Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë vizitës në Malësinë e Madhe ka folur për videoskandalin e ku inspektori i policisë në Gruemirë Berhan Bajrakurti ngacmonte një 15-vjeçare.
Lleshi iu përgjigj interesit të gazetave, duke thënë se policët janë fytyra e të gjithë shoqërisë, ndërkohë që tha se për rastin në fjalë nuk ka denoncues.
Keni thënë që fytyra e policëve do jetë edhe fytyra juaj…kështu ju kemi dëgjuar që nëse shihni policisë që nuk sillen mirë atëherë ai do jem unë…
Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve
Ju përfaqëson ai polic?
Leshaj: Cili polic?
Polici për të cilin ka një videoskandal…
Lleshaj: Ai është një i arrestuar nga polica e shtetit, i arrestuar që mbrëmë
Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncim familjes…
Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë. Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin që nuk gjendet Kjo është pyetja kryesori që duhet të keni ju dhe ne bashkë, kush është denoncuesi?
Pse mbahet i arrestuar kur nuk gjendet denoncuesi?
Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial fakti që s’kemi është pyetja më e madhe që do ta sqarojmë shpejt
(TemA)
Operacjoni titullohet “pidhari me kapele”
Informatori me pseudonimin “qivachi huperpjet” perpunon objektin “kurvnori i alpeve”
Bravo polizia.Kemi besim te kjo pollici.