Një dokument i ri nga Arkivat Osmane zbulon se shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të 1912-ës u bë me pëlqimin dhe miratimin e Qeverisë osmane. Në një punim të përgatitur nga Mehmet Tütüncü, Mithat Aydin dhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, historianin Ardian Muhaj, në portalin akademia.edu, zbulohet një dokument i rëndësishëm nga Arkivat Osmane në Stamboll se, Kongresi i Vlorës dhe shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor të 1912-ës ishte në dijeni dhe miratim të Kabinetit të ministrave të Perandorisë Osmane.
Dokumenti i gjetur në arkivat osmane mban datën 27 nëntor 1912 dhe është një vendim i kabinetit qeveritar osman i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti. Dokumenti është një përgjigje e qartë mbi disa sqarime të kërkuara nga komandanti osman i zonës së Shqipërisë së Jugut dhe Çamërisë me qendër në Janinë, pra kryekomandanti i vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina. Ai kërkon nga qeveria e Stambollit një udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemalin dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin nga çasti në çast të mbërrinin në Vlorë për të mbajtur një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë.
Përgjigja e Stambollit zyrtar është e qartë dhe e prerë që të mos pengohej në asnjë mënyrë mbajtja e atij kuvendi, pasi Ismail Qemali kishte tashmë aprovimin e qeverisë osmane për të organizuar një kuvend shqiptar ku të shpallej autonomia më e lartë e krejt Shqipërisë, me përjashtim të shkëputjes nga shteti osman. Siç dihet në 28 nëntor 1912 delegatët e mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare që kishin mundur të mbërrinin në Vlorë, u pajtuan njëzëri pas diskutimesh të shumta që të shpallej jo autonomia e plotë, por pavarësia e plotë e Shqipërisë nga shteti osman. Parë në këtë aspekt, me gjithë rëndësinë që ka mbështetja e qeverisë osmane për mbajtjen e Kuvendit dhe aprovimi nga ana e saj e kërkesës së pritshme për autonomi të lartë e krejt Shqipërisë, vendimi i delegatëve të Kuvendit ishte një akt madhor përgjegjësie dhe zgjuarsie politike. Delegatët shqiptarë të mbledhur në Kuvendin e Vlorës ishin shumë më në dijeni të situatës dhe natyrisht zëdhënës të vërtetë të aspiratës së shqiptarëve për krijimin e shtetit kombëtar, sikurse të gjitha kombet ballkanike.
Dokumenti
27 nëntor 1912. Komandanti i Janinës ka dërguar një telegraf të koduar dhe ka shtruar disapyetje për qeverinë. Ismail Qemali me 14 bashkëpunëtorë dhe disa nënshtetas të huaj do të mbajë një kuvend mbi situatën politike në Shqipëri. Është me shumë rëndësi që të mos pengohet mbajtja e këtij kuvendi. Në telegrafin e përmendur më herët thuhet se Ismail Qemali me 14 bashkëpunëtorë të tij dhe disa nënshtetas të huaj ka mbërritur në Durrës me qëllim për të mbërritur në një zgjidhje politike për çështjen shqiptare. Për këtë ai ka thirrur mbledhjen e delegatëve në Vlorë dhe ai vetë do mbërrijë së shpejti në Vlorë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme atje.
Ai kërkon të mund të organizojë një kuvend në këtë situatë emergjente. Ky kuvend është i një rëndësie tepër të madhe. Për arsye se ai sapo ka mbërritur nga kryeqyteti ai dëshiron të informojë qeverinë sulltanore dhe kërkon leje për mbajtjen e këtij kuvendi. Në fakt është qëndrimi i qeverisë sonë për t’i akorduar autonominë më të lartë të gjithë territoreve shqiptare me përjashtim të shkëputjes. Për më tepër pas shqyrtimeve tona dimë se ky është edhe qëllimi i këtij kuvendi dhe për këtë arsye është me shumë rëndësi që të mos pengohet mbajtja e tij. Nga ana jonë do të vëmë në dijeni komandantin e sipërpërmendur si edhe Ministrinë e Luftës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi këtë çështje. MV., 171/53, 17.12.1330 (27 nëntor 1912).
I pyetur nga redaksia e gazetës “Si”, historiani Muhaj thotë se dokumenti i gjetur në arkivat osmane është autentik “dhe ka rëndësinë e vet”, shton por nuk ndryshon asgjë në narrativën historike. “Qëndrime të kësaj natyre ka mbajtur qeveria osmane që kur e pa të qartë se po e humbte luftën, në nëntor të 1912-ës”, thotë anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke shkuar më tej, se historianët shqiptar i kanë ditur këto qëndrime dhe se ka edhe dokumente të ngjashme, të ditura me kohë. Muhaj thotë se dokumente të ngjashme janë publikuar në vende të ndryshme e në gjuhën angleze, turke e gjermane, por pak prej tyre janë publikuar në gjuhën shqipe. Muhaj zbulon se po punon ta thellojë e zgjerojë më shumë këtë çështje, duke e pasuruar edhe me detaje të reja.
Muhaj thotë se aktualisht është pak e vështirë kontekstualizimi i këtij dokumenti dhe pa vënien në kontekstin kohor edhe domethënie mbetet e paqartë. “Është dokument i rëndësishëm, por kështu i shkëputur nuk thotë shumë”. Muhaj zbulon se bashkëpunon me historianin turk, Mehmet Tütüncü prej vitesh dhe se së shpejti po përgatisin për botim një libër mbi mbishkrimet osmane në Shqipëri, shkruar në gjuhën angleze nga Tütüncü e që do të vijë me përkthimin e Muhaj. Ky fakt, vijon historiani shqiptar, nuk i heq asgjë patriotizmit të figurave që kontribuuan në procesin e Pavarësisë.” Përkundrazi dëshmon aftësinë e urtinë e tyre për të shfrytëzuar rrethanat e ndërlikuara ndërkombëtarisht për të nxjerrë në dritë çështjen shqiptare.” I pyetur nëse historiografia komuniste ka ndikuar në lënien jashtë të dokumenteve të tilla, Muhaj përgjigjet: “Historiografia komuniste ka pasur shqetësime të tjera, si në çdo aspekt të jetës dhe nuk i ka interesuar asgjë tjetër veç pushtetit”.
Shpallja e Pavarësisë, 28 nëntor 1912
Në Vlorë me 15/ 28 nëntor 1328/1912. Pas fjalimit të mbajtur nga Presidenti, Ismail Qemal Beji, në të cilën ai foli rreth rreziqeve të mëdha me të cilat përballet Shqipëria sot, delegatët të gjithë vendosën unanimisht se Shqipëria, duhet të jetë më vete, e lirë dhe e pavarur.
Firmat e nënshkruesve, sipas rendit alfabetik
Dhimitër Beratti
Elmaz efendi Boce
Hajredin bey Cakrani
Pandeli Cale
Shefqet Daiu
Ymer bey Deliallisi
Vehbi efendi Dibra
Abaz efendi Dilaveri [Çelkupa]
Qemal bey Elbasani [Biçaku]
Thanas V. Floqi
Mid’hat bey Frashëri
Luigj Gurakuqi
Salih Gjuka
Veli Harçi
Spiro T. Ilo
Qazim Kokoshi
Mustafa Asim Kruja
Jani Minga
Rexhep bey Mitrovica
Qemal bey Mullaj
Dr. H. Myrtezai
Lef Nosi
Zuhdi bey Ohriti
Bedri bey Pejani
Aristidh Ruçi
Nebil efendi Sefa Lushnja
Nuri efendi Sojliu
Abdi bey Toptani
Murat bey Toptani
Dhimitraq N. Tutulani
Abdyl Aziz Vehbi
Dom Nikollë Kaçorri
Zihni Abaz efendi Kanina
Jorgji Karbunara
Xhelal bey Koprencka
Dhimitër Zografi
Ismail Kemal bey Vlora
Ferit bey Vokopola
Iljaz bey Vrioni
Xhemalyddin Bey […]
(Gazeta Si)
E lejuan apo e derguan Shqipfolsin Bej?
–
vazhdohet me qitape/letra bithe istoria e ”pavaresise” se Albanistanit,nga turkoshqipfoles,madje edhe me vulen e Istamboul-it……..!!!!
i madhi grek Ν. Kaζaνtζακης do te thoshte: ”Αν λαχταρας τη ΛΕΥΤΕΡΙΑ ,σε ξενους μην ελπιζεις,παρτην ο ιδιος αν μπορεις,αλλιως δεν την αξιζεις”…………………..gezuar ramazonin!
Ksaj i thon t fitosh kupen “me lejen” e ekipit kundershtar!
Si gjithnji me hile shqiptart.
Vec per rrug t kqija jan
ISMAIL QEMALI E PASKA MBAJTUR TE FSHEHTE , SI DUKET KA DASHUR TI MARRI MERITAT VETE . NE ATO VITE, AUSTRIA KISHTE MARDHENIE BASHKEPUNIMI ME TURQINE , NDOSHTA KA QENE PRINCI FRANZ JOSEF ,QE E KA KERKUAR AUTONOMINE .
Seshte noi zbulim .ne gjithe kancelerite ekohes dhe ne shtypin e atyre diteve eshte shkruar e zeze ne te bardhe qe pavaresia e Shqiperise eshte bashkepunin austriako osman . Perandoria osmane dhe Austrohungaria ishin aleate politikisht e ushtarakisht e bile perbenin boshtin e Antantes bashk me Gjermanine ne luften e pare boterore .Me humbjen e kesaj lufte rane perfundimisht dhe dy perandorite si Austriake si Osmane .por intersat e Shqiperise ne Europe i mbronte Austrohungaria sepse Perandoria osmane nuk merrte pjese neper konferencat e paqes qe beheshin ne Europe .si ne Berlin si ne londer ku u ndane kufite e Shqiperise interesat e Shqiperise i mbrojti vetem Austria .
Aaaaaa?!E praaaa,Austrohungaria e Italia i detyruan,sa per ne …vilajet jemi prape.GjergjKastrioti
Rrofte Perandoria Osmane iniciatorja dhe themeluesja e shtetiti shqiptar. Dihet qe Ismail Qemali nuk mund te krijonte i vetem shtetin Shqiptar. Fatkeqesia e madhe ishte qe ne kete mes hyri dhe Austria e cila okupoj trojet osmane -shqiptare. E cila na krjoj qe hero te rreme kombetar . I cili po sipas historianeve perandimore,nuk ishte gje tjeter vecse nje bandit. I cili paguhej dhe financohej nga Papa.Rrofte sulltan Abdyl Hamiti i cili i vuri vulen krijimit te shtetit Shqiptar. Lavdi herojve osmane qe dhane jeten per mbrojtje e trojeve shqiptare pas themelimit te shtetit Shqiptar. Lavdi Hasan Riza Pashes gjenerali legjendar Osman i cili dha jeten per mbrojtjen e Shkodres. Lavdi perandorise Osmane.
Rofte Janullatos?
Konteksti ishte Lufta Ballkanike qe nisi me 8 Tetor 1912 dhe e gjeti hapesiren shqiptare te pushtuar brenda nje muaji si nga veriu ashtu dhe nga jugu.
Ne kushtet kur Perandorise i ranë brekët fare s’kishte asnje interes qe te bente armiq edhe shqiptaret nderkohe qe ishte sulmuar nga serbet, malazezet, greket dhe bullgaret. U lejua Kuvendin dhe më pas “tu pa tu bo”. Vecse planet ndryshuan ne VJene ku shqiptareve iu rekomandua Pavaresia si dhe nga disfata otomane. Pas 2 vjetesh filloi Lufta e Pare Boterore dhe vazhdimi dihet.
Po ti ç’pate?!
Nuk te aresi se elada nuk donte panvarsine e “barbarve”?!
Apo te tzuksi se gjuha e barbarve ishte “gjuhe e mallkuar”?!
Sqeti kultura je – ini!
Siç e thote dhe qitapi…turqit ishin pro krijimit te alvanise …po vellezrit tane ilir qe jetonin ne elada perse ishin kunder?!
Panta “vellezrit” tane ilir kane deshmuar nje dashuri te madhe per ne “barbaret ilir”… aq te madhe sa vrane Kolokotronin nga dashuria e tepert…kuptohet.
Se mos hap ndonje qitap nga eladha dhe mathis(meson) se kolokotroni( vella ilir?! vella arvanit?!) u vra se nje vlakos( velleh- arumun) qe ishte sinvulos( keshilltarë) i qeverrise se elades dha mendimin se duhet te “teljonume” me tos arvanites…se do behesh me budalla seç je.
Hap dhe nje qipat tjeter qe thote se kuvendoret e pare te qeverrise se elades…ishin ne masen tetedhete perqind ish çfiligar pro turq.
( Kuvrndor….jo vuleftes=doyli,siç e perdorni rendomte ju.
Kuvendor= burra me koqe…ku vendoset fjala= besa)
Ketu thote autnomi po Ismail Qemali shpalli pavaresi.Domethene ua futi turqve.
@Eri. Sipas dokumentave qe kane dale dhe vjet .U shpall autonomi per shkak se shqiptaret nuk donin te ndaheshin nga Perandoria. Edhe Autonomia ishte thjesht rruga e krijimit te shtetit Shqiptar. Ne rast se Perandoria do te shkatrrrohej. Gje e cila ndodhi ne te vertet. Me dy fjale sa ra perandoria u shkaterrua bashke me te dhe shqiptaria.
Cfare ka ketu per tu habitur te gjitha Shtetet e Ballkanit u pa perjashtim fituan panvaresit nepermjet pazareve turke me Perendimin …as me shume e as me pak….ai qe mendon ndryshe eshte komplet kokrra e debilit…
undefined-ke thene sakte dhe shkurt nje te vertete te madhe. Greqia u themelua nga fuqite e medha qe derguan flotat e tyre kunder flotes turke dhe egjiptiane qe luftonin kunder kryengritesve shqiptare atje. Po keshtu, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi u krijuan me mbeshtetjen e Rusise sipas traktatit te Shen Stefanit mbas luftes Ruso-Turke ku Turqise ju moren keto territore dhe territore te tjera shqiptare ku u krijuan keto shtete ballkanike. Hungaria u krijua si mbeturine e Perandorise Austro-Hungareze dhe Rumania me mbeshtetjen e Rusise dhe vete Austro Hungarise. Pra askush nga te “vegjelit” nuk u krijua me forcat e veta. Perse per Shqiperine duhet te ishte ndryshe?
Turqève u patèn rènè penevreket pèrtokè kurse I,Qemali kishte mbi 20 tè vjet qè punonte pèr pamvarsin e vendit dhe falè pèrpjekjeve dhe sakrificave tè tij duke vendosur nè shitje pasurin e vet pèr t’ia arritur qèllimit dhe endrès pèr njè shqipèri tè lir.Komentet se na paska shpètuar Shkodrèn turku èsht njè ofendim pèr ne shqiptarèt pèr tè vetmen arsye se ne ishim tè pushtuar nga kèta bastard pèr 500 vjet dhe ende sot po paguajm errèsirèn qè krijoj mbi kombin mbar shqiptar.Njè shtet paçavure si turqia e cila si perandori na mèsoj vetèm si tè vishen femrat me shami nè kokè si dhe perçja,tè ham bakllavan,revanin ,dollmèn dhe na mohuan pijen e mrekullueshme “Verèn”qè nè kohèn e Gjergj Kastriotit konsumohej ose mishin e derrit,pastèrmanè e mishit qè stèrgjyshet tona pèrgatisnin nè dimèr.
Tè krahasojm pèr njè moment edhe pushtimin Romak nè shqipèri dhe mbar europèn,romakèt pèrhapèn arqitekturèn,ujsjellsat,mènyrèn e tè argètuarit,opera,pikturèn,dashurin pèr tè bukurèn.
Ndèrsa zullapèt otomanè na lanè nè errèsir as gjuhèn tonè nuk mund ta shkruanim dhe flisnim siç ju lejua bullgarève,sèrbève,grekè ve,bullgarève,ishte dhe mbetet pushtimi mè injorant nè botè dhe nga fajet e sè kaluarès tè hapim sytè dhe tè mèsojmè kurrè mè lidhjet idioteske tè politikès sè jashtme si nè kohèn e,hoxhès i cili vdiste pèr lindjen e mesme ,trupi,jeta dhe e ardhmja e kombit shqiptar ka qèn dhe mbetet evropa dhe amerika.