Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, ka mohuar lajmet që e lidhin atë me një blerje prej 3,8 miliardë të klubit të Manchester United.
Lajmet për një interesimin të tij u rishfaqën gjatë fundjavës, edhe pse Glazers pronarët e “Djajve të Kuq” nuk janë në kërkim për të shitur klubin anglez.
Pronarët amerikanë të Manchester United e blen klubin për 790 milion paund në maj të vitit 2005.
“Lajmet që pretendojnë se HRH Princi i Kurorës Mohammed Bin Salman synon të blejë Manchester Unitedin janë krejtësisht të rreme”, tha Turki al-Shabanah.
“Manchester United zhvilloi një takim me Fondin për Investime Publike (PIF) Saudit për të diskutuar një mundësi sponsorizimi, por asnjë marrëveshje nuk është materializuar”.
Prince bin Salman, 33 vjeç, u emërua Princi i Kurorës i Arabisë Saudite në qershor të vitit 2017.
Arabia Saudite është dënuar për të dhënat e saj për të drejtat e njeriut dhe është përballur me shqyrtimin e vdekjes së gazetarit Jamal Khashoggi në një ambasadë saudite vitin e kaluar.
Në tetor, Manchester United u tërhoq nga një forum investimi në Arabinë Saudite, pas pasojave nga vdekja e Khashoggi. (TemA)