SHBA me dorë të hekurt ndaj Kosovës, mund t’iu bllokojë edhe vizat zyrtarëve nëse nuk hiqet taksa me Serbinë

11 Shkurt 2019, 20:08Rajoni TEMA

Një vizitë e planifikuar e gjeneralit amerikan të Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr. në Kosovë, është anuluar për shkak të tarifave të Kosovës ndaj prodhimeve serbe dhe refuzimit të qeverisë për heqjen e tyre.

Anulimin e vizitës së gjeneralit Orr, i cili pritej të qëndronte në Kosovë me rastin e përvjetorit të 11-të të pavarësisë, e ka konfirmuar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnja”, thuhet në një përgjigje të kësaj Ambasade.

Edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kishte njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre për anulimin e kësaj vizite.

Në letër thuhet mes tjerash se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Washingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Por Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka komentuar për masat e paralajmëruara.

“Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në muajin nëntor Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës.

Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar në vazhdimësi Kosovës që të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, për t’i hapur rrugë procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kërkesa amerikane për pezullimin e tarifave, ka shkaktuar mospajtime brenda koalicionit qeverisës në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ngul këmbë që tarifat të mbahen deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari parlamentit, Kadri Veseli, kërkojnë që të dëgjohen aleatët dhe ato të pezullohen.

 

21 komente në “SHBA me dorë të hekurt ndaj Kosovës, mund t’iu bllokojë edhe vizat zyrtarëve nëse nuk hiqet taksa me Serbinë”

  1. Durim says:

    Nuk i rruhet shume per viza dhe presjone ,shqiptaret do ta mbrojne vete vendin e tyre i huaji I huaj ngelet.

  2. Durim says:

    Amerika po ben lojen e kodoshit.

    1. ben says:

      Durim-jo Amerika, por keshilltari Bolton qe eshte filo rus. E mira eshte se Bolton dhe shefi i tij Trump i kane ditet e numeruara. Sic duket qarte, Trump do te jete i pari president qe do shkarkohet per lidhjet e tija me ruset.

  3. Kuq e zi says:

    Z haradinaj shpalle te padeshirueshem km rama per tezat qe ka hedhur sa i perket mos integritetit te kosoves

  4. ?? says:

    Kosova të dëbojë ambasadorin Amerikan.

  5. Durim says:

    Ne qoftese e keni njohur si shtet sovran lereni rehat te beje sovranin ne vendin e vete.

  6. Sokol says:

    Usa e cliroi Kosoven per interesat e veta,jo se i behej vone per shqiptaret.Nga vendet e medhenj vetem Kina eshte e beses.Amerika ka derdhur gjithmone gjak te pafajshem.

  7. Lani says:

    Po pse dhe Amerikes do i dilni kundra? Po mendjen po e vrisni? Ndoshta keni menduar ndonje mbeshtetje tjeter ne veprimet tuaja?!
    Kush ju merr persiper keshtu si po vjen puna?!

  8. Love Laberi says:

    Tani po na trajtojnë serbine si viktimë “miqtë tanë të mëdhenjë” me sa duket serbia ua ka dhënë që tani trepçen amerikaneve pa e pasur akoma…do i dali tymi edhe kësaj “dasurise” së madhe që kemi për amerikën…

  9. Bukur says:

    Jam dakort me ameriken!!!
    Te hiqet taksa 100% sic na e kerkon amerika dhe te vendoset 1.000 % der ne 10.000%.
    Mire jane keto qe shkruajme,por asnje nuk po na thote fiks se cfare po bisedohet konkretisht.
    Shenim:
    Po siku amerikonet thone qe politika nuk nderhyn ne punet e “gjeneralve”?

  10. aleko says:

    nuk e kuptoj arsyn e ketij qendrimi Amerikan..Si shtett Sovran Kosova mund te bejee cfar eshte ne interesin e saj ekonomik dhe shterore..

  11. aleko says:

    nuk e kuptoj arsyn e ketij qendrimi Amerikan..Si shtett Sovran Kosova mund te bejee cfar eshte ne interesin e saj ekonomik dhe shterore..

  12. Detari says:

    Ketu fajin e ka shqiperia. Duhet perkrahur kosova, Shqiperia duhet te perdori te gjitha mjetet qe serbia te paguaj te gjitha demshperblimet e luftes.

    Amerika e ka mendjen te fusi serbine ne NATO larg rusise, Shqiptaret mund te zjedhin nje aleat tjeter te madh, kinezet ose ruset do ju pelqente ai reparti ushatarak i amerikes ne kosove.

  13. Baliu says:

    Serbia eshte ne pozite te privilegjuar (edhe pse i ka humbur kater luftera) qe te tjeret ti vardisen per te bere marveshje. Nje shpjegim per kete eshte vellau i madh (Rusia), por ky nuk duket si shpjegim i plote, ka diqka me shum ketu. Ne anen tjeter kembngulja e Ramushit mund te kuptohet edhe ndryshe, si presion qe “njohja” te behet sa me shpejt, pikerisht tash kur rrethanat gjeopolitike nuk jan te pershtateshme per Kosoven. Pra “njohje” mbasi te kenaqen orekset e Serbise, duke i ofruar Hashum Taqi aq shum territor Serbise, saqe Serbia nuk do te mund ta refuzoj. Shkurt, Kosova monedhe per kusuritje, ku nuk mund te perjashtohen edhe humbjet njerzore.

  14. Finoku says:

    Me kot po mundohet Haradinaj me rrezik fundin e tij politik
    E keqja vjen nga brenda dhe jo nga Amerika
    Kur Thaci Veseli Rama LDK jane per heqjen e takses eshte e kuptuesheme qe edhe aleatet te shikojne Haradinaj si faktorin negativ qe duhet hequr qafe
    Ne qofte se tere faktori shqiptare do te kishte nje qendrim stabel ne lidhje me taksen do te qe krejt ndryshe edhe reagimi i aleateve
    Haradinaj ka te drejtepor po tradhetohet nga brenda
    Neser pas heqjes se takses serbia do te thote te vere edhe kusht tjeter qe te ulet
    Mund te thote qe tani dua shfuqezimin e ligjit te miratuare per ushtrine qe te ulem per dialog!!!!!!!!
    Dmth c duhet te bejne shqiptaret !!
    Te shantazohen nga presionet ne menyre qe serbia te ulet ne dialog!!!!!!
    Eshte kjo politik serioze
    Aleate nuk do te thote jes man per te tera
    Aleate do te thote mbeshtetje dhe ndihme e anasjellte dhe bisedim duke treguare se pervec interesave te tyre ekzistonjne dhe interesat tona
    Tou shpjegosh se Serbia sot po luan duke vene ne loje perndimin per te marre sa te jete e mundur nga ceshtja e Kosoves dhe as nuk i digjet per stabilitetin ne rajon qe ne menyre naive kujtojne aleatet perndimore
    Dhe nga ana tjeter duhet pare se me ke amerike flasim
    Sot kjo adiministrate eshte e akuzuare per lidhje me faktorin rus dhe nuk dime nese do ti shkoje deri ne fund 4vjecarit

  15. Mare Nostrum says:

    Vendosja e takses eshte e drejte, por pa mbeshtetjen e Amerikes ne as ne hale nuk shkojme dot, e para sepse na ngaterrohen breket neper kembe, dhe e dyta, edhe me breket ne rregull, e kemi ves qe t’i veme sterkembesha njeri tjetrit edhe rruges per ne hale. Situate e veshtire eshte! Duhet diplomaci me aktive. Mospasja e nje diplomacie te sakte, ben qe edhe miqte t’i kthesh ne armiq. Ne cdo rast pergjegjesine duhet ta kerkojme tek vetja. Autoviktimizimi eshte i neveritshem, ndersa autoviktimizimi ne raport me Ameriken totalisht i pavend, i turpshem, bukepermbyses, eshte nje sjellje prej alieni!

  16. Pellazgos says:

    Ne 1913 en amerikanet krijuan nje shtet te “pamvarur” myslimane turk.
    Aresyeja dihet,qe mos te ishte nje komb I madh I Epirit,me histori.
    Me mire myslimane se sa Orthodhoks,por jo sllav.
    Kjo ishte aresyeja qe nuk njohen Qeverine Demokratike te Theofan Stilian Nolit.
    Amerikanet dhe Fuqite e Medha duan shtete te korruptuara.
    Dihet mire historikisht qe jugu donte bashkim me Greqine ashtu sic kemi qene qe nga koha e majmunit.
    Politika e protektoratit amerikan te Kosoves apo Al-banistani ka te bej me politiken turke.

    1. Kuq e zi says:

      Degjo ushtari janulles…
      Jo vetem jugu por krejt shqiptaret gjer ne sanxhak do bashkoheshin me greqine por
      A eshte gati greqia te njo etnine shqiptare ne greqi qe eshte afro 3.5 milion?
      Pra ke ka me frike greqia fene islame apo gjuhen shqipe?
      Une them te dyten…
      Nqs kosova ndahet ne vija etnike do pasoi ne mal te zi,maqedoni edhe greqi mos ki merak
      Nqs amerika po shkaterron konferencen e londres copa copa i themi greqis na prit se do bejme federate
      Raporti dihet 10 mil shqiptar 6 mil grek po su pelqeu te ndjekin shembullin e serbise me shoqe
      Prandaj cipras u turr me vrap qe te siguroi maqedonine ne nato sepse tha po krijohet shqiperia e bashkuar nuk e kupton i ziu qe nje maqedoni ne nato eshte akoma me e lehte te ndahet meqe eshte jashte influences ruse

  17. Ylli Kuq i Pogradecit says:

    Amerika shikon interesat e saj, gjithmone pazar me tokat e Shqiperise, i fal veriun e mitrovices serbve, detin Jon grekve, e ka kthyer allvanine janullatosit ne poligon lufte, amerika kurve 50vjet I beri bllokade Shqiperise, nuk e izoloi Enveri, servia dhe gerqia kane mbi 150vjet qe u kane shpallur lufte Shqiptareve , duan ta zhdukin Shqiperine nga harta ballkanit, ameriqia thote hiq taksen, se i intereson amerikes se behet Serbia me Rusine, kurse shqiptarët te falin vendin e tyre.

  18. rexha 10 says:

    AMERIKA PO BENE LOJEN E GJERMANISE ,QE ESHTE E LIDHUR ME RUSIN.
    SHKAKU ESHTE GAZI TAPE QE VJENE NGA RUSIA E PERFUNDON NE EUROPE .OSE GJERMANI.TE ISHTE BILL KLINTON PRESIDENTI I AMERIKES ,GJERAT DO ISHIN NDRYSHE.TE GJITHA POLITIKAT KUNDER KOSOVES DHE SHQIPRISE VIJNE NE RADHE TE PARE NE SAJE TE INTERESAVE EKONOMIKE.PORE POZICIONI GJEOGRAFIKE I SHQIPRISE E BEJNE SH B A DHE EUROPEN TE MENDOHEN 100HERE PER TE VEPRUAR NJE HERE.
    MBASI TE HEQE TAKSEN E DOGANES SH B A DO TI KERKOJ KOSOVES QE TE PRANOJE NDRYSHIM KUFIJSH.
    NUKE DO TE KETE KURRE KOSOVE TE LIRE E TE BASHKUAR ME SHQIPRINE PA LUFTE. AGJENTURAT E MEDHA PO PUNOJNE PER TE DESTABILIZUAR VENDIN.VENDET ISH KOMUNISTE ,QE MBESHTETESHIN NE FORCAT E VETA ,KAME FRIKE SE DO TE COPTOHEN AKOMA . VULLKANI I LUFTES DO TE JETE KOSOVA.

  19. Ergys says:

    Ku do ta kuptojme ne shqiptaret qe miqte ne sistemin kapitalist nuk ekzistojne.Amerika eshte qendra e kapitalizmit boteror.Ekzistojne vetem interesat.Ne shqiptareve na e lyp interesi i kombit te jemi te bashkuar ne fjale e veprim.Por fatkeqesisht liderat tane jane te shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje