Pas suksesit të jashtëzakonshëm të dy viteve të kaluara, mbahet për të tretin vit rradhazi dasma e vitit në Shqipëri, e organizuar nga Ami Event dhe TEG.
Dhjetëra çifte kanë fatin që të përfitojnë falas organizimim e ceremonisë, fustanin e nuses, asistencë në makeup, banketin, foto profesionale e shumë të tjera.
E veçanta e këtij viti është se çiftet kishin mundësinë e përzgjedhjes së një personazhi publik për të celebruar martesën e tyre.
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
Pra këtë vit çiftet që do të shkojnë në altar, do të përzgjidhen nga personazhi publik, që ka pranuar ftesën pasi është selektuar nga çifti.
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
Personazhet e famshëm të përzgjedhur, do të vendosin se cilët prej çifteve dëshirojnë të celebrojnë, në rastin kur janë nominuar nga më shumë së një çift.
Disa nga personazhet publikë që do të celebrojnë martesat janë Eranda Libohova, Ori Nebijaj, Roza Lati, Zaimina, Greta Koçi, Alba Hoxha, Albana Osmani, Ermali dhe Amarda e shumë të tjerë.
Dhe sigurisht në këte që është dasma e vitit në Shqipëri, nuk mund të mungonte qytetari i parë i Tiranës, Z.Veliaj.
Këtë vit ceremonitë e dasmave do të vijojnë deri ditën e dielë, kjo në menyrë që çifteve t’u kushtohet koha e duhur për të përjetuar këtë moment special në jetën e tyre.
Sot, në orën 16:00, celebrimet starojnë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Për më shumë info, klikoni në teg.al
Ja disa pamje nga dita e parë.