“Qeveritë bien me revolta popullore dhe jo me revolta militantësh. Maksimumi ata mund të ngrenë çadra. Është tjetër gjë revolta popullore dhe tjetër gjë protesta e opozitës”.
Kështu u shpreh sot deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu për protestën e paralajmëruar të opozitës e cila do të mbahet ditën e shtunë, duke theksuar se protestuesit do të largohen ashtu siç edhe erdhën.
“Opozita i ka kapacitetet për të bërë një protestë, por si do vijnë, ashtu edhe do shkojnë. Janë të pazotët dhe vetëm mund të bëjnë ndonjë rrëmujë.
E vetmja gjë ndryshe është se këtë drejtuesit e opozitës mundohen me larë duart dhe me thënë se ne nuk kemi gjë në dorë. Pasqyra ku lexoi veten opozita ishte protesta studentore, dhe aty ajo as tentoi të afrohej.
Krebiliteti i drejtuesve të opozitës është shumëfish më poshtë se i qeveritarëve tanë.
Po të dalësh për hallet e popullit duhet të kesh halle vetë. Por këta jetojnë në superlluks dhe kjo nuk është e moralshme dhe njerëzit nuk kanë pse t’u vijnë pas këtyre”, theksoi Ndreu.
Duke u ndalur te opozita, deputeti i PS bëri me dije se qëllimi i partive opozitare është që të pengojnë Reformën në Drejtësi, e cila sipas tij është në një rrugë të pandalshme.
“Këta duan të zhbëjnë Reformën në Drejtësi, e cila është e pandalshme dhe që do të penalizojë shumë politikanë. Reforma në Drejtësi do të presë pemën e kalbur të politikës, është drejtësia që do të shkojë në vend, duke pastruar togat e zeza.
Këta tani tentojnë të kapin ndonjë karrige dhe të pengojnë Reformën në Drejtësi. Le të bëhemi gati të përballemi dhe të mos krijojmë trazira”, vijoi ai, duke folur per Ora News.
I pyetur për angazhimin e 1500 forcave të policisë, deputeti Ndreu theksoi se policia është një hallkë e ndërmjetme, e cila merr masat e duhura për mbarëvajtjen e protestave, dhe që sipas tij ditën e nesërme do të jetë në lartësinë e duhur.
E kur flet dhe ky ,ish polic dhe njekohesisht miku I gjithe trafikanteve te shqiperise.
O polico
Boll me kete reformen ne drejtesi
Se njelloj si rilindjen, po e gezojne vetem kriminelet.
Sot u lirua nje tjeter I denuar me burgim te perjetshem per vrasje.
O Polic, ne nje regjim demokratik, qeveria rrezohet vetem me vote; menyrat e tjera jane bolshevike dhe denohen me ligj!
Shumr e vertete!
Opozite e shkerdhyer dhe pa moral. Me Lul Bashen as ne hale nuk dilet
Bravo zoti Ndreu.Je i zoti dhe i zgjuar.Fitoren ne Lezhe e ke te garantuar.Le te tallen disa Berishas langaraq si vete Berisha,per vehten e tyre e kane.
Ku e keni degraduar PS. Mbrohet nga nje ish polic i shkarkuar nga PS me kerkese te ambasades amerikane per lidhje me krimi.
Nje parti plot intelektual mbrohet nga nje polic.