Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Sheqerinska për herë të parë mori pjesë sot në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se pret me padurim anëtarësimin e plotë pasi të gjitha 29 vendet e Aleancës ta kenë ratifikuar Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.