Banorët e lagjes “Uji i Ftohtë” në Vlorë janë terrorizuar nga të shtënat e shumta, por disa prej tyre ia kanë vënë ‘fajin’ dasmave.
Kështu ka thënë për “BW” një banor.
Ai rrëfeu se kanë qenë shumë të shtëna që janë dëgjuar edhe në largësi.
“Unë jetoj atje lart por i dëgjuam të shtënat, na than u vranë erdhëm vrap.
U dëgjuan shumë plumba, shumë fishekë. Thamë se ishte dasmë njëherë.
Thamë po hedhin fishekzjarrë. Unë rri atje lart.
Pas çerek ore kam ardhur këtu”, tregoi banori.
Informacion paraprak nga policia
Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta.
Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje.
Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera. (TemA)
Pse akoma ka te shtena neper dasma, si ne 97-en?
Thone se kemi ber SHTET? Apo e kemi marre vesh gabim.