Partia Demokratike ka njoftuar se këtë herë në protestë nuk do të flasin liderët e opozitës, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu apo Shpëtim Idrizi.
PD thotë se fjalën do ta kenë vetëm qytetarët.
“Protesta nuk do te kete fjalime nga kryetare partish.
Fjalen e kane vetem qytetaret, te cilet i jane pergjigjur thirrjes se kreut te opozites per te marre fatin ne duart e tyre.
Protesta do te hapet nga nje vajze e re nga Shkodra.
Me pas do te marrin fjalen perfaqesues nga ata qe mbrojten Teatrin, nga banoret protestues te Unazes se Re, te cilet jane ne qender te protestes.
Do te kete perfaqesues nga biznesi i vogel, nje pedagog, fermer, artizan dhe sipermarres i ri. Me pas, qytetaret do te jene te lire ta marrin fjalen per te shprehur revolten e tyre”, nënvizon zyra e shtypit në PD. (TemA)
Nuk do kete fjalime ?? Si keshtu ? Do ri Monika pa hapur gojen ?? U mbaruan genjeshtrat dhe mashtrimet , trillimet , dhe iluzionet , ogurziu Sali kaq e kish , smund te llapesh nje jete dhe te shpifesh pa limit . Cdo gje ja nhe fillim nje vazhdim , dhe nje fund , besoj se jane kaq te zgjuar zoterinjte e opozites qe cdo gje ka mbaruar , ose sic thone miqt tane amerikane ” game over ” kaq qe , rethi ngushtohet rezikshem , kjo qe dhe perpjekja e fundit e nje gershetimi , e nje mix , te korupsionit dhe dominimit rus ne ballkan ……kaq qe zoterinj deshtuat ….. Luajtet dhe humbet ….