Rama “zbulon” skenarin e Bashës për 16 shkurtin: Do të më takojë, po i bën të gjitha këto me 'revolucione'. Bën sikur s’do

13 Shkurt 2019, 09:27Politika TEMA

Edhe pse kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë një takim të dytë me Ramën si ai i 18 majit, kryeministri thotë të kundërtën.

Teksa ishte dje në Lezhë, Rama ndër të tjera nuk la pa ‘thumbuar’ edhe Bashën.

Duke iu referuar protestës së 16 shkurtit, Rama tha se Basha i bën të gjitha këto pasi ka qëllim të takohen përsëri.

Ajo kënga ishte për Lulin, se me Lulin ke heq keq, ço letra e mos merr përgjigje, por nuk ka problem.

Edhe unë problem e kam pasur për t’u takuar, se i thoja, aman takohem, nuk më takonte dhe prap do më takojë po prap do më takojë, po ja sa ti bëjë një çik këto sikur nuk do.

Edhe ai atë “sikur nuk do” e ka me protesta, me çadra, me revolucione, me përmbysje”, tha Rama.

Ndërsa më tej nuk la pa ‘thumbuar’ edhe kreun e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

“Shko nëpër Shqipëri, mbledh  gjithë dynjanë, ata  Franin me shoqërinë e tokave dhe hajdeni ta rrëzojmë.

Është mesazh dashurie, por nuk ka kurajon ta thotë hapur se ku e ka hallin dhe pastaj.

Nuk është puna tek ai, se është artist, por unë habitem me këta që kujtojnë se ai do bëjë revolucion e i shkojnë nga mbrapa.

Ai seriozisht e ka vetëm atë që nuk thotë, që do patjetër që të takohemi ne të dy”, përfundoi kryeministri.

2 komente në “Rama “zbulon” skenarin e Bashës për 16 shkurtin: Do të më takojë, po i bën të gjitha këto me ‘revolucione’. Bën sikur s’do”

  1. Kalec Dega says:

    I vetmi skenar te dashur komentues eshte nje Cader 2 ku Dashuria midis ketyre dy aktoreve te politikes shqiptare do mbizoteroje mbi negativitetin e deritanishem dhe do te sjelle fryme te re politike ne Shqiperi.

    Pra, si gjithmone frikacak dhe i tmerruar nga Dinosauret Koleg Mafjoz, karagjozi ne krye te shtetit edhe pse ka shumicen ne Parlamnet , do ti perulet dhe permbushe kerkesat e “armikut” Basha.
    Cadra 2 , hej?

    Te fala Dritan Dajtit!

  2. Kalec Dega says:

    Oops, ala pa komente shkrimi ma i rendesishem ne Tema sot?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje