Nëse ka ndonjë gjë mund t’i prishë gjumin Diego Simeones në takimin përballë Juvenusit, ai është pa dyshim Cristiano Ronaldos me numrin 7 në fanellë.
Pothuajse duket si një takim i rregullt: CR7 kundër Colchoneros , gjithmonë ka shënuar një gol. Në 9 sezonet e tij tek Real Madrid (2009-2018), Ronaldo shënoi 22 gola në 31 ndeshje kundër Atleticos, të ndara si më poshtë:
12 në La Liga, 6 në Copa del Rey, 4 në Ligën e Kampionëve. Vetëm në Ligën e Kampionëve vlen të kujtohet një tripletë e bërë në gjysmëfinalet e vitit 2016-17.
Në garat evropiane, Ronaldo dhe Reali është përballur me Atleticon për 4 vite rresht: dy finale (2014 dhe 2016), një herë në çerekfinale dhe një herë në gjysmëfinale, me Realin që ka qenë gjithmonë fitues.
Në 2014 në Estadio da Luz në Lisbonë, një Ronaldo në kushte jo shumë të mira nga një pikëpamje fizike shënoi një gol në finalen 4-1.
Vetëm Messi ka shënuar më shumë se Ronaldo kundër Atleticos, pasi ai realizoi 25 gola kundër 22 të shënuar nga portugezi.
Nesër Ronaldo do të gjejë sërish Atletico Madridin si kundërshtar, por kësaj rradhe me fanellën e Juventusit ku do të përballen në fazën e 1/16 të kompeticionit të UEFA Champions League. (TemA)