Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve si një hap thelbësor për të ardhmen e tyre.
Thirrjet ishin pjesë e një letre që presidenti Trump i dërgoi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe një letre dërguar presidentit serb Aleksandër Vuçiç, me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë.
Ne letrën dërguar presidentit Thaçi, thuhet se “marrëdhëniet e fuqishme dypalëshe janë të rrënjosura në vizionin e përbashkët të një Kosove dhe Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë.
Tani kur Kosova po fillon dekadën e saj të dytë si një vend i pavarur dhe sovran, unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që të përqendrohen në ruajtjen e parimeve demokratike, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e mundësive ekonomike dhe tregtare.
Më e rëndësishmja, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet, që është thelbësore për integrimin perëndimor të Kosovës.
Ne e shohim njohjen e dyanshme si themel të marrëdhënieve të normalizuara dhe si bazë për çfarëdo zgjidhje gjithëpërfshirëse“.
Tramp e thot troc hiq taksen ,
Trump duhet t’i thote troc Serbise dhe Rusise qe te njohin pa kushte Pavaresine e Kosoves, e cila do te sjelle vetevetiu heqjen e takses; por nuk e ben se eshte shnderruar ne sherbetor te interesave ruse ne Europe, e ne menyre te vecnte ne Ballkan!
Bravo i qofte Ramush Haradinajt per vendosmerine e tij,se sa per politikane te poshter(muta) si ministri i muneve te jashtme te Kosoves Behgjet Pacolli i cili nuk merr guximin as te flas ne keshillin e sigurimit ku me dite se qka ish ba.
Bravo i qofte Ramush Haradinajt per vendosmerine e tij,se sa per politikane te poshter(muta si ministri i muneve te jashtme te Kosoves Behgjet Pacolli i cili nuk merr guximin as te flas ne keshillin e sigurimit ku me dite se qka ish ba.
Bravo i qofte Ramush Haradinajt per vendosmerine e tij,se sa per politikane te poshter si ministri i muneve te jashtme te Kosoves Behgjet Pacolli i cili nuk merr guximin as te flas ne keshillin e sigurimit ku me dite se qka ish ba.