Marrëveshja Kosovë-Serbi, Thaçi: Mund të arrihet në 2019

12 Shkurt 2019, 14:12Rajoni TEMA

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë për emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, që transmetohet sonte në mbrëmje, se 2019-ta mund të jetë viti I arritjes së një marrëveshjeje historike Kosovë-Serbi, por pranoi se arritja e saj nuk do te jetë e thjeshtë dhe demarkacioni I kufirit zë peshë të rëndësishme.

“Serbia nuk do ta japë si dhuratë njohjen e Kosovës, por në një proces të diskutimit të çështjeve të ndjeshme. Pa njohjen e kufijve reciprokë, njëri me tjetrin nuk do të ketë njohje”, – tha Thaçi në “Përballë”.

Ideja e hedhur nga Thaçi për korrigjimin e kufijve ka ngjallur mjaft reagime. Të shumtë janë ata që mendojnë se ajo do të hapte “Kutinë e Pandorës”. Por Presidenti Thaçi shprehu këtë qëndrim në RTSH: “Kutia e Pandorës sot është e hapur. gjidhja e problemit përfundimtar e problemit mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë e mbyll kutinë e Pandorës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse mund të arrihet një marrëveshje paqësore, pa probleme, pa konflikte, pa viktima, pa tragjedi, pa spastrime etnike dhe gjenocid”.

Presidenti Thaçi foli edhe për takimin në Paris me Presidentin e Rusisë, Putin.

“Për hir të opinionit e kam pyetur, po nëse arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, ndodh njohja reciproke, çështja e Kosovës kalon në Këshillin e Sigurimit, cili do të jetë pozicioni juaj. “Ne nuk mund të sillemi më serbë se Serbia” më tha”, – u shpeh Thaçi në “Përballë”

I pyetur lidhur me bisedën telefonike me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, Thaçi tregoi për kërkesat e tij. “Kërkoi pezullimin e taksës dhe hapjen e mundësisë për dialog dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, përndryshe siç ka theksuar dhe ai, SHBA-së është duke i humbur durimi”.

Intervista e plotë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi transmetohet në orën 21.00 në RTSH 1.

3 komente në “Marrëveshja Kosovë-Serbi, Thaçi: Mund të arrihet në 2019”

  1. Analisti Amator says:

    Ja dhe analiza ime per faktoret me te rendesishem per marreveshjen:
    Amerika:
    Eshte historikisht mbrojtesja me e madhe e interesave shqiptare. Edhe sot ne jemi me fat qe interest e saj perkojne me ato shqiptare. Pa hyre ne histori, mjafton te kujtojme rolin e saj per pavaresine e Shqiperise dhe clirimin e Kosoves. Interesat e Amerikes ndaj Evropes dhe ne pergjithesi ne bote kane ndryshuar dramatikisht. Interesat e Amerikes ndaj shqiptareve nuk kane ndryshuar, megjithese elementi shqiptar eshte I vogel per nje politike te madhe te Amerikes ndaj Shqiptareve. Arsyeja kryesore qe Amerika nuk ka ndryshuar qendrimin ndaj nesh eshte proamerikanizmi shqiptar. Nga statistikat del qe Shqiptaret jane me shume Amerikane se Amerikanet vet. Ky eshte investimi me i mire Amerikan ne Evrope, sepse siguron bazat ushtarake te saj ne kushtet kur popullsite e tjera nuk jane te sigurta. Ne kete kontekst duhet pare dhe pse Amerikanet e shohin ndryshe nga Evropjanet problemin e “marreveshjes se mundeshme” te Shqiptareve me Serbet. Ata duan qe kete investim te madh qe bene duke cliruar Kosoven, ta konsolidojne me antaresimin e Kosoves ne OKB dhe njohje nga Serbia. Per ta problemet qe ne ngreme, jane te kaperxyeshme(dhe te vogla), duke marre parasysh qe ne fund te fundit Kosova do i takoje Shqiptareve. Vlen te kritikohen ata qe arrijne deri ne ekstrem dhe supozojne se Amerika ka ndryshuar politike dhe tani eshte bere me Serbin. Amerikanet dine se cbejne. Ata po kemgulin qe ne te marrim pjese ne bisedime. Nga ana tjeter ata e kane kercenuar Sebine se do kete konseguenca po qe se nuk nenshkrujane marreveshjen. Kjo situate lehteson bisedimet e Thacit dhe Vucic e ka marre mesazhin. Qendrimi radikal I qeverise se Kosoves, nuk i sherben ceshtjes Shqiptare. Ramushi ka gabuar neqoftese nuk ka pyetur paraprakisht Ameriken kur vuri taksen. Tendenca per te mos pyetur Ameriken, eshte gabimi me i madh qe Shqiptaret mund te bejne sot. Fjalet e medha patriotike jane te kota. Tryeza e bisedimeve eshte mejdani dhe ketu duhet te tregojme zgjuarsi. Edhe po qe se nuk arrijme marreveshje, kjo duhet te ndodhe per faj te Serbeve. Asnje nuk I detyron Shqiptaret te nenshkrujane. Detyrimi eshte per Serbet qe fitojne shume nga mbyllja e ketij kapitulli. Ata futen ne Evrope dhe fitojne terheqen nga Kosova por “krenare”. Momentium qe fitojne nga bisedimet do mundohen ta aplikojne edhe per Bosnjen. Ketu vjen problem I dyte.
    Evropa:
    Evropa trembet nga politika e “rishikimit te kufijve” dhe me te drejte. Me shkaterrimin e Jugosllavise, Serbet u copetuan si popull, me keq se ne Shqiptaret ne te kaluaren. Serbet, brenda apo jashte Evropes do e kene politiken e “rishikimit te kufijve” midis Bosnjes apo Kroacise si “gozhde te Nastradinit” ndaj Evropes. Ata nga politika e te drejtes “territorijale” do kalojne ne politiken e “te drejtave te njeriut”, qe ishte dhe lejtmotivi i nderhyrjes se NATOS ne Kosove. Keto jane arsyet qe Merkel nuk do “ndryshim kufijsh” dhe jo se eshte me Shqiptaret apo Serbet. Ne thelb ajo trembet nga Serbia dhe aleanca e saj me Rusin. Neqofte se do arrihet marreveshja, Serbet do clirojne energjite e tyre, per te rritur kerkesat. Kjo do rrise influencen Ruse ne Ballkan, qe eshte kunder interesave Gjermane. Merkel ben llogari si ne te shkuaren. Me mire asaj i leverdis “konflikti I ngrire” midis Shqiptareve dhe Serbeve, sepse Serbet mbeten ne lufte “pa mbarim” me Shqiptaret, gje qe i dobeson ata ne kulm, se sa marreveshja. Po qe se arrihet marreveshja Srbi dhe Rusi do kene te njejten platforme ne politiken e jashtme: platformen e te drejtave te Serbeve apo Ruseve ne Evrope. Kjo destabilizon Evropen dhe rrit influencen Ruse ne Ballkan. Prand Merkel eshte kunder “rishhikimit te kufijve”.
    Serbia:
    E konsideron te humbur Kosoven. Vucic do qe ta mbylli kete kapitull, por te perfitoje sa me shume, po qe se Shqiptaret do e hane karemin si gjithmone. Ne fund te fundit ai eshte dakort qe ta mbylli kapitullin por “krenar”. Jo me kote gjithmone ka deklaruar se ne duam “dicka” qe tingellon si kompromis per tu justifikuar ne sy te poppullot Serb. Popullin Serb eshte totalisht kunder marreveshjes. Shumica totale mendon qe Kosova eshte pjese e Serbise, e pushtuar nga Amerikanet, prandaj te presim deri sa ta clirojme prap. Vucici ankohet gati si quraman para popullit Serb se i vjen shume keq qe shumica nuk e kupton. Vucici praktikisht eshte partizan i Evropes, dhe mik i Ruseve. Luan me dy porta. Do te futet ne Evrope por dhe te jete mik me Rusin. Ai I ben llogarite ne prespektive. Po qe se nuk e zgjidh problemin e Kosoves (pra te njohi kufijte), nuk pranohet ne Evrope. Kjo eshte e pappranueshme per Serbet sepse e kuptojne se pa Evropen do kethehen ne nje gubern te Rusit. Pra do jene fundi I kavallit nga ana ekonomike ne Evrope.
    Kosova:
    Thaci deklarohet pro bisedimeve dhe pro nje marreveshje te mundshme ndersa Hajredinaj eshte kunder termit ‘shkembim territori”. Ne thelb, Thaci perfaqeson politiken e Amerikes ndersa Hajredinaj ate Evropiane. A po luajne dipllomaci dhe te dy mendojne njesoj, eshte e veshtire te kuptohet. Taksa qe Hajredinaj futi per prodhimet Serbe e balancoi politiken ekstreme te Beogradit kunder Kosoves. A eshte kjo thjeshte nje politike balancimi, per te rritur pijacen ne bisedime apo eshte thjeshte mendja e Hajredinaj, mbetet per tu pare. Populli i Kosoves eshte pro Hajredinaj, por ne thelb kjo eshte kunder politikes Amerikane.
    Shqiperia:
    Po keshtu mund te flasim se si Rama eshte pro politikes se Amerikes, iliri pro Evropes dhe Sala pro Serbit ne Shqiperi.
    Konkluzion:
    Me nje fjale duket sikur bota eshte bere mish mash por bisedimet jane te domosdoshme. Per ne Shqiptaret ky eshte rast I vetem dhe kosovaret duhet me guxim, duke u mbeshtetur tek Amerika, aleati yne i perhershem, te futen ne bisedime dhe te arrijne marreveshjen. Shkembim toke per toke dhe popull per popull eshte ne interesin tone dhe te Serbeve. Ketu mbetet vetem diskutimi per resorset natyrore qe ne shume raste ne shtypin tone egzagjerohen. Sidoqofte kur vjen fjala per te mirat materiale sic eshte uji dhe minierat, ka vend qe me mirekuptim te zgjidhen edhe keto dy elemente qe ne thelb jane probleme thjeshte teknike….
    Mbasketaj ditet e mira do te vijne. Te gjithe ne Evrope dhe te bashkuar si komb. Komb dhe vend I bashkuar hap perspektiva me te medha per ne Shqiptaret. rasti nuk duhet humbur.

  2. Kuq e zi says:

    Do ishte mire qe marrveshja te behej mbasi gjykata speciale te kishte kryer pune qe te hiqte cdo dyshim qe thaci po nxiton nga frika e saj
    Ndryshe te dale jashte negociatave dhe tja le atyre qe skane probleme … historia do e cmonte me shume
    Mos lesho pe z.ramush taksa nxorri goxha te palara per ata qe ne quajme aleate gati gati 17 shkurti po del pa vlere

  3. Finoku says:

    Po bie ne kundershtim me veteveten
    Pikerishte ajo qe ke permendur ne fund ishte deri ne ardhjen e populistit Tramp ne pushtet arma me e forte e shqiptareve
    Pas 2008 shpalljes se pavaresise dhe njohjeve te vazhduesheme te kosoves strategjia e amerikes dhe aleateve te saj perndimore ishte se njohja e Kosoves nga Serbia do te vinte pas nje presioni te vazhdueshem mbi beogradin dhe kushtezimi i hyrjes se saj ne BE me njohjen e Kosoves
    Ne keto kushte dhe situata Serbia qe e vene me shpatulla pas murit me njohjet qe kishin harritur shifren e mbi 100 shteteve
    C fare ndryshoi nga tere kjo stratetegji po futemi ne nje qorrosokake qe ka te beje me ndryshim kufijesh!!!!!!!!
    Po pra pikerishte e ka thenur I Dacic
    Me ardhjen e adiministrates Tramp tha ai kane ndryshuare shume gjera persa i perket Kosoves
    Me perpara tha ai kur permendnim kosoven na mbyllnin dyerte dhe na thoshnin se kjo ceshtje ka perfunduare dhe eshte mire we ta njihni edhe juve
    Ndersa me ardhjen e adiministrates se Trump na degjojne dhe keshillohemi per nje zgjidhje!!!!!!!!!
    Cuditerishte edhe kapitulli 35 qe fliste per njohje u zvendesou me normalizim marredheniesh!!!!!!!!!
    C fare ka fituare kosova me ane te dialogut me brukselin!!!!!!
    Atje ku Prishtina qe ne nje pozite te fuqishemene krahesim me Beogradin po ndodh e kunderta
    Ndaj prishtines po behen presione te vazhduesheme per te dhenur e ndersa Beogradi po kthehet ne viktimen e politikes agresive te Prishtines!!!!!!!
    Ideja e korrigjimit te kufijeve eshte nje kurth qe iu be te papershtacmit per president te Kosoves H Thacit
    I ndodhur ne nje trysni te vazhduesheme dhe presionesh per leshime ndaj serbeve te veriut ne Bruksel Thaci hodhi idene e korrigjimit per balance peshe ndaj atyre qe i kerkonte serbia ne veri
    Kjo ife e rreziksheme me pasoja te pallogariteshme ne qofte se aplikohet ne teren mund te coje ne shkarje dhe deri ne perplasje me pasoja edhe per vete intergritetin dhe statusin e tanishem te kosoves
    Si ide eshte e pelqyesheme nga populistet e adiministrates se tanisheme te shtepise se bardhe pasi sipas populisteve ne tere europe dhe amerike duhet gjetur nje zgjidhje e drejte ndermjete shqiptareve dhe serbeve pasi sipas tyre kemi bere nje padrejtesi te madhe ndaj serbeve dhe duhet e drejta diku ne mes!!!!!!!
    Vete keshilltari i tanishem i sigurise kombetare Bolton ishte nje nga kundershtaret me te rrepte te pavaresise se Kosoves
    Pikerishte ky njeri ne qofte se nuk do we i detyruare nga interesat amerikane ne ballkan dhe i kontrollouare nga senati dhe kongresi do te qe i gateshem tu jepte leje serbeve te hynin ne kosove
    C fiton Serbia nga bisedimet
    Serbia papritur nga e qenur me shpatulla pas murit po merr tere veriun e Kosoves!!!!!
    Serbia me ane te dialogut do mundohet ti shkas kapitullit 35 dhe te behet pjestare e BE me pasoja tragjike jo vetem per Kosoven por edhe per Shqiperine
    Po ju kujtoje ketu se Greqia mbajti veton vetem per emrin e maqedonise duke qene antare e BE dhe Natos per 28 vjete!!!!
    E merrni me mend c mund te beje Serbia kur te behet pjestare e BE ndaj kosoves dhe Shqiperise!!!!
    Serbia do ti shkase njohjes pasi ketu futet ne valle aleati i saj i fuqishem Rusia
    Serbia eshte e konsultuare me Rusine per te tera hapat qe do eci
    Ajo mund ti thote po nje njohje te cunguare te kosoves pasi te kete marre tere veriune Trepcen dhe liqenin e ujmanit por qe edhe nje po serbe ndaj nje kosove te cunguare nuk do thote dhe hyrje ne OKB
    Pasi shume lehte ketu do luaje rolin e saj Rusia
    Rusia me frontet e saj te hapura ne osetia ahbazia Krimea ukrainen lindore dhe moldavine perndimore do te kete kosoven leter me vlere per te interesat e saj ne bisedimet me perndimoret
    Atehere c fare duhet te bejne perndimoret
    Te pranojne ndarjen e georgise me kembim kosoven!!!!
    Te pranojne Krimene si pjese te rusise me kembim kosoven !!!!!
    Te pranojne ndarjen e moldavise me kembim kosoven !!!!!
    Pra e shikoni se sa e veshtire eshte nje heqje veto e rusise per njohje te Kosoves
    Tani te besosh ato budalleqe qe thote thaci se i paskesh thene Putini 3 minuta qe folen ne kembe se do te respektoje c fare marreveshje te beje me serbine !!!!!!!!!!!!!!
    C te thuas !!!!!
    Edhe kalamajte e vegel qe nuk kane ide nga politika te tiilla gjera nuk thone
    I paska dhene siguri Putini pasi biseduane nja 3minuta ne kembe !!!!!!!!!
    O zot sa naiv
    Kosova duhet te vazhdoje rrugen e saj te forcimit si shtete
    Duhet te mos bej pas ne heqjen e takses
    Duhet te bisedoje me amerikanet dhe aleatet e saj ne menyre te cilter
    Te jete e gatesheme per cdo ndihme ne kuader te Natos
    Nje zgjidhje e mire per kete adiministrate eshte biznesi pasi ne kete fushe Tramp kupton me mire
    Ne qofte se ka mundesi nga ana buxhetore edhe blerja e armatimeve nga SHBA
    Angazhimi dhe lobimi per hyrje ne organizatat ndrkombetare dheper njohje te reja dhe ketu duhet te beje shume Tirana qe per fat te keq ngelet vrima e zeze dhe faktori negativ i ceshtjes mbareshqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje