Atentati mafioz: Kush është “Çipuri” që u plagos sot në Vlorë. Iu bë atentat dhe në 2016

17 Shkurt 2019, 14:18Kronika TEMA

Armando Sulejmani, i cili mbeti i plagosur sot gjatë atentatit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, mësohet se sihte objektivi kryesor i sulmit.

Sulejmani nuk është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2016 i ka shpëtuar një tjetër atentati.

Ai njihet ndryshe dhe me nofkën “Çipuri” dhe dyshohet se ka qenë anëtari bandës së Gaxhait.

Atentati në vitin 2016:

Atentati ndaj Armando Sulejmanit, (i njohur me nofkën Çipuri) ndodhi më 23 maj të vitti 2016 në lagjen “Pavarësia” të Vlorës ku 42-vjeçari u plagos me një plumb në krah në hyrje të pallatit ku jetonte.

Policia tha atë kohë se autorët e atentatit ishin vrasës me pagesë, por jo profesionistë. Gjatë marrjes në pyetje, 39-vjeçari ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që i bënë atentat, pasi ata kanë qenë të maskuar. Ndërkohë, ai nuk ka pranuar se ka pasur armë zjarri dhe se nuk ka qëlluar në drejtim të atentatorëve.

Nga ana tjetër, burime nga policia bënë me dije se ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë nga të dyja palët. Po të njëjtat burime sqaruan se dy autorët e krimit kanë qëlluar Armando Sulejmanin (kishte pak kokë që kishte dalë nga burgu) në hyrje të pallatit të tij dhe se ky i fundit, edhe pse i plagosur, ka mundur të ngjitet në katin e katërt dhe të kundërpërgjigjet ndaj atentatorëve me pistoletë.

Mendohet se njëri nga atentatorët mund të jetë plagosur në këmbë. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë në disa njësi tregtare të zonës, policia e Vlorës ka konstatuar se në atentatin ndaj Sulejmanit kanë marrë pjesë dy persona të moshës nga 20 deri në 25 vjeç, të maskuar dhe të armatosur me pistoletë. Nisur nga fakti se njëri nga autorët çalonte në të ecur, blutë deklaruan se ai mund të jetë plagosur.

Policia dyshonte se ngjarja kishte ndodhur për larje hesapesh dhe se kishte lidhje me vrasjet e kryera nga Armando Sulejmani në të shkuarën e tij. Fillimisht Sulejmani është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa Gjykata e Lartë ia ka ulur dënimin duke e dënuar me 16 vite burg.

3 komente në “Atentati mafioz: Kush është “Çipuri” që u plagos sot në Vlorë. Iu bë atentat dhe në 2016”

  1. Kerpudha Red says:

    Krerët e mafies politike shqiptare, Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po bëjnë përpjekjet e fundit për sabotimin e SPAK-ut, me shpresë për t’i shpëtuar lakut të drejtësisë.


    Ne lakun e drejtesise, te dytet, dhe me pas gjyqtaret e prokuroret e mafjozeve te mesiperm, duhet te kalojne edhe bosat e pronaret e gazetave, ose sic njihen si kazani mediatik shqiptar, qe jane ne sherbim militant dhe propagandistik te mafjozeve te mesiperm.Keu hyn dhe TEMA E Meroz, nje vegl dhe burim propagandistik ne sherbim te Edvin Rames dhe militantizmit te tij politik.

    Lajmet e tjera, si ky me siper jane pa bereqet.

  2. Moisi Golemi says:

    “Nuk është një emër i njohur për policinë”
    O gazetar idiot!! Thuhet “Nuk është një emër I PANJOHUR”.

  3. kallashi says:

    i fusni nje plumb bytheve dhe mbaron puna. Tani le ti shkerdhehet motra me evgjitin e lagjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje