Mbyllet ndeshja Liverpul-Bajern Mynih me rezultatin 0-0

19 Shkurt 2019, 22:40Sport TEMA

Liverpul-Bajern Mynih do të jetë super sfida e mbrëmjes së sotme, e vlefshme për fazën e 1/16-ve të “UEFA Champions League” që do të luhet në “Anfield Road”.

Një duel që do të dhurojë spektakël dhe emocione pasi përballë janë dy ekipet pretendente për të fituar këtë trofe.

Liverpul dhe Bajern Mynih ndajnë mes tyre 10 Liga Kampionesh por ironikisht, kjo është përballja e dytë mes skuadrave në këtë turne, pas atij në vitin 1981.

Formacionet zyrtare:

Liverpul (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mane.

Bayern Mynih (4-3-3): Neuer; Kimmich, Hummels, Sule, Alaba; Martinez, Thiago, Rodriguez; Gnabry, Leëandoëski, Coman.

Mbyllet me rezultatin0-0 ndeshja Liverpul-Bajern Mynih

Minuta 85′, Manuel Nojer bën mrekullinë duke i mohuar golin Sadio Manes

Minuta 66′,  Ende nuk ka ndryshim në dy formacionet. Ritmi ka qenë intensiv për më shumë se një orë, dhe me sa duket Klopp dhe Kovaç do të përdorin zëvendësimin e parë

Minuta 58′, Gnabry drithëron portën e Liverpulit me një goditje të rrezikshme jashtë zone

Minuta 56′,  Duartrokitje për tifozët e Bayernit të cilët shfaqën një banderolë kundër biletave të shtrenjta. Anfield e pëlqen atë

Nis pjesa e dytë e takimit Liverpul-Bajern Mynih

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin e bardhë 0-0

Minuta 40′, Matip humbet një rast të pafalshëm ku me portën pothuajse bosh e dërgon jashtë

Minuta 38′, Akrobaci e bukur Mane me një top të vështirë për tu arrirë i cili përfundoi jashtë

Minuta 33′, Mané i vetëm përballë e Neuer, i ndihmuar nga një devijim i Keita, por nga 9 metëra larg portës e dërgon topin jashtë! 

Minuta 24′, Asisti i Robertsonit nga e majta, për Salahut që fiton duelin me Alaban nuk konkretizohet saktë me kokë nga bomberi i “The Reds” duke e dërguar topin jashtë kuadratit

Minuta 20′, Keita përpiqet të rrezikojë me anë të një veprimi akrobatik, por pa problem për Neuer

Minuta 16′, Koman nuk tregohet i saktë në goditjen e tij diagole me topin që përfundon në rrjetën e jashtme

Minuta 15′, Sadio Mane vendos sërish në rrezik portën e bavarezëve, por goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën

Minuta 12′, Kundërpërgjigjet menjëherë Bajerni që i afrohet golin pas një gabimi të Matip

Minuta 11′, Salah krijon rastin e parë të rrezikishëm për ekipin e tij, por ndalet nga Neuer 

Kjo është një sfidë edhe mes dy portierëve. Neuer është i famshëm për problemet e tij jashtë zone. Ndërsa, Alisson është një nga më të mirët me lojën me këmbët, pa bërë ndonjë gabim të madh 

Minuta 2′,  Presion iLiverpulit në këtë start të takimit duke i detyryar bavarezët të vendosen në mbrojtje 

Liverpool nis topin e parë me yllin Mohamed Salah 

Atmosfera fantastike në Anfield: ka edhe pak Itali në këtë takim, sepse për të arbitruar ndeshjen është Gianluca Rocchi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje