Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të mërkurën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip S. Kosnett, me të cilin ka biseduar për tema të ndryshme, me theks të veçantë për partneritetin mes dy vendeve dhe dialogun e Kosovës me Serbinë.
Siç është thënë në një komunikatë për media, Thaçi dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë, në mënyrë që t’i hapet rrugë arritjes së një marrëveshjeje paqësore.
“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Thaçi.
Sipas tij, miqësia me SHBA-në është e përhershme dhe “jetësore” për Kosovën.
“Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar presidenti Thaçi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që Kosova të pezullojë taksën prej 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës, meqë kjo masë ka bllokuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Sipas Qeverisë amerikane, vendimi për mospezullim të taksës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po insiston se taksa do të jetë në fuqi derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.
Taksa është kundërshtuar edhe nga autoritetet e Serbisë, ndërsa presidenti i këtij shteti, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk do të ketë dialog në Bruksel, derisa taksa doganore të jetë në fuqi.
Nje gje nuk kuptohet pse si kerkohet edhe Sebise te heqi te gjitha pengesat per prodhimet kosovare te cilat jane dhe ekzistojen pse si kerkohet Serbise ashtu sic po i kerkohet kosoves te heqi taksen te heqi dore nga lufta kunder kosoves ne perpjekjet e saj ne integrimin ne komunitetin nderkombetar e pasatj le te ulemi e te flasim, pse nuk i kerkohet Serbise te paguaj demet qe i ka shkaktuar poullit shqiptare ne keto 120 vjetet e fundit ti ktheje pronat te perzeneve me dhune nga shteti serb demshperblimet per te vraret e te perzenet me dhune! Pse Pse Pse
Pse,pse,pse!
Prodhime kosovare nuk perbushin cilesine duhur,po dhe Shqipetare.
SA I Perket 120 vjecarit,Kosovaret gjithmon kan qen me armiqt e Serbeve, si Turqit,Italjanet,Gjermanet etj.Mir po armiqte Serbis ose miqt e Kosovarve kan qene dhe armiqt e gjith Evropes aleate e Serbis.
Mirpo kur Serbet ben kundra Evropes dhe Amerikes ,humben.Kete gje po bejn dhe Kosovaret tani!
Pronat e Kosovarve nuk jan cenuar asnjer, pyti vet.
Tokat sia ka marr njeri sic ndodhi ne Shqiperi qe vodhem njeri tjetrin
U perzun Kosovaret por u kthyen ,kurse Serbet nuk jan kthyer asnjeher si puna e Çameve.
Vrasje jan bere nga te dya palet dhe krime.
Nuk shikohet dhe lexohet per nje pal po per te dya.
Keshtu qe si futet njeri asaj pune.
Serbia ja e treguar vetveten gjat luftrave qe ka ber me aleatet,dhe nuk e detyron kollaj njeri te gjynjezhohet me zorr.
Ne kete sens Serbia eshte Me sovran sa Gjermant ose Italjanet ose naj shtet tjeter evropian .
Nuk ulen ata ne tryez per bisedime pa u hequr taksat dhe pike,askush nuk i cenon .Ky eshte karakteri i serbve.
Dihet kush po kapet nga veshet tani.
Ramushi po mundohet te forcoj Sovranitet por eshte e kot .
Do behet ca thot Big DADY.
@Genti
Zoteri cpune ka serbi me doganat e kosoves!
Kush e vendos Serbi qe spermbushin cilesin e duhur apo ti!
Kush eshte cilesia vendi prodhimit Kosova qe ata e duan Kosovo e Metohije? Sepse arsyet qe nuk lejonin mallrat e kosoves keto kane qene!
Sa per aleanca Serbi eshte i vetmi aleat i sigurt i Rusise dhe per sa dihet Rusia gjithmone ka qene kercenim per Europen por vecanerisht per kombin shqiptar e vazhdon te jet sot e kesaj dite!
Serbet nuk jane kthyer sepse skane kurajo te kthehen mbas mizorive qe ben!
Kosovaret qe jane perzene ne Mitrovicen e veriut akoma sjane kthyer apo ata skane te drejta te njejta me serbet!
Shqiptaret qe jetojne ne serbi kane te njejta te drejta qe ju garanton kushtetuta e kosoves serbeve?
Se besoj sepse as flamurin kombetar se ngrene dot sepse denohen, kurse serbet duan te formojne nje tjeter republik ne kosove aq shume te drejta kane mare!
Nuk mund te krahasohen fare krimet qe kane ber serbet ndaj shqiptareve me aleancat qe kane pasur shqiptaret!
Se di si e ka treguar serbia veten gjate lufterave qe ka bere me aleatet duke vrare femije gra e pleq apo duke perdhunuar grate, se ne qoftese kete ti e quan trimeri me duket se ske lidhje fare me emrin Gent, me sa di Shqiptaret e kane treguar pa mizorira veten me lufterat me aleatet apo shef vetem nga nje ane zotrote….
Se cfare thote Big Dady akoma seshte kuptuar zotrote e paske kuptuar, po qe taksen akoma spo merret vesh kush e ka vene, apo ti si duket e ke kuptuar!
Sepse tjetri eshte me probleme sic jemi ne kjo si jep askujt tjeter(Serbit, Grekeve) te drejten te fusi hundet ne ato qe si perkasin por sic thote nje fjale e urte arberesh cdo gje do kthehet tek i zoti duhet vetem durim!
Ramushi eshte shoku Ilir Metes dhe Spartak Ngjeles. Keta dine vetem te prishin.
Maspari serrbija duhet me kerku falje per tmerret që i ka kosoves para dhe mas lufte ajo duhet te turprohet para kombeve te bashkuera po aj asht ni popull i tmerrshem nuk kam fjal te shkruaj per at popull ma i rrezikshmi ne bot .Ke vjen shum keq per popllin shqiptar qe asht aq i vojtun e i shkelur nga te gjith deri kur ma ne shekullin 21 nuk gugjon ni komb me e shpalos flamurin e vet kjo asht qmenduri