Një leopard i zi tepër i rrallë është kapur nga kamerat kurth në Afrikë.
Këto pamje të rralla tregojnë leopardin i cili ka dalë për të gjuajtur prenë e tij.
Fotot janë realizuar nga fotografi Will Burrad-Lucas, 35 vjeç, nga Beaconsfield.
Fotografuesi i kafshëve të egra mori imazhet e pazakonta duke përdorur një aparat fotografik i cili aktivizohet nga një sensor lëvizjeje kur kafsha kalon afër tij.
Leopardi i zi në Afrikë është i rrallë dhe për herë të fundit është parë në vitin e largët 1909 në Etiopi.(TemA)