Shqipëria fiton në Arbitrazh çështjen kundër fondit të investimeve që mblidhte letrat me vlerë: Kërkonte qindra milionë USD dëmshpërblim

13 Shkurt 2019, 11:22Ekonomia TEMA

Shqipëria ka fituar në Arbitrazh gjyqin me fondin e investimeve Anglo-Adriatic Group, gjyq që zgjati zgjati për mëse dy vite.

Në dhjetor 2016, Shqipëria u padit në ICSID (Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve nga Investimet) nga Anglo Adriatic Group Limited për mosmarrëveshje të pretenduara si të lindura nga investime të mbrojtura nga Konventa e ICSID dhe ligji nr. 7764 dt. 02.11.1993 “Mbi Investimet e Huaja”.

Kjo kompani kërkonte si dëmshpërblim, qindra milionë dollarë.

Shqipëria paraqiti kundërshtime mbi juridiksionin e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve nga Investimet duke parashtruar, ndër të tjera, se investimi i pretenduar nga paditësi nuk përfaqësonte një investim të mbrojtur nga Konventa e ICSID dhe ligji shqiptar për investimet e huaja.

Trupa e gjykimit në Arbitrazh vendosi përfundimisht mbi mosmarrëveshjet në favor të Shqipërisë, duke përcaktuar se investimi i pretenduar nuk gëzonte as mbrojtjen ndërkombëtare të Konventës së ICSID dhe as mbrojtjen kombëtare dhe ndërkombëtare të siguruar nga ligji shqiptar për investimet e huaja.

Gjithashtu, paditësi u urdhërua të rimbursojë kostot administrative të Arbitrazhit të paguara nga Shqipëria

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje