Roman Abramovich nuk është lloji i presidentit që e kalon lehtësisht një humbje 6-0 dhe kështu pas nokaut të bujshëm që mori ekipi i tij Chelsea në fushën e Manchester City, në Angli tani të gjithë janë të bindur se aventura në stol e Maurizio Sarrit ka arritur në fund.
Pothuajse të gjithë tabloidët britanikë kanë shkruar se në verë ish-trajneri i Napolit do t’i thotë lamtumirë Londrës dhe, sipas një artikulli të The Sun, drejtuesit e klubit anglez kanë gjetur tashmë një zëvendësues.
Ai është, Zinedine Zidane, i cili po planifikohet për stolin e “Bluve të Londrës” për për ekipin që do t’i vihet në dispozicion ish-trajnerit të Real Madrid .
The Sun shkruan se trajneri francez, së pari do të ndalojë shitjen e Hazard. Në mesfushë është menduar afrimi i Isco, i cili me kënaqësi do të gjejë trajnerin e tij që ka punuar tek Real.
Por, surpriza e vërtetë është në sulm, ku përveç Pulisic i cili është blerë, afrimi i ri do të jetë sulmuesi i Interit Mauro Icardi, që pas konfliktit me ziklatërit duket se e ka mbyllur të ardhmen e tij në Milano.
Sa për mbrojtjen, emrat e Koulibaly dhe Skriniar janë nën monitorim, për krahun e majtë po shikohen Alex Sandro ose Telles dhe Ginter për qendrën pranë Rudiger. (TemA)