Fatos Lubonja shpreh dyshime për aktin e djegjes së mandateve nga opozita: T'i djegë vetëm PD, LSI të qendrojë në Parlament

18 Shkurt 2019, 17:59Politika TEMA

Fatos Lubonja e sheh me një entuziasëm të ftohtë vendimin e opozitës për djegjen e mandateve.

Ai ka përdorur një shprehje italisht për të thënë se ajo mund të ngjajë edhe me një “salto nel buio”, hedhje në errësirë, duke mos qenë i sigurtë se ku shpie ky vendim, që sipas analistit duhej të ishte diskutuar dhe debatuar më shumë.

Pa u shprehur kundër kësaj lëvizjeve që ai e pranoi se mund të zgjojë edhe përgjumjen e ndërkombëtarëve, ai pati rezerva se largimi i Ramës nuk mund të barabitet me shkatërrimin e gjithçkaje nçe Shqipëri.

Lubonja i fikësohet edhe lënies bosh të terrenit parlamentar nën dominimin e kryeministrit, prandaj ai hodhi si opsion, që PD si partia më e madhe të djegë mandatet, ndërsa LSI-a të vazhdojë luftën parlamentare.

Megjithëatë konsistent në qëndrimet e tij Lubonja tha në News 24 se Rama mbetet e keqja më e madhe.

“Nuk e prisja se opozita vetë dhe opinioni ka qenë i ndarë për lënien e mandateve.

Ka qenë një debat i hapur, që të bën të mendosh se pas asaj që ndodhi ditën e protestës, është marrë ky vendim.

Jemi në një situatë që tentoj të mos jap gjykime të prera, se është mjaft kontradiktore.

Por një gjë e them me bindje të plotë se këtu kemi një regjim, një dizenj politik të Ramës, që s’ka vizion për të ndërtuar hapësira demokratike, por një dizejn autoritarist për të kontrolluar pushtetet dhe për të nxjerrë jashtë loje çdo kundërshtar.

Drejtësia është kapur, media po ashtu. Kanë mbetur disa hapësira që ti lejon vetë regjimi.

Ideja e fundit që lëshoi Basha është që unë kështu siç jam, jam fasadë prandaj do ta heq fare këtë fasadë.

Mund të dalë më mirë kjo? Apo më keq kjo është një pikëpyetje, s’kam një mendim të qartë”, tha Lubonja.

Megjithatë, analisti sheh dy anët e këtij vendimi, një pozitive dhe një negative.

“Ana pozitive për opozitën është fakti se në këtë mënyrë delegjitimohet në kuptimin ndërkombëtar, demaskohet kjo lloj Shqipërie që paraqitej si demokraci.

Por ana e keqe është se kjo nënkupton që ne presim sërish të na shpëtojnë ndërkombëtarët.

Sa mund t’i kesh në krahë këta ndërkombëtarë, si mbështetës të një stabiliteti? Të marrësh ndërkombëtarët ti bësh gjyqtarë në këtë situatë është pak i vështire”, thotë ai.

Në këtë situatë, vijoi Lubonja, populli shqiptar ka zgjedhur të ikë, s’ka kohë të merret me politikë, pasi është i demoralizuar.

Ai tha ndër të tjera se për të arritur deri në këtë pikë, kryedemokrati duhet të ketë bërë disa llogari, se kush e mbështet në këtë luftë politike.

“Kur të bësh llogarinë e një lufte politike duhet të llogarisësh çfarë ushtarësh ke.

Si i ka Basha ushtarët. Po kolonelët, këta deputetët si i ka?

Sepse në fund secili ka një familje për të mbajtur, do një rrogë.

Mos harrojmë që regjimi gjen mënyra për ti joshur.

Prandaj unë do kërkoja më shumë debat lidhur me këtë vendim, edhe pse është vendim i marrë tashmë.

Mund ta kem unë gabim, por kam qenë më shumë për luftë parlamentare, për demaskime skandalesh.

Kam shprehur dyshime se nuk dihet sa deputetë të tillë, ushtarë të tillë të vendosur dhe popull të tillë që rebelohet kemi”, vijoi ai.

7 komente në “Fatos Lubonja shpreh dyshime për aktin e djegjes së mandateve nga opozita: T’i djegë vetëm PD, LSI të qendrojë në Parlament”

  1. Gjenerata 1964 says:

    A more debil ngele ne nivelin e gjykimit te nje amatori.

  2. Cuku says:

    Po kush te pjerdh ty o trap qe ke spiunuar babane

  3. 5G says:

    Sa i zgjuar ky analisti.Media ne Shqiperi jane te gjitha me Salen.Te gjithe keto,opozite,analiste etj kane mesuar 200 fjale,krim,kriminel,tani i shtuan edhe vjedhjen e votes ne zgjedhjet e kaluara!?Jo te djegin votat,por te digjen edhe vete me benzin.

  4. M says:

    Edhe tani qe reformen ne drejtesi behet nen drejtimin dhe mbikqyrjen e BEdhe SHBA eshte e kapur ? Cfare mund te thuhet per ate te krijuar nga keta politikan pa nderkombetaret dhe me shkollen e plepave?
    Djegia e mandateve eshte si puna e te “mbaruarit” qe hipen ne ndonje lartesi dhe kercenon se do vetevritet po nuk ju plotesuan ate qe kerkon si” fisheku i fundit” se (i vdekur dhe i vdekur jam )duke pasur parasysh ngritjen e sistemit te drejtesise. dhe dhenia llogari para asaje sic e do nje vend demokratik .Kjo eshte pare gjate 28 vjet e kusur qe asnje nga politikanet e ketije vendi nuk e deshiron hapjen dhe marjen pjase ne BE se duan si e si te gllaberojne kete vend te shume vuajtur se ne te kundert i kerkojne hesat te tjeret (be- ja ) pastaj si do te behen borgjeza keta letyra? Ai qe do te miren e shumices te vendit bene lufte parlamentare dhe nuk lobon qe mos hapen negociata , por neve shqiptaret shikojme interesin vetem sot dhe jo te ardhmen e pasardhesve se si thote shprehja pop.” te gjitha ketu lahen; paguhen”

  5. rrok cubi says:

    Po ti me gjith ata qe duan te lene mandatat,ka kohe qe ju jane lagur mandatet,me kete qe po bejne,neqoftese e bejne,do filloje njehere e mire qe te pastrohet gjirizi politik dhe mediatik,nga ky ambient toksik,drejtesia funksionon me mire dhe ju filloni te lironi ekranet,se na cate ka..,cdo ore e cdo dite

  6. Cudia says:

    O psikopat!!! Nuk po qeshim dot me me budalleqet e tua. Ti po thuaa varrosim kete kriminelin por t’ja leme litarin perjashta. Kjo eshte filozofija jote. Plehre!!

  7. Prind says:

    Ky ka probleme psiqike o shoku, muhabetet qe ben ky nuk jane normale,.ky ka rrjedhur komplet- keta i vene mikrofonin perpara akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje