Arratiset gjyqtari Petrit Aliaj. Policia në Vlorë nuk gjen gjyqtarin që lehtësoi Dritan Dajtin

15 Shkurt 2019, 17:19Kronika TEMA

Shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini dhe Petrit Aliaj u kontrolluan gjatë kësaj të premteje nga grupi operacional special.

Gjykata e Apelit Vlorë është e mbyllur dhe burime për Top Channel konfirmojnë se policia ende nuk ka kontrolluar zyrat e tyre, të cilat duhet të hapen vetëm në prani të tyre ose të avokatëve.

Për gjyqtarin Petrit Aliaj, të afërmit e tij tregojnë se ai nuk gjendet në Sarandë, por është larguar drejt Greqisë.

Gjyqtari tjetër i Apelit Vlorë, Skënder Damini ka shtëpi edhe në Vlorë, e cila është kontrolluar nga forca të shumta të policisë.

Banesa ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë dhe kontrolli i saj u krye në prani të djalit të gjyqtarit, në kohën që gjyqtari ndërkohë gjendej në Tiranë, në banesën tjetër.

Ndërkohë, që në orët e para të mëngjesit, Policia e Lezhës dhe prokurorët e Krimeve të Rënda ushtruan kontrolle në banesën e gjykatësit Aleks Nikolli.

Burimet bëjnë me dije se gjykatësit Nikolli nuk i është gjetur asgjë e paligjshme.

6 komente në “Arratiset gjyqtari Petrit Aliaj. Policia në Vlorë nuk gjen gjyqtarin që lehtësoi Dritan Dajtin”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Welcome to the nazi times. Edhe kete kishte mangut ne rezyme Nalteshalegjatesia.

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Welcome to the nazi times. Edhe kete kishte mangut ne rezyme Nalteshalegjatesia..

  3. sit back & relaks ° O ° says:

    Gazetaro, arratiset si term ka kuptim kur personi eshte ne kerkim per vepra penale. A ka urdher ndalimi ndaj gjykatesit? Me sa dime jo, keshtu qe ate termin arratiset hiqe se do haje Mero ndonje padi tjeter per prishje imazhi.

  4. sit back & relaks ° O ° says:

    Gazetaro, arratiset si term ka kuptim kur personi eshte ne kerkim per vepra penale. A ka urdher ndalimi ndaj gjykatesit? Me sa dime jo, keshtu qe ate termin arratiset hiqe se do haje Mero ndonje padi tjeter per prishje imazhi..

  5. sit back & relaks ° O ° says:

    Gazetaro, arratiset si term ka kuptim kur personi eshte ne kerkim per vepra penale. A ka urdher ndalimi ndaj gjykatesit? Me sa dime jo, keshtu qe ate termin arratiset hiqe se do haje Mero ndonje padi tjeter per prishje imazhi…

  6. Popullore says:

    SeKuestroni pasurine e gangsterit te njohur Alia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje