Banorët protestë për rrugën Durrës-Shijak: Është turpi më i madh, masakër që penalizon biznesin dhe turizmin

12 Shkurt 2019, 18:02Sociale TEMA

Gjendja e rrugës që lidh Durrësin me Shijakun nxorri sërish në protestë banorët e Xhafzotajt dhe Rrashbullit të cilët u duhet që të përballen me një segment mjaft të vështirë për automjetet.

Në shenjë revolte ata bllokuan rrugën, ndërsa kërkuan ndërhyrje për rehabilitimin e aksit.

Ata thonë se është kthyer në një gangrenë dhe u vështirëson jetën.

“Kërkojmë rrugën, të rregullohet dhe mirëmbahet siç ka qenë”.

“Nga Maminasi në Rrashbull ndodhen bizneset më të fuqishme dhe rrugët janë copë-copë. Nuk e di ku shkojnë taksat”.

“Turpi më i madh ëhstë për turistët gjatë verës”.

Protestat për gjendjen e degraduar të rrugës kanë qenë të vazhdueshme por reagimi ka munguar.

Ndaj edhe banorët tashmë paralajmërojnë me përshkallëzime të reagimit.

“Ne do të bllokojmë rrugën”.

Rruga Shijak-Durrës, e gjatë 8 kilometra përshkohet në të dyja korsitë e saj nga banesa dhe biznese, por siç thonë banorët ajo është lënë në harresë pavarësisht premtimeve për ndërhyrje nga qeveritë.

1 komente në “Banorët protestë për rrugën Durrës-Shijak: Është turpi më i madh, masakër që penalizon biznesin dhe turizmin”

  1. nori says:

    EDHE JU biznesemenet e durresit nuk keni ca para per ta bere vete rrugen…////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje