Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

12 Shkurt 2019, 16:59Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të martën se marrëdhënia e ngushtë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e pacenueshme, pavarësisht dallimeve që shfaqen ne opinione, ndërsa ritheksoi qëndrimin se tarifat ndaj mallrave serbe hiqen bashkë me njohjen nga Serbia.

Ai i bëri këto komente pas një takimi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, në të cilin është diskutuar për situatën e krijuar pas vendosjes së tarifave ndaj mallrave serbe, për shkak të të cilave janë pezulluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila kushtëzon bisedimet me heqjen e tarifave.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë pezullimin e tyre dhe tashmë kanë ndërmarrë edhe veprime trysnie ndaj qeverisë e cila refuzon të bëjë një gjë të tillë.

Një ditë më parë u publikua vendimi për anulimin e një vizite të planifikuar të komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr. në Kosovë, për shkak të tarifave të Kosovës.

Ambasadori Kosnett nuk ka komentuar takimin e sotëm me kryeministrin Haradinaj i cili tha ndërkaq se “është qëndrim i qartë i Departamentit të Shtetit por edhe institucioneve tjera të Amerikës, pra janë unik dhe ata sugjerojnë që të pezullohet taksa që t’i hapet rrugë dialogut dhe është përsëritur edhe sot në takim dhe është një qëndrim i qartë i institucioneve të Amerikës“.

Ai ritheksoi se tarifat janë të lidhura me njohjen nga Serbia dhe nuk duhet të ndërlidhen me bisedimet.

Unë mendoj që përkundër faktit që të gjithë dëshirojmë të shprehim dashurinë për Amerikën edhe respektin dhe vërtetë ne jemi, por kjo nuk ka të bëj me përvojën time me partneritet me Amerikën, kjo ka të bëjë me një proces 20 vjeçar me Serbinë që e ka lodhë Kosovën, jemi lodhë nga një gjendje e pritjes, nga një dialog që fillon e ndalet dhe i ka kushtuar Kosovës një proces i tillë. Unë jam kundër kësaj logjike më dhe do t’i mbetem besnik bindjes se ekziston mënyra për të hequr taksën, por duhet ta përgatisim një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, pra marrëveshja e heq taksën, marrëveshje detyruese ligjore për njohje“, theksoi ai.

Pezullimin e tarifave e ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian ndërsa pakënaqësinë me to e shprehu të martën edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar se ministrat e Mbrojtjes së NATO-s do të diskutojnë të enjten qasjen e aleancës ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, shndërrimi i së cilës në ushtri është votuar në dhjetor të vitit që lamë pas nga parlamenti i Kosovës.

“Disa aleatë mendojnë se ishte kohë e papërshtatshme për vendimin e shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ne ushtri, disa aleatë kanë shprehur zhgënjimin me tarifat dhe e kanë bërë të qartë se Forcat e Sigurisë duhet të respektojnë të gjitha detyrimet ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen e Brukselit se nuk do të hyjnë në veriun e Kosovës pa lejen apo mbështetjen e komandantit të KFOR-it“, tha ai.

Sekretari Stolteneberg tha se nuk ka ende ndonjë vendim rreth qasjes ndaj Forcës së Sigurisë, ndërsa theksoi se misioni i forcave paqeruajtëse të KFOR-it mbetet i pandryshuar.

Vendimi i Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të saj nxiti reagim në Beograd dhe pakënaqësi tek një pjesë e vendeve anëtare të NATO-s, por u mbështet nga Shtetet e Bashkuara të cilat ndërkaq po i kërkojnë Kosovës të pezullojë tarifat dhe të shmang kësisoj fajësimin për bllokimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve më Serbinë, që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.(voa)

11 komente në “Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim”

  1. american16al says:

    Ky eshte nallban!!!

  2. Kallaman says:

    Ha he ….hiiiii..
    Edhe bythqir
    Edhe karderr!!!
    Edhe deklaron se osht bythperjasht nen hajdarin amerikan
    Edhe shet pordh si i fort!!
    Shqiptart kan probleme te personalitetit
    Sepse edhe jan ngordhje,edhe “çajn rrugn e historis me shpat n dor”!!!
    Edhe bythqi edhe qibyths
    Shqiptarqiq qe nhrehesh zgupth.
    Edhe lypsar edhe krenar
    Çud…

  3. Melesini says:

    Njerez te ketille i duheshin Shqiperise kur iu bene tere ato leshime Greqise ne dem te sovranitetit kombetar te vendit, duke pranuar Janullatosin ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare, varrezat e grekeve pushtues ne token tone te shenjte, falja e detit, etj.
    Sali Berisha me shoke do te ishin bere heronj te shqiptareve po tu rezistonin politikaneve greke, por ata u treguan frikacake e kolltukofage dhe per hir te interesit perdonal (ruajtjes se karikes) demtuan rende interesat kombetare dhe bashkimin kombetar.
    Une nuk di si do te veje puna ne Kosove, por fakti qe aty qe ka nje burre qe per hir te interesit kombetar hyn ne konflikt me te vetmen superfuqi te botes (me gjithe pasojat e mundshme per te) me SHBA-ne e nxjerr ate si nje burre shteti (nje Skenderbe a nje Enver Hoxhe), eshte ne kontrast te hapet me qendrimet e politikaneve tane qe kane tridhjet vjet qe i bejne leshime Greqise me idiocine se Greqia ka celesin e hyrjes se Shqiperise ne Europe.
    Politikanet tone ende s’mund te kuptojne nje gje fare elementare:
    Shqiperia do te hyje ne Europe VETEM kur te plotesoje kushtet qe ka vene Europa. Po t’i plotesoje ato kushte, jo Greqia e shpartalluar, por as Gjermania nuk do te jete ne gjendje ta ndaloje, kurse pa plotesuar ato kushte asnje “mik” (e jo me Greqia e mbytur ne borxhe) nuk mund ta fuse ne BE.
    Ajo thenia shqiptare “Ta kesh mik te prish pune e ta kesh armik te ha”, duket sikur eshte stisur pikerisht per miq te tille si Greqia.

  4. Melesini says:

    Njerez te ketille i duheshin Shqiperise kur iu bene tere ato leshime Greqise ne dem te sovranitetit kombetar te vendit, duke pranuar Janullatosin ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare, varrezat e grekeve pushtues ne token tone te shenjte, falja e detit, etj.
    Sali Berisha me shoke do te ishin bere heronj te shqiptareve po tu rezistonin politikaneve greke, por ata u treguan frikacake e kolltukofage dhe per hir te interesit perdonal (ruajtjes se karikes) demtuan rende interesat kombetare dhe bashkimin kombetar.
    Une nuk di si do te veje puna ne Kosove, por fakti qe aty qe ka nje burre qe per hir te interesit kombetar hyn ne konflikt me te vetmen superfuqi te botes (me gjithe pasojat e mundshme per te) me SHBA-ne e nxjerr ate si nje burre shteti (nje Skenderbe a nje Enver Hoxhe), eshte ne kontrast te hapet me qendrimet e politikaneve tane qe kane tridhjet vjet qe i bejne leshime Greqise me idiocine se Greqia ka celesin e hyrjes se Shqiperise ne Europe.
    Politikanet tone ende s’mund te kuptojne nje gje fare elementare:
    Shqiperia do te hyje ne Europe VETEM e VETEM kur te plotesoje kushtet qe ka vene Europa. Po t’i plotesoje ato kushte, jo Greqia e shpartalluar, por as Gjermania nuk do te jete ne gjendje ta ndaloje, kurse pa plotesuar ato kushte asnje “mik” (e jo me Greqia e mbytur ne borxhe) nuk mund ta fuse ne BE.
    Ajo thenia shqiptare “Ta kesh mik te prish pune e ta kesh armik te ha”, duket sikur eshte stisur pikerisht per miq te tille si Greqia.

  5. KORÇARI says:

    RAMUSH HARADINAJ , KRYEMINISTRI I GJITHË SHQIPTARËVE ANEMBANË BOTËS.
    RAM7SH HARADINAJ POLITIKAN ME BOLE DHE JO BOLE POLITIKAN.
    BRAVO RAMUSH HARADINAJ , KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR .
    NJË RAMUSH HARADINAJ I DUHET SSHQIPËRISË.

  6. Kuq e zi says:

    Z.haradinaj shpresoj te rrezojne nga qeveria por taksen mos e hiq te shohim kush parti do dale ne fushate per hekjen e takses dhe sa vota do marre
    Do kthehesh me i forte te gjitha partite e dine qe kosova eshte pro takses por duan qe ti ta heqesh jo ato sepse do ishte nje minus i madh per cdo parti qe hek taksen
    Te jesh i sigurte z kryeminister se po tu sillte avantazh ne zgjedhje do te kishin shkarkuar me kohe por kane frike se elektorati do i ndeshkonte
    Eshte nje formule magjike renia jote te sjell me te forte
    qendrimi yt taksa vazhdon
    Raliteti eshte se be dhe amerika kerkojne te blejne serbine me vuajtjen tone ka ardhe dita qe BE te nxjerre nga xhepi i saj nqs don serbine ne gjirin e saj

  7. Lani says:

    Thirrini mendjes o kosovare! A i degjoni kembanat apo ju ka vene rusi zhurmues?!
    A degjojne njeri keta?! Po „te urtet“ e Kosoves ku jane? Pse nuk po ndihen?

  8. ? says:

    Tarifat taksuese hiqen po të jen falas mallrat që futen në dogana.

  9. Ore Komentues IDJOTE, po kush e cliroi Kosoven Haradinaj e te tjeret medemek UCK. Sa trapa qe jeni o Komentues. Ate e cliroi Amerika dhe UCK ishte “sajese” po e Amerikes per justifikim Nderkombetar, per te goditur Serbine qe te hiqte dore perfundimisht nga Kosova, e keshtu u be. Pamvarsia e Kosoves eshte 100% fale Amerikes e Britanise se madhe, e jo e do monstrave si Haradinaj e do te tjere si Ai ne Kosove dje e sot. Do behet si thote Amerika dhe PIKE, per me teper qe sapo doli dhe Gjermania ne linje si Amerika, dhe uji per Kosoven fillon “shterrimin” per sa kohe eshte Haradinaj e monstra te tjera si Ai ne Pushtet. OK o Kosovare.

  10. 0sumi says:

    Ky eshte MALOKU me i trashe qe ekziston ne te gjithe shqiptaret.
    Ky duket qe ne surrat ,ne ecje,ne veshje ,lere per te folur.
    Mori me qafe popullin kosovar.

  11. BK says:

    Per here te pare pas shpallljes se pavaresise me 1912, shohim nje shqiptar te vertete, nje burre shteti qe ka plotesisht te drejte.
    Ka qene dhe Enver Hoxha, por jo ne te gjitha rastet, e drejta ishte ne anen e tij.
    KOSOVEN E CLIROI AMERIKA, POR JO AMERIKA E TRAMPIT….TRAPIT.
    HARADINAJ KERKON TE LUAJ ME FAKTORIN KOHE, ME SHPRESE SE NE ZGJEDHJET E AFERTA PRESIDENCIALE, TRAMP DO TE HUMBAS.
    Sa per Europen, ajo dihet, eshte nje armike e shqiptareve, dhe nuk eshte e afte te zgjidh asnje problem gjeopolitik.
    Nuk kane mundesi praktike te na largojne me gjithe token qe kemi diku larg, se edhe ate do ta kishin bere.
    E mbajne veten si emancipues, ka disa qe i besojne, por jane racistet me te medhej ne bote.Shihni thirrjet raciste ne stadiumet e Europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje