Aleati i parë del kundër Bashës, refuzon marrëveshjen e partive të opozitës të publikuar një ditë më parë

12 Shkurt 2019, 22:15Politika TEMA

Nje dite me pare Partia Demokratike publikoi draftmarrëveshjen nëpërmjet së cilës synon që në zgjedhjeve e ardhshme të dalë me kandidatë të përbashkët me partitë aleate opozitare.

Duket se negociatat e Bashës me aleatët e tij nuk do të jenë të lehta pasi i pari që ka paralajmëruar një krisje, madje deri në ndarje me Lulzim Bashën ka qenë, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste.

Duka, i ftuar në ‘Provokacija’ me Muç Nanon, ka thënë se platforma ka nevojë për disa përmirësime, në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe bujqësinë, ose ndryshe këto dy ‘kushte’ mund ta ndajnë PAA nga PD.

Na ka ardhur një platformë nga PD, ku nuk vihet prioriteti mbi bujqësinë dhe kjo do jetë një nga arsyet, ndoshta përveç asaj që ne e quajmë kryesore reforma zgjedhore e Kodi Zgjedhor, të cilat nëse nuk përmirësohen në këtë platformë bashkëpunimi edhe mund edhe të na ndajnë pavarësisht se jemi në opozitë mund të dalim të ndarë në zgjedhjet e ardhshme. 

S’ka pakënaqësi. Në një platformë bashkëpunimi duhet të vihet një paragraf i theksuar për bujqësinë dhe si mund të zhvillohet bujqësia në të ardhmen. 

Nëse kjo nuk bëhet njëlloj si ligji zgjedhor, atëherë ç’mund të presim. 

Të paktën të na thuhet, të konsultohet me ne, dhe nëse vendosim këto pika atëherë mund të gjykojmë në marrëdhëniet tona në të ardhmen me opozitën.

PD bëhet fjala sepse ata e kanë bërë këtë lloj platforme’, ka thënë ndër të tjera Agron Duka.

Kreu i PAA ka shtuar gjithashtu se platforma do të rishikohet nga anëtarësia e partisë dhe më pas do të dilet në një konkluzion, por që nëse dy ‘kushtet’ e sipërpërmendura nuk realizohen, ata do të futen në zgjedhje pa PD.

4 komente në “Aleati i parë del kundër Bashës, refuzon marrëveshjen e partive të opozitës të publikuar një ditë më parë”

  1. ?? says:

    Sondazhet janë në favor të PS-së ndaj Basha lodhet kot me protesta.Një rrëmuj e tillë i kushton vëndit 500 000 euro.

  2. Komentuesi says:

    Nuk e bene dot ti o Duka ate qe thua se Basha me Berishen te kane futur ne rreth qe po dole t’a liruan nenen e ç’ke tjeter.Ti nqs nuk qendron dot nga deshira,do qendrosh patjeter ne koalicion me pahir.Nuk je aq trim ti.

  3. Franci says:

    ” Duka i krimit” jep kot deklarata se do te futet ne rresht si çeço me kete platforme ekzistuese pa ndryshuar asgje nga ana e Bashes.Ja keni per ta pare !

  4. vang says:

    na e thate shume here te njejten gje: po se bene do terhiqemi” kur do terhiheni?kur te mbaroje fushata??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje