Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se viti 2019 do të jetë vit kur Kosova do të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë për të hapur rrugën drejtë Bashkimit Evropian.
Thaçi i tha agjencisë amerikane “Bloomberg” në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, se duhet të mbyllen të gjitha çështjet me Serbinë.
“Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes. Kjo është mënyra më e mirë përpara për vendet tona dhe për të gjithë Ballkanin perëndimor”, ka deklaruar Thaçi thënë për “Bloomberg”, përcjell Telegrafi.
Ai theksoi se të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë një “demarkim të kufirit, duke përcaktuar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë”.
Kur u pyet se pse ishte optimist se dallimet tani mund të kapërcehen, Thaçi tha se ka një “momentum të ri me fokus dhe vëmendje më të madhe nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”.
I pyetur nëse ka presion që marrëveshja të kryhet përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që mbahen në muajin maj, ai u shpreh:”sa më shpejt, aq më mirë”.
Komisionari i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, u ka bërë thirrje të dyja palëve “të arrijnë një marrëveshje sa më parë që të jetë e mundur”, para përfundimit të mandatit të këtij Komisioni.
Te gjithe vrapojne, serbet, Hahn, EU, Mogherini, prosllavet ne administraten e Trump, Vucic, Thaci, qe marreveshja te perfundoje perpara se te qerohen ekipi prosllav nga EU dhe sa kohe jane ne fuqi Trump ne Amerike, sepse vetem ne keto rrethana mund te shkaterrohet perfundimisht Kosova. Prandaj nuk duhet te hiqet taksa 100% dhe me cdo kusht te levizet apo kufizohet Thaci me vendim parlamenti.