Sa veta mban një autobus? Shifrat e PD dhe kalkulimi real i pjesëmarrjes

16 Shkurt 2019, 09:41Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike në Elbasan Eugen Isaj u ka thirrje të gjithë qytetarëve elbasanas t’i bashkohen sot në 11:00 protestës në kryeqytet.

Ai paralajmëroi se protesta e sotme do të jetë madhështore dhe qëndrestare.

Sipas PD, në më mënyrë te organizuar do nisen 14 autobusë dhe 127 makina private.

Ndërkaq nga bashkitë Librazhd dhe Përrenjas sipas kreut te PD, Bujar Vreto, janë nisur 2 autobusë dhe 100 autovetura.

Nga bashkia e Cerrikut janë 2 autobusë dhe 35 autovetura.

Nga Peqini 35 autovetura dhe 10 furgona.

Pra këto janë shifrat zyrtare që jep PD e Elbasanit, të cilat në fakt kanë brenda një kontradiktë jo të vogël shifrash.

Nëse llogarisim se një autobus mban mesatarisht 50 udhëtarë, i bie që nga qyteti i Elbasanit të jenë nisur drejt Tiranës 700 protestues.

Dhe po t’i shtojmë 127 autoveturat me nga katër persona në bord, të cilat mbajnë rreth 500 të tjerë, numri total i protestuesve nga Ebasani drejt kryeqytetit i bie të jetë, sipas vetë Partisë Demokratike, jo më shumë se 1200 persona.

E njëjta gjë vlen për shembull, edhe për Shkodrën, ku PD thotë se janë nisur 8000 veta drejt Tiranës.

Me kapacitetin e mësipërm të një autobusi, protesutesit e Shkodrës do të kërkonin 200 autobusë për të ardhur në Tiranë!

Me këtë llogari të thjeshtë, shifrat e fryra që jep PD për pjesëmarrjen në protestë nga rrethet e vendit, shfryhen në mënyrë të konsiderueshme!

6 komente në “Sa veta mban një autobus? Shifrat e PD dhe kalkulimi real i pjesëmarrjes”

  1. Bilali says:

    Sa militant ka opozita ?
    Keta militant do rezojne qeverine?
    Militantet e mazhorances dhe populli per se votojne atehere ?
    Cila eshte shumica qe vendose per qeverine ?
    Gota eshte e mbushur me kete levizjen e sotme ka filluar te derdhet ,nuk mban me propozoje nismem qe gjithe kjo % tjeter e shumices duhet se shpejti te organizoje nje tubim madheshtore qe te gjithe keta qe i kan shpetuar drejtesise per 29 vjet te japin llogari per vjedhjet krimet dhe pjesmarjen ne akte krimimale ndaj ketij vendi me ndihmen e agjenturave te huaja , ku kjo e fundit nga burime te sigurta per diten e sotme ka derguar ne vend mbi 400 agjent per destabilizim dhe kaus.

    1. Bledian Cacaj says:

      Proteste per interesa te nje grupi, qe e kane shkatruar shqiperine, dhe vazhdojne ta mbajne peng vendin,
      Kujtohuni pak o popull, a ishin dhe keta ne pushtet, ku jeni Proteste vec per hallet e Mones dhe te lulit qe e ka enderr te behet lider….Keta qe pretendojne te vine ne pushtet me dhune nuk na perfaqsojne ne si popull, po urine e tyre per te rrjepur shqiptaret.
      sedi pse keta qqytetare ju shkojne Akoma nga pas, protesta me e mire eshte vota, nqs keta vertet jane per te miren e vendit, ta fitojne me zgjedhje sepse vota eshte deshira e popullit, jo sic bejne keta sfitojme dot me zgjedhje hade cohemi ne proteste ta hedhim qeverine.

  2. Vlonjati says:

    28 kamiona per shtate bataliona.
    7×7=77
    Jo vetem qe del llogaria, por tepron edhe per mot.

  3. ardis says:

    Me detyrim punonjesit e bashkive te pd dhe lsi

  4. Kaonia says:

    Trimat e selfo qorit.ore shejtaner mos ngacmoni gje miellin e gjermanit aty nga mbrapa hahahahh

  5. Bekim Peja says:

    Toka e xane ????✌️.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje