tragjiket e kohës së regjimit diktatorial. Të gjithë të persekutuarit meritojnë respekt për vuajtjet e tyre, por kjo e nënës time është më tepër se e dhimbshme.
Nëna ime, Qerime Bome rrjedh nga një familje e ndershme, atdhetare kolonjare! Babai i Qerimes (Ramadan Bome) ishte një tregtar kolonjar, atdhetar, nacionalist, por regjimi komunist pas 1944, i bën gjyqin në mungesë dhe e dënon me vdekje si armik, tradhëtar. Gjyshi shkon në Amerikë dhe aty ka qenë gjithmonë i aktivizuar tek Vatra, sepse ishte mik dhe shok besnik i Mid’hat Frashërit.
Këto m’i ka treguar gjyshja ime Selvi Bome, që më ka rritur. Aty fillon kalvari i vuajtjeve të familjes Bome. Gjyshja me shtatë vajzat që mbetën pas, u internuan dhe iu konfiskua e gjithë pasuria. Familja kryen dënimin në internim me tela në 1945-1950 dhe kur mbaron internimin, me ndihmën e disa kolonjarëve të njohur, familja vendoset në një lagje në Tiranë, me qera. Vajzat martohen dhe mami im, si më e vogla, qëndron me gjyshen. Mami im njihet me babin tim, i cili kishte ardhur nga Gostivari, ishte student muzike. Mami ka mbaruar degën për pikturë dhe arti i ka bashkuar të dy. Këtu fillon lufta akoma më e ashpër. Mami martohet me babain, Daut Mustafai, por pa celebrim, sepse babai ishte nënshtetas i huaj.
Pas martese i japin një hyrje në Lushnje, sepse u hap një artistike atje dhe mamin tim e vendosën të bëhej shefe e prodhimit, të mësonte punëtoret. Në 1972, erdhi koha që do lindja unë, mamaja ishte në muajin e nëntë të shtatzanisë dhe kishte ardhur tek gjyshja në Tiranë, që të lindte. Kur po priste që të vinte babai ta merrte e ta çonte në maternitet, mëson se atë e kishte arrestuar sigurimi disa ditë më parë në tren, duke ardhur për Tiranë. Kishin arrestuar Dautin si dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, nipin Robert Burimi, tezen Afërdita Hajrullai (Bome), ca kushërinj e farefis që nuk dua t’i lëndoj duke i përmendur.
Në fund, kur Qerimeja (mamaja) paraqitet në maternitet të lindë, vjen sigurimi i shtetit dhe i thotë: Kemi një pyetje për ty, dhe e marrin mamin në hetuesi. Aty asaj i fillojnë krizat e lindjes, pak presion, frika, dhe pas shumë ore krize, vendosin ta çojnë në maternitet për të lindur. Por sigurimi e priste jashtë dyerve të spitalit. Pas një lindjeje të vështirë, mamin e marrin ashtu me gjak nëpër këmbë dhe me gjinj të fryrë nga qumështi dhe e fusin përsëri në qeli, në hetuesi. Siç më tregonte ajo, vetëm në një qeli 1 metër katrorë të errët, ku kishte vetëm një dritare të vogël shumë lart.
Aty në qeli, vinte doktori dhe i lidhte gjoksin mamit për t’i hequr qumështin nga gjiri. Mamaja më ka thënë që muret e qelisë ishin lyer me qumështin e saj… një tmerr i paimagjinuar për një grua lehonë. Aty vinte hetuesja Dolorez Velaj dhe hetuesi Helam Gjika dhe e akuzonin; Ti je armike, ke dashur të përmbysësh pushtetin popullor, kemi fakte për këto. Kjo Dolorezi ia ka tërhequr flokët nënës nëpër qeli, duke i thënë fjalë fyese. Helami, hetuesi e provokonte duke i thënë: kemi burrin tuaj këtu, nipin, motrën dhe ata pohojnë se ti je shkaktare e burgut të tyre. Çfarë nuk i kanë ngarkuar përsipër në hetuesi. Në ballafaqim me Dautin (babin), i cili qe mbuluar në gjak, ai i pëshpërit mamit në vesh: “Më fal Qerime në kam thënë diçka, shpirti ma di, siç më shikon, çfarë kam hequr”. I nxjerri, nipin, Robertin, asokohe fëmijë rreth 18 vjeç, që mezi rrinte në këmbë, pastaj i nxjerrin dhe motrën Afërditën.
Mami u shkatërrua psikologjikisht kur i pa njerëzit e vet e bërtiti; “Lironi Afërditën se është me diabet, ma kaloni mua dënimin e saj”. Aty Qerimeja mori veten dhe tha: “Ju jeni kriminela, nuk kam bërë politikë deri tani, po tani po më mbushet mendja që ju jeni kafshë, vrasës, kriminelë. Poshtë ju të gjithë dhe do e firmos aktakuzën, se ju urrej deri në vdekje.” I japin një laps e letër të firmosë dhe ajo thyen majën e lapsit me forcë (ata e kuptuan mesazhin e thyerjes se lapsit). E pyetën se si do e quante foshnjes e saj të sapolindur dhe ajo tha: Ju më mbyllët jetën në moshë të re, ndaj unë do e quaj fëminë tim Çil Jetë – Çiljeta.
Qerimeja u dënua me 15 vjet si kryetare e grupit armiqësor me gjyq ushtarak. Tezja, nipi, e babi kryen nga 5 vjet burg secili. Unë qëndrova në maternitet nja dy muaj dhe erdhi gjyshja, firmosi dhe më mori. Një doktor aty, e lajmëroi gjyshen; hajdeni merrni foshnjen se është bërë një plan për ta zhdukur dhe s’keni për ta gjetur më. Qerimeja u dërgua në burgun e Qytetit Stalin si fillim, pastaj në Kosovë Elbasan në repartin 318. Aty ishte dhe tezja, Afërdita. Babi im, Dauti ka qenë në burgun e Burrelit, nipi po ashtu.
Mami im doli në vitin 1983 me dekret të veçantë, se amnistia nuk e zuri, pasi unë dhe gjyshja nuk lamë letra pa bërë. Unë dhe gjyshja që më rriti, mbetëm dyerve të burgjeve, sa në Kosovë, Elbasan dhe në Burrel. Qerimeja ka pasur një sjellje të shkëlqyer në burg, shoqërohej me gratë ruse të dënuara, pasi ajo më ka thënë “kishe ç’mësoje prej tyre”. Mami ka qenë shumë shoqe (motër) me Nadjeshda Sidorovën në burg.
Mami im ka vdekur në 1992, nga një sëmundje e rëndë, ishin pasojat e burgut. Babi po ashtu, ka vdekur pak vite më vonë, në 1997. Të dy shumë të rinj. Unë u rrita si u rrita, ku me bukë e ku pa bukë, se gjyshja s’kishte pension.
Ishim të terrorizuar, gjithmonë kontrolloheshim nga ata të frontit dhe të degës. Mua gjithmonë më thërrisnin reaksionare, kjo fjalë më është ngulitur në kokë.
Ne fëmijët e të persekutuarve kërkojme drejtësi morale, që shpirti i atyre që ikën nga kjo jetë me kaq dhimbje, të qetësohet, të prehet në paqe. E kemi për detyrë t’i tregojmë më të rinjve se çfarë i bëri terrori diktatorial, çfarë i bëri intelegjencës shqiptare diktatura terroriste bolshevike”.
Koha kur UDB udhehiqte Shqiperine.
Kemi 28 vjet qe vetem shpifje,sharje dhe urrejtje degjojme nga kerta kafshet balliste!
Po mire more kafshe,se mundet qe per 28 vjet asnje nga ju nuk e kerkoi pafajesine ne gjykate?
Si nuk keni denoncuar asnje sigurims,polic,sekretar apo cdo njeri tjeter qe ka shpifur apo deshmuar kot ne gjyq?
Shume nga ju per te mbrojtur kurvllikun e vet akuzojne sigurimin se ua ka perdhunuar nenat,grate,motrat etj!
Po si nuk i keni denoncuar ju more plehra qofte edhe njerin prej tyre?
Ne se do kishin mbetur sigurimsat me PALLEN ne dore tere kohes,me siguri qe do kishin lene ndonje me barre dhe sot do ishte femija i tij!
Pse nuk i beni ADN-ne femijve tuaj qe te vertetoni atesine dhe te mbushni mendjen vetes dhe opininonit se me gjithe mend ju paskan perdhunuar gruan apo nenen?
Po jo more kerma antifashiste!
Nenat,grate,motrat apo vajzat tuaja edhe sot ne demokraci kane mbushur rruget e Europes me shale per jashta aq sa ju po beni shtepi me pjeshken e tyre!
Po tani kush ua shkerdheu vajzat?
Po ju rrace kurvash e mutrash keni qene o zgjebanjose dhe tani na cani trapin!
Ja une sigurims kam qene,a me gjeni dot ne se kam lene me barre ndonje nga kurvat tuaja?
Me keto qe na thoni per kete bije ballisti une per vete nuk e besoj pa e pare.Se ne ate kohe edhe tani komunistat jane me homan se ballistat.
Kriminel i ndyrë i pashpirt Mallkuar qofte ajo lavire qe te ka pjellë .
ishit armiq dhe pik,greku armiqte i denon edhe sote ne vitin 2019,a e dini ju se cfare beri greku me komunistet e vete 1945 1950,u masakruan,me gra femij dhe burra,vetem se ishin komunista dhe quheshin armiq,kur themi greku,flasim per nje shtet qe te pakten ishte nja 50 vjet perpara nesh,dhe armiqte e vendit i denoi me vdekje,permenda grekun si fqin qe eshte,mos flasin per vendet e tjera se cfare i bene armiqve te vendit,po shqiperia cfare duhet te bente me ju?kur ju kishit mbeshtetjen e pushtuesve e keni shtypur popullin e thjeshte shqiptare,prandaj kur humbet pushtetin e dhuruar nga pushtuesit, duhet te denoheshit me denimin kapital,dhe ai sistem beri detyren qe i ngarkoi atdheu duke ju denuar me denimin kapital,asgje te keqe nuk ka ketu,cfare prisje ti te dergonin dhurata ne maternitet?jemi ne vitin 2019 dhe femrat ne burgjet e amerikes kur lindin i marrin me force dhe i rrasin perseri ne qeli,nuk ka asgje te keqe,un jam nga qyteti dhe per 50 vjet ne lagjen time nuk arrestuan askend kote,pervec nje familje qe quheshin te presekutuar,por nuk u arrestuan ndonjehere,mos e beni ate sistem sikur ishte kucedra,kurse sote keto femijet e tyre po marrin hak duke ngritur nje sistem akoma me te eger se komunizmi dhe askush nuk flet dhe ti denoj,keta pisa qe ju analistet plera po na i beni heronj,per 27 vjet pluharizem nuk lane nene shqiptare pa veshur me te zeza.
Kriminel i lindur, qelbesire sadiste . Mallkuar qoftë ajo putane qe te ka pjellë.
Mallkuar putana jote plere spiune
Po mire i ati që kish qenë me ballin dhe ishte kundershtar me komunistet po femijet çfare faji kishin or te qifsha motren e çfare femrash je në fis.Ne perendim futen në burg ata që kanë shkelur lugjin dhe burgjet janë si hotele me tre yje or qelbesire muti,o fashisto-komunist o bir bushtre që e do plumbin kokes.Si more qen mund te trajtohet nje grua lehone në ate menyre kriminale?!As gestapoja naziste nuk do ta trajtonte asisoj mor pleh e gjiriz haleje.Une që po te pergjigjem keshtu gjer në 1985 nuk kam pasur asnje problem me komunistet,por me pas ndryshuan gjerat vetëm per nje fjalë që shprehte pakenaqesine ndaj diktatorit.Shikoni sali mutin per te pare drejtesine komuniste.
Na re ti Arbeni!
Po pse nuk mbrohesh o mut me fakte por na can trapin me llafe?
Na thuaj me cfare akuze e paskan denuar kete grua!
Na jep deshmite e deshmitareve ne gjyq!
Se fundi ku ka qene kjo lavire deri me sot pas 28 vjetesh qe u kujtua se ce paskan denuar me sisa jashte e futja pordhes?
Ju jeni rrave qensh qe meritonit gjysmen e lekut pas koke dhe boll na cate rrondelen se kurva ka patur kurdohere qe tani na hiqen te ndershme!
Expert Muti je. Ato femra qe denohen ne komentin tend neper bore kane kryer krime. Zonja ne fjale nuk kishte kryer krim.
Ndaji idete nga faktet o expert MUTI.
enveri është i vetmi njeri në planet që i thërriste babait xhaxha dhe xhaxhait baba.
Siç duket si motherfucker qe ishte e ka ditur sekretin.
Hahaha eksperti eshte ekspert. Ndaj nuk behemi o truthare, se kemi ushtruar vellavrasjen. Kjo mbledh mbi vete mallkimin e Zotit. Po ku di ti nga keto o kafshe.
Ka dicka qe nuk shkon te kjo histori !!! Mami juaj edhe si mbese e nje ballisti paska mbaruar per pikture ?!?!! sic na thua ketu. Pastaj e caktojne shefe prodhimi te artistikja ne lushnje . Deri ketu sduket qe ka lufte klasash. Pastaj nje dite te bukur vere e arrestojne pa bere asgje se ju tek njerit aty te lagjja.
Po amani re se na vdiqet me keto histori te leshit.
O Haki, nuk e di ca ka bere mamaja e saj por po lexoj se cfare kane bere ata qe e kane torturuar. Kishte nje Kushtetute dhe nje Kod Penal dhe ne ate kohe apo jo? Dhe tortura ndalohej me ligj. Nese kishte bere veprimtari armiqsore sic e akuzonin, t’ja vertetonin dhe ta denonin sipas Kodit Penal te kohes dhe jo ta torturonin.
Po c’shtaze paska qene kjo Dolorez Velaj, c’grua mund ti beje kete gje nje lehone qe sapo ka lindur? Kjo Dolorez Velaj ka qene dhe krye prokurore e Tiranes ne fund te viteve ’90. Monstra te tilla duhet te ishin ndaluar me ligj qe ne 1992 te ushtronin funksione publike.
Po kush ta bente? Komunisti i thekur Sali Berisha?
Nga e di ti qe kjo thote te verteten?
Haki, e ke harruar ti qe lufta e klasave behej me zig zake, here zbutej e here ashpersoej. Vajza e Skender Mucos me porosi te Enver Hoxhes u be mesuese, ne 74 ren kur Enveri u cmend e cuan ne kazem .Kjo eshte shume e vertet ma ka thene me gojen e saj ditet e fundit te jetes ( vuante nga kanceri ne koke)
Po ka plot raste qe u jepte denime te buta madje habiteshim pse u thoshin te persekutuar dhe kur shihnim makinen tek dera dhe ne internim familja, ndersa babai ne burg
Denimet kane qene shume te ashpra dhe ne hetuesi ka pasur dhune. Kjo nuk mohoet dot. Fundja diktature ishte te thyente brinjey pse thoshe nuk ka veze, apo jo.
Duhet pak ndjese te pakten po asgje nuk shbehet dot.
Eshte fatkeqesi e pranoj…por zonjen perse e kane arrestuar ne 1972? nuk ka lidhje me arratisjen e babait mbas luftes besoj….duket sikur sigurimi arrestonte si ti tekej sikur ishte organizate mafioze…nuk ma merr mendja. keto gjera i ka bere shiku i gazidedes kur eliminoi remzi hoxhen … pavaresisht ketyre detajeve me vjen keq per vajzen dhe nuk duhet te perseriten ne asnje sistem
A ke mare ndonje dekorate si pishtare e demokracise……
Fute ne b…..
Boll me keto brockulla se ne ate rregjim te tilla ishin ligjet,….
Kujt i kruhej ja kruanin……
Qe Enveri ish diktator dihet por Saliu si djali i tije nderoj kostum nga i kuq u bo blu dhe vrau e vodhi me shume se Enveri……
Mos harro fute ne b…… Bile dhe autori i keti shkrimi bo mire ta futi ne b…… dhe ta mbaj brenda.
Nuk po krahasojme Saliun me Enverin. Po themi se ne hetuesi ka pasur dhune ne ate kohec dhe hetuesit perpos detyres, nje pjese e tyre kane pasur vullnet kafshe per tu hakmarre personalisht me te akuzuarin, po sigurisht Saliu ks pasur te njejtin vullnet kur ishte sekretar partie dhe me mbrapa pas ’90tes
.. keto jane historira te pregatitura nga sherbimet e huaja ..! Shqiptare rruani vellazerimin , behuni nje , pasi percarja nuk eshte e mire ..! I huaji perhere punon per interesin e tij ..! Ajo kohe ishte ,nje vella shkonte me partizanet , tjetri behej ballist prandaj nga keto duhet te nxjerim mesime , pasi shoh se po ecet ne te njejten rruge . Keto shkrime per rrenimin e plote te unitetit te prishur ne popull , me siguri qe jane te paguara me kosto te larte ..!
Po per aktivitetin e Ramo Bomes kunder shtetit shqiptar te kohes pse nuk e permend zonja?!
“Ne ishim nje skuader partizane,
Papritur i pari u ndal!
Qendruam te gjithe:
Nje grua e vrare
Shtrire ne mesin e rruges!…
Ne gjirin e saj
Foshnja pinte ende qumesht!…
– poezi nga i ndjeri Viktor Qurku –
Zoti alb e ke gabim,argumenti jot nuk qendron,ne familjet e medha patriakale ka pas disa norma edukate te pa shkruajtura nje nga ato jam dhe une, babai im ishte vet i pest vella dhe 3 motera 8 qe jetonin bashke te pa ndare xhaxhesha e madhe e xhaxhait te madhe lidi femijen e pare dhe babait i tha baba dhe xhaxha xhaxhallareve,pas dy vjetesh lindi femija i pare i xhaxhait te dyte dhe femija imitote si fliste femija i pare i xhaxhait te madh, qe xhaxhait te madh i thoshte baba dhe babait real i thoshte xhaxha dhe ateher kjo vleresohej respekt ne familjet e medha, i madhi ishte cecua dhe cecon e respektonin dhe vellezerit dhe nuk diskutohet niperit dhe mbesat. Une jam nje nga ata qe babait i kam thene xhaxhi dhe xhaxhait te madh ceco, dhe gjithe vellezerve te tjere me te vegjel te babait xhaxha
Krejt femijet e kushuririt te pare te gjyshit tim, i therrisnin babait te tyre xhaxha, dhe baba i therrisnin gjyshit tim, njejte si femijet e tij qe ishin me te rritur..
O zot, sa shumë është deformuar shpirti shqiptar. Ç’na bëre o Enver, vetë u bëre pleh, po na le mortjen mbi tokë. Monstrën “njeriu i ri”.
Kot nuk te ngiste ai shtet atehere.
Ngarja ka qene e ekzagjeruar. Shtimi i numrit te armiqve u be gropa ku ra vete sistemi
Eshte e vertete
Ore Po haroni nje detaj the Vogel qe shkruan kjo bija me goje thena:
“Mamaja ishte me bare me mua Po me babane nuk ish e martuar se babai ish me shtetesi te huaj”
Dmth kjo Cupa ISH femi ilegal.
Qe nje vajze ne vitet 70 te shekullit te kaluar , ka marredhenie ne nje shtetas te huaj dhe pret nje femi prej tij….
O njerez , behet fjale per vitin 2972…
Wou, paska qene shume e civilizuar per kohen kjo mamaja.
Te ishe me bare Pa qene e martuar, e pabesueshme dhe e paparafytyrushme dhe e papranushme per shoqerine shqiptaRe te kohes.
I jati aratis, shoke me mutati frasherin, dmth me aktivitetin te plote antishqiptar ne amerike, vajza mbaroi Institution e arteve, e emerojne pergjegjese Diku.
Ka marredhenie me nje shtetas te huaj (cdeshi ne shqiperi) dhe papritmas arrestohet e futet ne burg.
MOS e kane kap tu u aratis, sepse babai I femijes ish nga gostivari….
Ndonje spiun udb.
Si Cupa e babait NUK kishin pse te prisnin nga 1945 ti jepnin shkolle e Pune dhe Ta arrestonin ne 1972 ??
Ku fle lepri?
Kaloc dashnori na sqaro i cik.
O Redaktor Po fle?
Pse Si Boton komentet tona.
E vai
Jepi jepi jepi forca
O Redaktor Po fle?
Pse Si Boton komentet tona.
E vai
Jepi jepi jepi forca
Ja komunistat dhe kelyshet e komunistave si shajne ketu. Ne vend qe te kerkojne falje per krimet e kryera nga to dhe baballaret e tyre hedhin vrere ketu. Krimet e kryera nuk i bejne hic pershtypje. Imagjinoni sikur keto mostra te kene pushtetin ne duart e tyre se cdo te behej.
Histori te sajuara nga familjaret e ish tradhtarve dhe ish kriminelve qe bashkepunuan me okupatorin , ai sistem qe e jetuam dhe e pam me syt tan , nuk denonte njeri kot pa shkak dhe arsye , te tregoj arsyen kjo se çka ber nena e saj , se te denohej nje grua ne vitin 1972 15 vjet heqje lirie , do te thot qe ka ber ose krim ose ndonje kob te pa degjuar , qe kto mostra qe shkruajn kan gjithmon nje huq nuk thon kurr arsyen e denimit apo pushkatimit , po hiqen te gjith si engjej , kriminel dhe antishqiptar te betuar kan qen , shkelsa ligji asgje tjeter , ai ishte shtet qe njerzit pa fakte si denonte kurr ose pa tre deshmitar , i mbante dhe dy vjet ne hetusi por pa fakte nuk denonte kerken , histori kaloçesh ballisto zogistesh histori kriminelesh. ne vitin 82 ne tiran denuan nje shice ushqimore se i hidhte vaj makine vait te lulediellit qe hanin njerzit ne at koh per te fituar para , e kapen me fakte i ben analizat vait ne laborator i gjeten dhe fuçin e vait makines ne dyqan , e denuan 18 vjet burg , erdhi i shoqi tha e denuan kot , ju hodhen te ter koleget e vet sa se mbyten or qen o legen i than na ka dhen vaj makine per te ngren ne dhe fmive tan , por po ta pyesesh sot , ajo mer kiste burgu se ka dal e persekutuar , llum i kti vendi kan qen te ter plera , kush ka ber burg , askush si ka fut kot brenda , shkeles ligjikan qen.
Sa njerez te mbrapshte qe jemi, skemi respekt per vuajtjet e te tjereve, harrojme qe vajza i ka te treguara te gjitha, histori e trishte, prekese, mos u merrni me detaje te kota por me thelbin me kancerin e kuq qe mori jete te pafsjshme njerezish, pse kaq e veshtire eshte ti besosh te vertetes qe per shkak te historise se babait te saj, nje i arratisur familja te jete gjuajtur per tu demtuar me qellim we te behej shembull per te tjeret po ata qe kane qene dhe jane akoma me kete mentalitet komunist vertet e kane te veshtire ti besojne keto histori rrenqethese! Sa turp, cfare populli!
Pushtetin e pati Sali Komunisti dhe u tall me te persekutuarit
Nuk dua te justifikoj diktaturen,po kjo histori fut uje.E denuan nenen se ishte bije ballisti,thote,kur me pare nena paska studiuar per pikture dhe ishte shefe ne artistike.Sikur nuk e paskan ditur komunistet kete me pare,po e zbuluan nje dite te bukur.Pse nuk tregon te verteten e denimit.Nuk kuptoj as perse pothuajse te gjithe te perndjekurit zgjedhin viktimizimin ne vend te heroizimit,domethene ne vend te thone qe une ose i afermi im beme kete a ate kunder komunizmit,prandaj u denuam,i meshojne denimit pa bere gje.Sigurisht komunistet kane goditur njerez vetem per ate qe ishin,po kane denuar edhe per ate te kane bere,quajeni rezistence a si te doni.