Diplomati amerikan: Kosova po shihet si një vend me liderë kokë-nxehtë, i kanë sjellë marrëdhëniet me SHBA në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës

14 Shkurt 2019, 13:33Rajoni TEMA

“Me këtë vendim [qëndrimin mbi taksën], liderët e Kosovës pothuajse e kanë krijuar një armik nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. I kanë sjellë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, James Hooper, ish diplomat amerikan. 

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hooper, Washingtoni është duke bërë trysni mbi Kosovën që të heqë taksën mbi prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës. Por, qeveria e Kosovës nuk po zmbrapset, duke thënë se vendimi është në të mirë të Kosovës dhe taksa mund të hiqet vetëm atëherë kur Serbia ta njohë Kosovën si shtet. Si e shihni këtë qëndrim ‘kryeneç’, nëse mund ta quaj kështu, të qeverisë së Kosovës?

James Hooper: Të them të drejtën, e gjithë kjo më ka befasuar. Unë jam mësuar të bashkëpunoj me liderë të Kosovës, të cilët mendojnë në rrafshin strategjik dhe të cilët kanë ndjesi të shquar për komunitetin ndërkombëtar, të cilët dijnë se cili është hapi i mençur ndërkombëtarisht. Kurse kjo që ka ndodhur, mua më duket si hapi më kontraproduktiv i liderëve të Kosovës, për aq sa mbaj mend.

Me këtë vendim, ata pothuajse e kanë krijuar një armik nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. I kanë sjellë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Është e jashtëzakonshme, Kosova ishte në pozitën e fuqizimit ndërkohë që procesi i bisedimeve po vazhdonte me Beogradin dhe tani e kanë hedhur tutje atë pozicion të fuqishëm, kanë krijuar një kundërshtim me Shtetet e Bashkuara, i cili nuk ka pasur fare nevojë të ekzistojë.

Tani kanë krijuar një spektakël publik, në të cilin Pentagoni, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë, janë bashkuar në një mënyrë të cilën unë asnjëherë nuk e kam parë në historinë e diplomacisë amerikane, për t’ua tërhequr vërejtjen kosovarëve se duhet ta pezullojnë taksën.

Thënë sinqerisht, për mua kjo është shenjë e një forme të ngushtë dhe provinciale e të menduarit, dhe kjo është shumë e rrezikshme për Kosovën, shumë e rrezikshme. Kosova nuk mund t’ia lejojë vetes të futet në kënaqësinë e të menduarit në formë nacionaliste.

Nëse kosovarët mendojnë se kështu duhet ecur përpara dhe nëse kjo është zgjedhja e tyre, atëherë ashtu qoftë, por qeveria amerikane është duke u thënë që nëse ecni në këtë rrugë, do ta humbni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Dhe ky bashkëpunim, është një vlerë strategjike, të cilën Kosova nuk guxon ta humbë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hooper, qeveria e Kosovës thotë se taksa është vendosur si përgjigje ndaj asaj që ajo e ka quajtur fushatë të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës. A nuk e arsyeton një gjë e tillë vendimin?

James Hooper: Jo, nuk e arsyeton. Ndoshta në baza ekonomike dhe nacionaliste, mund ta shoh arsyen pse po bëhet kjo, por në baza diplomatike dhe të politikës ndërkombëtare, një gjë e tillë nuk ka fare kuptim. Kosova mund ta fitojë këtë argument në aspektin ekonomik, por gjithsesi e humb argumentin në rrafshin strategjik. Kosova aktualisht po i vë në rrezik interesat strategjike për të ndjekur lojëra taktike. Nga përvoja ime me liderët kosovarë në të kaluarën, ata kanë qenë lojtarë strategjikë, edhe me kusht që me raste mund të humbisnin ndonjë qëllim taktik. Kështu funksionon diplomacia dhe politika ndërkombëtare.

Kam përshtypjen se presidenti Thaçi e kupton këtë, dhe dëshiron ta çojë procesin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Beogradin përpara. Dhe këto zhvillime të fundit nuk do t’i ndihmojnë bisedimet.

Radio Evropa e Lirë: Por, kryeministri i Kosovës ka thënë se është i përkushtuar për vazhdimin e dialogut, dhe se taksa nuk duhet ndërlidhur me dialogun. Sipas tij, vendimi për taksën është vendim sovran i shtetit të Kosovës…

James Hooper: Saktë, dhe Kosova mund të marrë vendime të tilla, por ky vendim sovran i qeverisë së Kosovës, është duke vënë në rrezik interesat strategjike të Kosovës. Kryeministri mund të veprojë si të ketë dëshirë, nuk kam dëshirë t’i karakterizoj gjërat në nivel personal, sepse kam respekt për kryeministrin Haradinaj, por Shtetet e Bashkuara ia kanë thënë në mënyrën më të jashtëzakonshme publike: E ke gabim!

Kosova mund të ecë në rrugën që ka zgjedhur, është shtet i pavarur dhe sovran, ndërsa amerikanët janë duke thënë se po vihet në rrezik marrëdhënia me Washingtonin nëse ecni edhe më tej në rrugën që keni zgjedhur.

Radio Evropa e Lirë: Të flasim pak më konkretisht për interesat strategjikë. Thatë më herët se Kosova pothuajse ka krijuar, dhe po e nënvizoj pothuajse, armik nga qeveria amerikane. Në kuptimin praktik, çka domethënë kjo?

James Hooper: Në kuptimin praktik, Kosova tani po shihet — në vend të një shteti me liderë të matur, me mendje të kthjellët dhe të arsyeshëm e praktikë – si një vend me liderë kokë-nxehtë, të cilët ndjekin agjenda nacionaliste dhe kjo bie në kontrast me Beogradin, i cili tani po tregohet më racional. Dhe ky është një ndryshim shumë i madh.

Serbia është parë gjithmonë si vend problematik, i cili nuk e ka tejkaluar ende epokën e Millosheviqit, por kjo tani po ndryshon gradualisht. Disi më duket sikur Kosova ka humbur kontaktin me Shtetet e Bashkuara dhe ka lejuar që ky ndryshim të ndodhë. Kjo fryma nacionaliste në të cilën është përfshirë Kosova është duke e dëmtuar shumë, shumë rëndë në Washington.

Radio Evropa e Lirë: Ta hedhim pak diskutimin në anën tjetër, pse Shtetet e Bashkuara, por edhe Bashkimi Evropian, insistojnë aq shumë në heqjen e taksës?

James Hooper: Sepse për të ecur përpara, përgjatë një rrugëtimi gjithsesi të vështirë, dhe me pengesa, duhet një ‘ngasës i mirë’. Gjasët për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, sipas mendimit tim, janë shumë të mira, për t’i zgjidhur çështjet me Serbinë.

Dhe e kuptoj çfarë ka dashur të arrijë kryeministri Haradinaj me vendimin për taksë – të ketë një pozicion me ndikim në dialog, por nuk funksionon kështu. Me të në fakt po rrezikohet marrëveshja, ndonëse unë mendoj se ajo ende ka mundësi të shpëtohet, por do të kërkojë pezullimin e taksës, pezullimin e menjëhershëm.

Radio Evropa e Lirë: Dhe nëse kjo marrëveshje përfshin ndryshim kufijsh?

Jame Hooper: Nuk do të doja të komentoj, apo spekuloj, mbi komponentet e marrëveshjes, e në to përfshihet edhe fakti nëse Kosova do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, nëse Kosovës i hapen dyert e BE-së, dhe nëse Kosova ka rrugën e hapur për në NATO. Një marrëveshje gjithëpërshirëse mund ta stabilizojë marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke e marrë parasyshë gjendjen në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016, është shumë e rrezikshme për Kosovën që të lejojë një fqinj armiqësor në kufirin verior të vazhdojë armiqësitë. Është në të mirë të Kosovës që ta zbusë dhe t’i jap fund asaj armiqësie, dhe kjo mund të bëhet përmes marrëveshjes. Marrëveshja nënkupton kompromis në të dyja anët, kjo është rruga përpara, ecni drejt një rezultati strategjik.

9 komente në “Diplomati amerikan: Kosova po shihet si një vend me liderë kokë-nxehtë, i kanë sjellë marrëdhëniet me SHBA në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës”

  1. Detari says:

    Ish diplomat*
    Nuk na intereson cfare thojne ish diplomat te paguar.

    Serbia nuk e njeh kosoven si shtet ath perse duhet kosova te importoj mallra serbe?

  2. vp says:

    Radio Evropa E Lire duhet te kishte bere edhe kete pyetje:
    Perse Amerika dhe Evropa asnjehere nuk kane ushtruar presion mbi Serbine te pushoj Lobimin kunder shtetit te Kososves ne arenen Nderkombetare!!!!!!!

  3. Ardit says:

    Haradinaj po tregohet kok-tul, tipik trap shqiptar qe ne nxehmje e siper me shume prish pune se sa ben ndonje gje.

    Typical albanian hot-head, and not a true leader…. he is inadvertently giving Serbs the moral higher-ground, a thing that they don’t have and shouldn’t have.

    Keshte eshte ku Katundari behet kryeminister….

  4. Bregdetari says:

    O detar, i madh je! Mendon qe ajo qe te pelqen ty eshte dhe e drejte. Edhe mua me pelqen tu q…nenen serbeve, por ketu eshte fjala per bisedime.
    Do ishte mire sikur Amerika dhe Evropa, me kohe ta kishin detyruar Serbine ta njihte Kosoven, por kjo nuk ka ndodhur. Tani eshte momenti. O tani o kurre! Aleatet tane mendojne me thelle. Ne mendojme me koke te nxehte. Kur Gjermania dhe Amerika thone hiqe ate te shkrete takse, ti besoju atyre dhe hiqe. Nuk ka cumbet Kosova se “perkohesisht” e heq taksen pervecse ja le dobicin ne dere Serbit. Duke hequr taken, qe edhe mund te jete loja perendimore qe diten qe e vume, tregojme “pjekuri” dhe nqs Serbi nuk nenshkruan, faji I mbetet atij. Hiqe taksen o detar njelloj si dhe e vure. O detar, a e kupton ku rreh cekani? Njelloj si ne Rrambuje kur Sala e quajti tradhetar Hashimin se do nenshkruante marreveshjen! O detar, a e kupton qe sitauate eshte e njejte? Cfare them une. Detari beson vetem ne gjellrat e embela. Atij nuk I pelqejne thartirat. O detar duhet ti hashe gjithe ushqimet dhe jo vetem karamele me sheqer. Nuk vazhdojme te mbetemi kalamaj. Apo jo!

  5. Progresi says:

    O Arditi qe flet shqip dhe anglisht bashke! Po si more zotni as qe e merr mundimin te shikosh se ai diplomati amerikan mund te beje pjese ne lobin serb ose me e pakta eshte I paguar nga ata?! Mos vrapo more mik, po shiko interesat e kombit tend, se per te huajt je dhe do mbetesh gjithmone I huaj.

    Hap syte dhe puno per vend tend, se punon per vete keshtu.

    Qofsh me shendet.

  6. Pellazgos says:

    Serbia e ka bere te qarte qe nuk do ta njohe Kosovon kurre.
    Qipron e pushtuar nuk e njeh asnje shtet dhe kane kaluar 45 vjet.
    Nuk ka interes America te mbarojne konfliktet.

  7. marjani says:

    sa para I ke fut xhepit I dashur po Europa qe se ka ndalur vrapin Akoma duke shkaterruar e sabotuar shqiptaret ketu dhe 200 vjet vetem fjala e urte e skerderbeut do I shpetoje shqiptaret ,BASHKOHU.

  8. Eri says:

    Ik pirdhu mor pensionist muti.Ju keni Trampin rrote kari dhe po ju ben figure muti dhe me fist zulu.Dhe quan kokenxehte kush do vendin e vet.Te qifsha ropt o Xheims Huper.

  9. Arbeni says:

    Kjo administrate që erdhi në pushtet me ndihmen e Putinit nuk e ka shumë te gjate.Shkimbimi i territoreve është nje plan rus te cilin e peekrah afministrata e Trapit.Ky shkembim territoresh është në dem te Kosovës dhe këtë Ramushi dhe lider te tjerë e kanë kuptuar,prandaj nuk leshojne pe.Nuk I kuptoje këta politikanë te USA qe duan te bëjnë pazare me trojet shqipetare me Rusinë…!!!Kriminelja Serbi e cila vrau 13500 shqipetarë te pafajshem,është humbesja e luftes kerkon te vendos kushte .Ajo duhet te paguaj per krimet e kryera,per vrasjet ,perdhunimet,vjedhjet,shkaterrimet,djegjiet e shtepive etj,jo te vër kushte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje