Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kërkon shkarkim nga detyra të prokurorit Adnan Kosova, i cili kaloi vetingun më datë 20.12.2018.
Njoftimi i plotë i IKP:
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Adnan Kosova, magjistrat/prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Adnan Kosova, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.
Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Adnan Kosova. (TemA)
.. ish hetuesit e Korces u bene prokurore e gjyqtare , kryesisht ne TIRANE. I Kam njohur nepermjet punes , por kurre nuk ma merte mendja se do katandiseshin keshtu ..! Mbrekullia e shejtanlleqeve shqiptare , me te
“rinovuarit” sipas mesimeve USA , BE ..! Justifikime per deshtimet e planeve te keqberesve te planetit ..!