Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev janë kandiduar zyrtarisht për çmimin Nobel për Paqen.
Kjo është konfirmuar nga mediat shtetërore të Athinës që citojnë një raport të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.
Dy kryeministrat u propozuan fillimisht nga disa grupe të Parlamentit Evropian për kontributin e tyre në zgjidhjen e mosmarrëveshjes shumëvjeçare për emrin e Maqedonisë.
Tsipras dhe Zaev u vlerësuan edhe me çmimin Evald von Kleist, të cilin do ta tërheqin në Konferencën e 55 të Sigurisë në Mynih që mbahet me 16 shkurt.
Ky çmim jepet që prej vitit 2009 dhe vlerëson zyrtarët që arrijnë paqen përmes dialogut.
Shume mire dhe e kan merituar te dyte
E meritojne qe te dy, bravo i qofte
Emrat i ve dhe i nderron sa here te fryhet miku i ndonje kokenxehti, por si tja besh kur vihen territoret ne diskutim !!!
E gjithe kjo gjasme sukses VETEM ne saje te bashkpunimit te Shqiptarve.
Bravo CAMI Tsipras ?