Deputeti ndërtues nga Kosova, Ramiz Kelmendi, ka publikuar dje një letër të hapur kundër Bashkisë së Tiranës, lidhur me ndërtimin e një qendre tregtare të projektuar në zonën ku pritet të ngrihet terminali i autobusëve, pranë kthesës së Kamzës. Në atë letër, deputeti milioner i LDK-së ankohet pse tokën ku pretendon të ndërtojë një qendër tregtare duhet t’ia japë Bashkisë së Tiranës, e cila më pas do t’ia kthejë atë qytetarëve të saj në formën e një terminali modern multimodal.
Por, menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë së Tiranës, por edhe vetë kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili deklaroi sot se prona do të shpronësohet sipas ligjeve në fuqi dhe terminali i autobusëve, një nevojë e domosdoshme për Tiranën, do të ndërtohet në shërbim të qytetarëve të saj.
“Kemi kërkuar nga Ministria e Transporteve që të përshijmë në terminal edhe Stacionin e Trenit, duke qenë se edhe treni do të rikthhet në Tiranë me një stacion kryesor, tek terminali i autobusëve tek Kthesa e Kamzës, dhe pastaj me një stacion qytetas. Pra jo mallrash, dhe jo parkim vagonash, por qytetas, aty ku është fillimi i Bulevardit të Ri. Për të gjithë ata privatë që një tokë shteti, siç ishte zona e Kthesës së Kamzës në librat e Bashkisë së Tiranës, e kanë tjetërsuar me lloj-lloj marifetesh për të ndërtuar qendra tregtare, dua t’iu them sot publikisht se nuk më intereson fare sa deputet i pushtetshëm apo milioner i madh mund të jesh, interesi publik është mbi interesin privat. Në zonën e Kthesës së Kamzës, pavarësisht çudirave, poshtërsive dhe falsifikimeve që janë bërë me tokat, do të jetë terminali i autobusëve të Tiranës, dhe stacioni i trenit i qytetit të Tiranës. Duke thënë këtë, dua t’i garantoj edhe deputetët, edhe milionerët, kush ka letra prone, sigurisht do të shpronësohet sipas ligjeve që ka Republika e Shqipërisë dhe vendimeve të Bashkisë së Tiranës, ama Tirana nuk ka më kohë për të humbur, Tirana nuk mund të shantazhohet, dhe Tirana do të respektojë çdo pronësi kundrejt pagesës, sepse Tirana nuk mund të rrijë pa terminal autobusësh e pa stacion treni, teksa hyn në 100-vjetorin e dytë të saj”, deklaroi sot kryebashkiaku Veliaj, gjatë ceremonisë së 99 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë.
Ndërkaq, më poshtë edhe deklarata sqaruese e Bashkisë së Tiranës:
Bashkia e Tiranës, mbështetur në politikat e saj dhe në strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm të transportit në qytetin e Tiranës, në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), ka identifikuar nevojshmërinë e krijimit të një terminali multimodal për transportin publik në Bashkinë e Tiranës.
Për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa akte nënligjore, në funksion të vijimit të procedurave për realizimin e këtij projekti. Me vendimin nr. 770, datë 10.11.2011, Këshilli i Ministrave ka vendosur kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të truallit me sipërfaqe 85.000 m2, me qëllim përdorimin e saj për ndërtimin e Terminalit Multimodal të Pasagjerëve.
Me anë të vendimit nr. 445, datë 22.05.2013, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar Bashkinë e Tiranës, si autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion vendor të projektimit të ndërtimit, financimit, operimit dhe transferimit të terminalit të transportit publik në qytetin e Tiranës.
Së fundmi, nga disa takime të përbashkëta ndërinstitucionale, jemi bërë me dije se Qeveria Qendrore, nëpërmjet shoqërisë Hekurudha Shqiptare sha, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, po punojnë për zhvillimin e projektit të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë -Rinas dhe ndërtimit të stacionit të Terminalit Hekurudhor. Ky terminal hekurudhor, synohet që të integrohet në terminalin multimodal për transportin publik në Bashkinë e Tiranës, projekt i cili po finalizohet nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Në lidhje me ndërtimin e Terminalit Hekurudhor, tashmë shoqëria Hekurudha Shqiptare sha i është drejtuar zyrtarisht Bashkisë së Tiranës mbi bashkëpunimin për zhvillimin e këtyre dy projekteve madhore në fushën e transportit publik. Në dispozicion të këtyre dy projekteve, përveç pronës në pronësi të Bashkisë së Tiranës, duhet të vendosen dhe disa prona private, vendosja e të cilave do të realizohet nëpërmjet procedurave ligjore të shpronësimit publik.
Për sa më sipër, ku interesi publik dhe ai i qytetarëve mbizotëron mbi çdo projekt tjetër, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të bashkëpunojnë për të siguruar funksionalitetin optimal dhe zhvillimin e këtyre dy projekteve, në shërbim dhe funksion të qytetarëve të vendit tonë.
Deputeti ndërtues nga Kosova, Ramiz Kelmendi
Ky zoteria,Erjon Veliaj pse nuk sqaron akozat qe i ka bere biznesmeni?
1.biseden me Erjonin dhe fjala e dhene qe ska problem per ndertimin
2.Pagesa e takses 1 milion e sa… Euro qe ka paguar zoteria.
3.Afate qe jane telkaluar me mos zbardhjen e lejes.
Ketyre akuzave ti japi pergjigje me detaje Erjon Veliaj dhe te mis flasi ne emer te Tiranes sikur tja ket lene Mami ne manaxhim.
Apo nuk i shkoi gjoba sic e deshi dhe tani duan ti bejne gropen biznesmenit !?
nuk mendoj se ky mund te jet nje person i besueshem kur ska lene toke pa marre aty ku eshte dhe pa vjedh … nuk eshte hallexhi qe te thuash po ka te drejt , eshte qesharak mjerr ata qe e besojne.
ti tregoj nje here te gjitha proceset qe ka ne gjykate me komunen e prishtines ky zotria o tironci … ti rendisi nje here ky mashtrusi qe ne prishtin ska len gje pa vjedh dhe qe ben si biznesmen.
Moj Ilda,shteti nuk funksionon me thashetheme por me ligje.Kur dikush te ben akuze me fakte duhet ti pergjigjesh cdo akuze me kundra fakte.
Nese pergjigja eshte e pergjithshme sic ben Lali Eri.Tregon qe dicka mban ere ketu !
Se ky kosovari eshte mashtrues,kjo jo domosdoshmerisht shfajeson Lali Erin?
Dhe qe ta kuptosh ti,ndertimi qe do te bej ky nuk pengon Terminalin.Nese do ishte i kundraligjshem ky ndertim,bashkia nuk kishte pse ti merte taksen 1milon e 600 e sa mij Euro.
Mos shkruani fjale pa kuptim por meruni me thelbin e ceshtjes.
jo qendren tregtare qe do tbej ky,po ska ndertim me te rendesisshem se terminali qe duhet aty! Kemi kaq probleme me transportin sa shyqyr do filloj te zgjidhet, ky njishi del e thote dua tbej qendren tregtare un.
Po shko mor zoteri na ler rehat!
Le te dale kush te doje, biznesmen apo president, kur nje veper duhet te kthehet ne sherbim te qytetareve, ska goje te kerkoj asnje te drejte mbi te. Aq me pak qe per Tiranen terminali eshte super i rendesishem.
Ne qe levizim me autobuse ne shtepite tona, qe fatkeqsisht nuk jane ne Tirane, e dime sesa vuajme me autobuset e rretheve.
Epo se di biznesmeni se sa vujame ne studentet e shkrete kur duhet te levizim neper rrethe. E ka mendjen te pasurohet vete, here ne kurriz te kosovareve here ne kurriz te shqiptareve.
Boll me kto pretendime boshe por lirojini rruge ndertimit te terminalit se qendra tregtare mund te beni kudo.
po ska len gje pa zhvatur aty ku eshte po me ngjan me nje femij tekanjoz qe do ti plotesohen deshirat . vizioni per qytetin eshte dicka qe po e transmetoni cdo dite zoti Veliaj kshu qe mos lejo qe thjesht nje njeri ti plotesohen kapricot vetem se ka leke , mbroje qytetin dhe hapsirat qe jane per qytetaret . keta nuk ngopen ndonjeher
zoti Veliaj jeni ne rrugen e duhur per te ndertuar qytetin e viteve qe vijn kshu qe mos u ndikoni nga keta qe skane lene prone pa parre tani duan dhe me shume , tekat e ketyre nuk mund te pengojn zhvillimet qe duhen per te miren e perbashket te qytetareve
Ky eshte nje BQ lulishtesh nje mahtrues i rendomte qe eshte per turp t kesh ne nje qytet jo me kryetar bashkie, mos u fryfshit ndonje here o plere palaco cirku.
ky nuk eshte biznesmen ky eshte hajdut i grades ZH qe ka vjedh toka dhe ben si i ndershem e njohin tgjith kosove
Drejtori I Kadastres se Erionit ti mban letrat me vite dhe ne fund thote nuk dua te firmos se nuk ma ndjen….nderkohe qe minimumi duhej shkarkuar..Erioni thjesht thote ska gje se do e kaloj….kulmi
Te tere e njohin ne kosov kete se cfare grabitqari eshte ky zotria qe e quani biznesmen ju … ky eshte nje grabitqar qe ska lene toke pa vjedh njekohesisht dhe nje matrapaz qe shitet me vlera tlarta morale qe beka letra per njerez qe punojn perdite per te ndryshuar faqen e qytetit . e turpshme zoti biznesmen
ky eshte neper gjyqe me komunen ne prishtin per kshu dal;laveresh … pse si nxjerr ato tani do te ndyje dhe ketej mire andej i ka zen dyert e gjykatave per hajduteri dhe vjedhje
Na i beni sa me shpejt ate terminalin e autobusave, lere c’thone keta milionerat qe skan ku i cojne leket edhe si plas me njerezit e tjere.
vec biznesman nuk eshte ky …. qe ska lene gje pa vjedh , po ne djenin time i ka mbush letrat e gjykates ne komunen e Prishtines per kshu dallaveresh dhe matrapazlliqesh … dashka tvi nga tirana njishi tani ….
Normale milionerat shqetesohen vetem se si te bejne lek me popullin, jo ti vijne ne sherbim te interesave per ta. Njerez te pashpirt, si skan turp qe flasin ne kete gjuhe. Shyqyr sna qeverisin keta monstra. Ty bravo Veliaj
Ka te drejte Veliaj kur thote,se ;”interesi publik është mbi interesin privat”.Por problemi eshte,se gjithshka,gjithshka qe ka premtuar
Veliaj,pa perjashtim,ka mashtruar.Kur erdhi ne krye te Bashkise ,Veliaj deklaroi:
“Më duket e paarsyeshme se si ujësjellës-kanalizmet e Tiranës kanë më shumë veta staf se cdo ndërmarrje tjetër në Shqipëri rreth 1800 vetë, ndërkohë që policia e qarkut të Tiranës ka më pak policë, ushtria për qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit ka më pak ushtarë, më duket e paarsyeshme se si të gjithë ministritë bashkë në nivel qendror kanë më pak staf se sa ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Pra këtu kemi të bëjmë
dhe me një mungesë totale eficence dhe përdorimin e Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës si një hapësirë për të parkuar militantët sa kohë ke probleme me punësimin e tyre dhe të duhen për mitingje. Ky është një nonsens, trajtimi i ndërmarrjeve në këtë farë feje”Erjon Veliaj,
intervistë për Zërin e Amerikës, 17 Qershor 2015.
Dhe per kete,Veliaj kishte te drejte,sepse rendohej buxheti,interesi publik.Por çfar ndodhi me pas?
Sapo u zgjodh kryetar Bashkie, në Ujësjellës nisën largimet,ku u larguan 1 mijë punonjës,duke mbetur vetëm 845 persona.
Nje bravo te madhe per Veliajn,qe vuri interesin publik mbi ate privat dhe partiak.
Por,nuk kaloi shumë koh,pikerisht në vitin 2016,numri i punonjësve(militanteve) arriti në 1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.
Në vitin 2017, u shtuan edhe 475 punonjës(militante) të tjerë, një shifër që e rikthen numrin e punonjësve sërish në nivelet ku e gjeti Veliaj,
para se të niste reformat e tij radikale.
Mos harrojm,se Veliaj qe shpresa per Tiranen,ai qe premtoi se do te ndalte betonizimin,por e rriti 6 here me shume se paraardhesi i tij,
mos harrojm,se Veliaj premtoi per territore te gjelberta,por betonizoi edhe parqet e vetme publike qe kishinm mbetur,
mos harrojm,se Veliaj qe ve “interesin publik mbi interesin privat” ,paguan 25 veta nga buxheti i Bashkise per te rreklamuar
mrekullite e tij,25 veta!!! Gazetarja Tota, u shkarkua nga puna, në muajin gusht të vitit 2016, pasi po investigonte ngjarjen tragjike
të humbjes së jetës, së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës. Gazetarja Tota pretendoi se vendimi për ndëprerjen e
marrëdhënieve të saj të punës është marrë pas presioneve të ushtruara nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj.Kryetari Bashkise nuk
eshte Erion Veliaj,por Erion Makiaveli,njeriu qe nuk ka turp te genjeje sy per sy,njeriu qe ka stimiluar mashtrimin,shkerdhatizmin tek brezi i ri.
Zigur! Ik ha trahaná!
si mund te jet kaq i shplar nje njeri qe per te njejta gjera akuzohet ne shtetin e kosoves ky e beri rrug kete muhabet hajdut tokash e njeh i madh e i vogel … ska tagrin moral qe te flasi fare per tiranen ky pseudo biznesmen
mos e therrisni me biznesmen kete mo se e ka emrin MASHTRUS , dhe Hajdut mund ti therrisni … matrapazi me i madhe ne Prishtine ky eshte ka dhe dosja per keto pune
Kur ka kaluar Kelmendi ne PDK Rama i ka dhane kete truall per tja bere votat PDK,se. Dhe ky e ka hanger foren, hahaga
Ky nuk eshte kriminel por oligarke qe ja ka mundesuar pushteti ne Kosove , Erion Veliaj po ja kerkon hisen e vet , hahahaha nuk duhet me u idhnu me Erionin se vetem keshtu mbahet pushteti ne Shqiperi dhe Kosove, hahaha vetem me oligarke dhe kriminel qe qdo gje e blejne me pare.
Pirdh zigur pirdh….
Osht rrit pazari se duhen dhe ca mijera ero se do boj fushaten lali eri
E kam thene dhe here te tjera qe Zigur Qarri ka qene spiun i Sigurimit te shtetit.Lezojini me kujdes ,te gjitha shkrimet e tij jane anti Shqiptare.Sa per dijeni eshte pensionist nga Tirana.
Ketyre milionereve duhet patjeter tu mbyllet dera.Neqoftese duan te bejne investime ta bejne konform ligjeve Shqipetaredhe me procedura te rregullta juridike.
Ekziston ndonje “rilindas”i vetem qe nuk genjen?
O “patriot”,komshi eshte turqisht,ne shqip eshte fqinje.