Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për të lënduarit gjatë protestës që degjeneroi në dhunë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy policë janë lënduar me mjete të forta, në kokë dhe në kurriz.
Ata janë transportuar për trajtim të specializuar në spitalin universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.
Po kështu katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT.
Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. (TemA)