Zonja Kryemadhi, shihni grigjën tuaj; për tonën, kujdesemi vetë

17 Shkurt 2019, 09:28Blog TEMA

(Ose një replikë e detyruar se si nuk duhet të jenë raportet mes PD-së dhe LSI-së në këtë marrëdhënie të dytë)

Nga Namir Lapardhaja*

Deklaratën e zonjës Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, në emisionin OPINION në TV KLAN në lidhje me kandidatin e PD-së për zgjedhjet lokale të vitit 2019 e mora vesh me vonesë, ngase prej kohësh nuk ndjek asnjë emision politikë të së enjtes mbrëmë dhe, së dyti, do të ishte i pakuptimtë një reagim ditën e djeshme, për shkak të zhvillimeve dhe dinamikës së ngjarjeve në sheshin përpara kryeministrisë.

Duke qenë se jemi në ditë të ethshme protestash dhe pakënaqësish popullore si pasojë e keqqeverisjes dhe e arrogancës së pushtetit, reagimi bëhet i detyruar edhe për këtë arsye, ngase, të paktën siç është thënë zyrtarisht, thelbi i kësaj proteste dhe revolte nuk është thjesht për ndryshim pushteti, por, mbi të gjitha, për të vendosur disa elemente të rëndësishme të shtetit, të cilat kanë dalë prej shinave të ligjshmërisë dhe të normalitetit.

Në këtë kuptim, e rëndësishme është që alternativa përballë këtij pushteti të jetë e besueshme, të ketë respekt për institucionet shtetërore, të sillet me përgjegjësi ndaj ligjshmërisë dhe administratës publike, të ndahet nga elementet e korrupsionit, të botës së nëndheshme të krimit dhe aferave të tjera.

Por le t’i kthehemi deklaratës së zonjës Kryemadhi për një moment lidhur me zotin Kasem Mahmutaj kandidat i PD-së për zgjedhjet lokale të vitit 2019:

Së pari, ka një mugesë të theksuar etike në atë deklaratë, ngase zonja Kryemadhi është kryetare e LSI-së dhe si e tillë ajo duhet të mbajë përgjegjësi dhe të kujdeset për grigjën e saj politike. Për PD-në ka njerëz të tjerë që kujdesen dhe mbajnë përgjegjësi.

Së dyti, pavarësisht zhvillimeve politike të viteve të fundit, zoti Kasëm Mahmutaj kishte përballë në zgjedhjet lokale të vitit 2015 pikërisht kandidatin e LSI-së në Berat (në atë kohë një pjesë e atyre që përmend sot zonja Kryemadhi ishin në krahun e kandidatit dhe partisë së saj, mirëpo atëherë ata ishin “çuna” të mirë, sot janë të këqij), kështu që ky është një tjetër ngërç i deklaratës së zonjë, ngase kandiati Mahmutaj, pavarësisht se kishte kundër një makineri të tërë shtetërore, me të gjithë mekanizmat e saj, arriti një rezultat spektakolar (nëse nuk do të ishte realizuar reforma territoriale, PD nën kandidaturën e tij do të kishte rezultuar fituese e atyre zgjedhjeve).

Së treti, Kasëm Mahmutaj vazhdimisht, në një mënyrë ose në një tjetër, është pjesë e të gjithë aktiviteteve dhe zhvillimeve të PD-së në Berat, kështu që është e tepërt që për të flasë kryetare e një partie tjetër, të cilën zoti Mahmutaj në zgjedhjet e fundit e ka pasur kundërshtare.

Mirëpo, shqetësimi kryesor i këtij shkrimi nuk është përmendja e Kasëmit, ngase atë në Berat e njohin të gjithë, ashtu siç e ka të dokumentuar dhe të dëshmuar rezultatin zgjedhor gjatë kandidimit të tij, pavarësisht se Berati si qytet i vogël është i mbushur me thashetheme të mëdha. Dhe imagjino që këtyre thashethemeve nuk i shpëton dot as vetë kandidati i LSI-së në Berat e jo më thjesht një individ i lirë dhe pa ndonjë angazhim konkret politikë si Kasëmi!

Shqetësimi më i madh i këtij shkrimi është raporti dhe marrëdhënia që do të ketë PD-ja si forcë e madhe politike, si alternativë e besueshme dhe me një votëbesim masiv, çka i detyron asaj përgjegjshmëri shtetformuese, me një parti të vogël si LSI-ja, e cila, të paktën, në vitet e pushtetit të saj nuk mbahet mend për ndonjë sjellje të respektueshme ndaj shtetit.

Jo vetëm kaq, por PD-ja e ka një eksperiencë të hidhur me këtë forcë politike, duke e reflektuar këtë në të gjithë raportet, diskutimet, analizat e humbjes së thellë të zgjedhjeve të vitit 2013, ku të gjitha sa më sipër evidentuan si faktor të rëndësishëm të atij rezultati pikërisht raportin dhe marrëdhënien e pakushtëzuar të PD-së ndaj LSI-së.

Në këtë kuptim, për shumë njerëz në këtë vend, kjo marrëdhënie e dytë është si një film i parë shumë herë, që nuk të ngjall asnjë kuriozitet, asnjë emocion dhe nuk të shkakton asnjë befasi.

Pavarësisht kësaj, politika në Shqipëri është dinamike dhe nuk mund të ngelemi peng i statizmit, kështu që të gjithë biem dakort se sot vendi ka një të keqe shumë të madhe dhe ky është Edi Rama dhe keqqeverisja e tij, por kjo gjendje ka nevojë për besim dhe shpresë.

Dhe këtë besim dhe shpresë, pikë së pari, duhet ta japë PD. Duhet të jetë kjo forcë politike që duhet ta udhëheqë lokomotivën e koalicionit, që do të mbajë peshën e përgjegjësisë dhe të ngjalljes së shpresës. LSI-ja është aty pjesë e vagonave të trenit, si e tillë duhet të shohë vetveten dhe mundësisht të vijojë procesin e vetëpërmirësimit.

Si përfundim, është e rëndësishme që PD-ja të udhëheqë një opozitë ku të ngjallë besim dhe shpresë, duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore për të rrëzuar këtë mazhorancë të kriminalizuar dhe korruptuar, ashtu, si nga ana tjetër, ajo duhet të jetë e qartë (të paktën këtë qartësi, ia ka borxh demokratëve dhe njerëzve që besojnë tek e mira dhe kanë një largësi higjenike me të keqen), përsa i përket raporteve dhe marrëdhënieve të saj me LSI-në dhe partitë e tjera në të ardhmen e afërt të pushtetit.

Namir Lapardhaja është sekretar i PD*

14 komente në “Zonja Kryemadhi, shihni grigjën tuaj; për tonën, kujdesemi vetë”

  1. ¿ says:

    Shqipëria është në grevë urie ndërsa dashnorja Azem Hajdarit bën operacion plastic vaginal.

  2. Deni says:

    s`ka gjasa qe PD-ja te jete shprese per njerzit

  3. Deni says:

    s`ka gjasa qe PD-ja te jete shprese per njerzit,mire rrush

  4. Sali says:

    Me vjen keq,por qeke nje manall o z. Namir Lapardhaja.Optika jote per Pd-en eshte skandaloze.

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    Namir,sa pllaka guri hoqe dje nga Bulevardi per te goditur porten e Kryeministrise??? ?

  6. Komentuesi says:

    Djali i presidentit tone te”nderuar” Meta,i telefonon motres.Aloo! Motree! macja jone ra nga qoromidhet e çatise dhe ngordhi…. Ore idiot! i tha motra.Ashtu flitet? Ne fillim thuhet.Alo! Macja u ngjit te qoromidhet.Alo! Reshkiti dhe ra poshte.Alo! Erdhi doktori.Alo! Ngordhi.dhe jo menjehere,se na bere me zemer.
    Pas dy javesh.
    Aloo! Motree! Mami Monika u ngjit te qoromidhet… E kuptove apo te vazhdoj me telefonatat.

  7. Latif Qyramidhja says:

    Kostatimi juaj eshte i drejte LSI eshte kanceri i Shqiperis duhet nje ore e mepare te hiqet kjo metastazhe nga trupi i dy partive te medha te P.s, Ps, dhe nga administrata. Ju kini shume te drejt se pd.me kete kualicion duket se fiton po juk eshte keshtu po ishton hijet e dyshimit per nje fitore te mundshme .Une e kame kostatuar kete ne rrethe te ngushta shoqerore .Kandidati i mundhem i ka te humbura zgjedhjet 100% ky izotopi i Monikes sot ne Berat eshte figura me e urryer se pse ne komunikime mundohet te perdori batuta por qe se ka kete kultur bene budallalleqe foshnjarake , tregohet si erudit si kur Berat te jet fshati i viteve tridhjet e te duroje por.., e ketij injoranti se bashku me injorantet qe ka mar rrethe vetes se tij.
    Eshte detyra juaj Z. Sekretar tja beni te qarte bemat e ketij tipi ne ne organet tuaja .
    Zpti na ruajt nga nje rizgjedhje e ketij izotopi te rrezikshem.!!!!!!!?????.

  8. Lizga says:

    Kujdes Z….kur shkruani se kush eshte e keqja me e madhe e ketij vendi….ne qe ju lexojme e dime mire kete se kush eshte e keqe apo e mire…….. qe ju te beheni I besueshem per cfare shkruani tregohuni me I vertete……dhe larg shprehjeve abuzive kriminel hajdut e qeveri arrogante…….

  9. P says:

    Nuk keni shance LSI e PD te jeni te besushem per pushtet ndaj nuk votoheni.

  10. Edhe kasem edhe mahmutaaj qe do te thote me ha mutin o turkoshak.
    A mund te quhet shqiptar ky mut muti dhe te behet kryetar.
    Shko more mahmut ne arabi dhe kerko fisin barbar nga ke ardh.

  11. mali says:

    ERDHI SPAKU,,,,,BEHUNI GATI SE SAPUNIN DO KAPNI NE BURG,,////

  12. luze says:

    IKNI MOR FYTYRA TE QELBURA MOS NA DILNI ME NEPER TELEVIZORE,,,SE NA TREMBET FEMIJET,,, DHE NA SEMURET PLEQTE QE KEMI NEPER SHTEPIA,,,,,MALOKE TE POSHTER U SHOFSHI ME SOJ E SOROLLOP…////

  13. zoga e vodices says:

    Ore ti i lapardhas kasemi di te kujdeset mire per lopet,dhite dhe pulat nuk besoj se mund te hyj ne gare per kryetar se nuk e ka haberin per keto pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje