Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba, ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatet.
Bibda bën një interpretim ligjor të rasteve kur nërpritet mandari i deputetëve.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Per te gjithe miqte gazetare dhe te tjere qytetare te interesuar, ne vijim po vendos legjislacionin qe rregullon mbi “heqjen dore” nga mandati i deputetit.
Neni 71, pika 2, germa “b” parashikon se “Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:
b) kur heq dorë nga mandati.” Detaje te metejshme ne lidhje me kete situate jane parashikuar nga neni 164 i Kodit Zgjedhor, sipas te cilit: “1) Mandati i deputetit, […], ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati.
Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.
2. Mandati i ndërprerë i deputetit […] i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. […]. 3. KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi.
Vendimi i njoftohet kandidatit dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës së parashikuar në pikën 1 ose 2 të këtij neni.
E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike.” Ne kete pike perfundon edhe imagjinata e legjislatorit ne nje demokraci kushtetuese…”, nënvizon Biba.(TemA)
E ku mere vesh Basha nga ligjet.Ai bene ç’i thote Berisha.Ligj per Bashen Eshte Berisha.
Jo me djegë mandatin,por juve duhet edhe mu ju djegë per se gjalli,Muta!
Lulit dhe Monës i ka mbetë ta rregulloj Shqipërin!Hajnav ju ka hy frika në palcë!
O Denar! Eshte vetem propozim! Te presim! Problemi aty eshte Sala, Luli, Monika dhe ca te tjere! Te cilet ne ndryshim nga Gruevski, duan te ikin para se Spaku te kompletohet! Keta bespj duan te mos bien ne sy, te largohen! Se ku e dine vehte!
Nuk na tha ndonjë gjë të qartë Biba. Ato që thotë Biba i lexon dhe një me 9-vjeçare.
Biba të na interpreojë kur mbaron “imagjinata” e Kushtetutës.Për 2-3 muaj mbaron zëvëndësimi i kandidatëve …po pastaj ç’ nëhet ?
Ç’ke te paqarte ketu ti more XheJ eN Bi? Ne momentin qe lista dorezohet ne KQZ, merr forme ligjore, pra hyn ne pune Kushtetuta dhe KQZ dhe jo vendimet partiake. Ku e di ti more toç, se nga ata 60-te e ca kandidate te listes, qe presin rradhen, nuk do te pranojne mandatin psh. gjysma a me shume. Vendimi eshte personal.
mos, te lutem basha se do humbesh pushimet e veres 3 mujshin ,meqe lodheni shum per kte popull qe mezi ju ka .nder kohe kto 3 muaj ben nonje pun si fshesaxhi ne holland ,se kuptohet hollanda sesht si albania ……… e di qe ke nje ekonomi i varfri bash per te qar hallin
*
Lulshit bashuqi erdhi me katapulke né PD sic thote Edhe xhixzhenina topalli.
Minister vodhi parate e rrugeve, minister shiti detin, minister vrau, kryetar bashkie fjeti gjume, kryetar partie Vetem humbje. Ku eshte Lule basha. Ai nuk e kupton Cdo te thote te luftosh per populli. E me vota. Se edhe kur votoi ja vodhi Sokol olldashit e pastaj e …….se ja ka mare doren Si avokat I shtepise se verdhe me spiunimet e UCK .
Keshtu qe Vetem ca tru shplare e ndjekin e ca qe Kane ngrene Corben e udebashit.