Xhaçka, në ministerialin e NATO-s në Bruksel: Hapat për mbrojtjen e Europës nëse dështon traktati SHBA-Rusi për reketat bërthamore

13 Shkurt 2019, 10:40Kronika TEMA
Xhaçka, në ministerialin e NATO-s në Bruksel: Hapat për

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka niset për në Bruksel, për të marrë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi të saj bën me dije se “Ministeriali do të zhvillohet në datat 13 dhe 14 Shkurt dhe Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë se çfarë hapash do të kërkohen për të mbrojtur Europën nëse një traktat dypalësh amerikano-rus për çarmatimin do të dështojë.

Traktati ndalon raketat bërthamore me një distancë prej 500 deri në 5 5000 kilometrash. Njëherësh ky traktat përbën themelin e arkitekturës së sigurisë të Europës pas firmosjes 32 vjet më parë”.

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe NATO akuzojnë Rusinë për shkeljen e Traktatit të Forcave Bërthamore të Intermediat-Range (INF) duke zhvilluar sistemin e saj të raketave SSC-8.

Uashingtoni njoftoi më parë këtë muaj se do të tërhiqej nga traktati INF, ndërkohë që Moska e pasoi me një përgjigje të njëjtë.

SHBA tani ka gjashtë muaj kohë për të bindur Moskën që të rikthehet te traktati dhe NATO po mbështet këto përpjekje.

Dje, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi Rusisë të kapte “mundësinë e fundit për të marrë rrugën e përgjegjshme” duke vënë në dukje se ”NATO duhet të përgatitet për një botë pa traktatin INF, ndërsa Moska po vazhdon të zhvillojë raketa SSC-8 dhe ka pajisur disa batalione me to”.

“Ne nuk synojmë të vendosim raketa të reja bërthamore në Evropë, por ne duhet të sigurohemi se kemi mbrojtje efektive,” shtoi ai .

Traktati i INF, i cili ndalon raketat bërthamore me një distancë prej 500 deri në 5 5000 kilometrash, ka formuar bazën e arkitekturës së sigurisë të Europës që nga nënshkrimi i tij në vitin 1987.

Tema të tjera në axhendën e ministrave përfshijnë shpenzimet e mbrojtjes dhe praninë e NATO-s në Afganistan.

Është takimi i parë në të cilin është ftuar edhe Maqedonia, pasi aleanca nënshkroi javën e kaluar protokollin e saj të pranimit në NATO.

1 komente në “Xhaçka, në ministerialin e NATO-s në Bruksel: Hapat për mbrojtjen e Europës nëse dështon traktati SHBA-Rusi për reketat bërthamore”

  1. Messerschmdit says:

    Xhaka le te na thote nese eshte folur gje aty per gjasme Shum te kritizuaren Takse “100%” ?
    Si eshte puna dhe se cfare qendirmi do te mbaje NATO?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje