Ngjarja me policin në Malësinë e Madhe, që i dërgonte video erotike një 15-vjeçareje, ka irrituar rrjetin.
Pavarësisht arrestimit të tij, në rrjet janë të pamëshirshëm, duke ironizuar me meme të ndryshme politikën.
Një ditë më parë Shërimi për Çështjet e Brendshme në Policinë e Shtetit ka publikuar materialin e parë për hetimin ndaj Berhan Bajrakurtit, shefit pervers të Policisë në Malësinë e Madhe..
Njoftimi
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.
Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.
Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale. Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.
SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme. SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.
(TemA)
Nuk na bene shume per te qeshur.Me mete qeshin kundershtaret cheenjet. budall
O “Hakeri Dixhital i Shqiperise” … po nxirr foto te atij “sy krokodilin tend dhe te Liris” … apo ato Nuset qe t’i kane rradhit kalamojt ke dera …
O “Hakeri Dixhital i Shqiperise” … shpejt do bosh qejf me familje ne “Burgun Special” qe po pergatisin USA dhe Nderkombetaret per TY …
Kjo video e ketij polici do jete e sajuar nga pd-ke si video e Babales.Basha dhe Berisha,kane specialist ne SHQUP per te sajuar keto lloj videosh.