Sulmi i opozitës mbi Kryeministri, reagon OSBE: Nxitësit dhe autorët e dhunës mbi godinë mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme

16 Shkurt 2019, 14:11Politika TEMA

Prezenca e OSBE-së ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër Kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private.

Përmes një deklarate zyrtare ndër të tjera OSBE nënvizon:

“Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. 

Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. 

Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri.“, nënvizon OSBE. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje