Rrëfimi i Bonuçit: Bëra një zgjedhje zemre, për Juventusin refuzova edhe Realin

19 Shkurt 2019, 12:37Sport TEMA

Leonardo Bonuçi zgjodhi këtë merkato të rikthehej te Juventusi.

Mbrojtësi ishte larguar një sezon më parë për t’u bashkuar me Milanin por në asnjë moment nuk arriti të përshtatej në ambientin kuqezi, teksa nuk arriti të shpaloste cilësitë e tij teknike.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, Bonuçi, tregon se në momentin kur vendosi të largohej nga Milani, pati një interesim konkret nga ana e Realit të Madridit, por zgjodhi të rikthehej te “Zonja e Vjetër” pasi në botën bardhezi ndjehet si në familjen e tij.

“Po është e vërtetë, që pati një ofertë nga Reali. Është krenari të jesh në planet e tyre, do të thotë që ke punuar mirë gjatë këtyre viteve. Por, pastaj erdhi telefonata nga Juventus, dhe më pushtoi dëshira për t’u rikthyer dhe me zemër vendosa se ngjyrat bardhezi më shkojnë më shumë”, theksoi mbrojtësi për “AS”.

Këtë sezon, Leonardo Bonuçi është rikthyer të jetë një lojtar i rëndësishëm te Juventus, ndërsa duket se ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë në dizpozicion nga minuta e parë për sfidën e Ligës së Kampionëve, ndaj Atletiko Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje