"Ditëlindja e shtetit të Kosovës", Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

17 Shkurt 2019, 09:36Rajoni TEMA

Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se pavarësia jeton te të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi secili prej tyre e ka të kultivuar në këto 11 vite.

“Edhe kjo qeveri e ka rrëfimin e vet. Ajo që mendoj me rendësi ta konfirmojmë është që me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjithë temat që janë përballuar.

Ka shumë vendime dhe ligje e pako ligjore dhe vendime të mëdha, siç ishte ushtria, siç ishte vendimi për Trepçën.

Ajo që dua të them është se në 10-vjetorin e dyte është periudha e konsolidimit tonë si shtet, ndërsa kemi edhe marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme me Serbinë apo anëtarësimin tonë në NATO.

Gjatë rrugëtimit tonë kemi hasur në sfida, do të sfidohemi, por Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa dhe do t’ua shpjegojmë partnerëve tanë, që Kosova nuk ka mundësi të bëjë hapa prapa, sepse kjo e dobëson Kosovën”, ka thënë ai.

2 komente në ““Ditëlindja e shtetit të Kosovës”, Haradinaj: Pavarësia jeton me ne”

  1. ¿ says:

    Vetëm Rumania nuk i urron Panvarsin Kosovës.

  2. Gjo Frejzeri says:

    Taqift Amerika ate ftyre orangutani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje