2 viktima dhe një i plagosur është ky bilanci i atentatit që ndodhi mesditën e sotme në Vlorë.
Mësohet se atentatorët dogjën më pas makinën që përdorën gjatë atentatit, duke e braktisur në fshatin Sherisht. Brenda makinës së djegur janë gjetur dy kallashnikovë, të cilët mendohet janë përdorur gjatë sulmit.
Sipas informacioneve, objektivi i atentatit ishte Armando Sulejmani, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy viktimat Orest Rexho, kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani, shoku i tij ndodheshin rastësisht me të në makinë.
Armando Sulejmani është një emër i njohur, pasi rezulton i skeduar nga policia. Në qytetin e Vlorës, njihet gjithashtu me nofkën “Çipuri”.
Ai ka qenë anëtarët i bandës së njohur të “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burgim.
VLONJATET TI LENE MENJANE SHERRET,,,,NUK KEMI NJEREZ TEPER NE SHQIPERI,,,,,TE ULIN KOKEN TE PUNOJNE SE KENI NJE QYTET TE MREKULLUESHEM TURISTK,,,,,KU NE VERE MUND TE PRISNI 30 MILION TURISTE VETEM NE VLORE,,,,,,NDERTONI RESORTE DHE HOTELE TE MEDHA ,KU MUND TE PUNESOHEN MIJERA VLONJATE DHE ZONAT PERRETH,,,,,JO APARTAMENTE ,,,NGA APARTAMENTET NUK KA GJENERIM PUNE,,..
Me toke te vjedhur o Partia jon
ashtu sic ti na keshillon
Do ngrem rezorte me euro hashashi
Me muzike nga Redon Makashi
30 milion turista do presim me fishekzare kallashi