Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për përvjetorin e 11-të të pavarësisë së vendit.
Në letrën e publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit thuhet se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në të ardhmen për më shumë prosperitet, siguri dhe stabilitet.
“Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, e uroj Kosovën për përvjetorin e njëmbëdhjetë të shtetin të pavarur dhe sovran.
Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për ta ndihmuar Kosovën që t’i hapë dyert drejt së ardhmes me më shumë prosperitet, siguri dhe stabilitet në dekadën e dytë të pavarësisë.
Normalizimi gjithpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke si pjesë qëndrore të tyre, do të jetë proces jetik për suksesin e Kosovës. Arritja e këtij vizioni kërkon zhvillime të vazhdueshme për t’i forcuar institucionet tuaja demokratike.
Ne dëshirojmë ta vazhdojmë ndërtimin e partneritetit tonë dypalësh, të mbështetur në vlera dhe prioritete të përbashkëta, duke e ndihmuar Kosovën për ta shtruar rrugën e saj drejt integrimit të mëtejshëm në Evropë.
Shtetet e Bashkuara e çmojnë lidhjen e fortë mes popujve tanë dhe do t’i mbështesin hapat e atyre që punojnë për ta nxjerrë në pah potencialin e madh të Kosovës”, shkruhet në urimin e Pompeos. (TemA)
Me kete “pershendetje”, Mike Pompeo ka perifrazuar mendimet e Shefit te tij, Trump, i ardhur ne pushtetin ekzekutiv te SHBA-ve me ndihmen e zbulimit famekeq rus. Ne nje kohe kur Trump po zbaton planin e terheqjes se SHBA-ve nga problemet e Europes ne pergjithesi dhe te Ballkanit ne vecanti, binomi politik “Thaci-Haradinaj” duhet te forcohet per dite e me shume per t’i dale zot Kosoves se Pavarur dhe Sovrane.
Dardan, mos bej te diturin. Ha fasule e kullot lopen se koka jote provinciale s’ mund te gjykoje as Trumpin e as Ameriken.