Laçi thyen Partizanin, Kastrioti fiton ndaj Kamzës

17 Shkurt 2019, 16:10Sport TEMA

Laçi ka arritur të befasojë Partizanin, duke e mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 në shtëpi. Megjithëse të kuqtë kanë dominuar takimin, ka mjaftuar një gol i shënuar në fillim të ndeshjes nga Ndriçim Shtubina, për t’i dhënë këtë trepikësh të artë skuadrës së tij.

Në këtë mënyrë, Laçi merr fitoren e parë pas 2 humbjesh dhe 1 barazimi në vitin 2019, ndërkohë që Partizani provon humbjen e parë pas 3 javësh.

Me këtë humbje, Partizanin qëndron në vendin e parë me 7 pikë më shumë se Teuta e vendit të dytë dhe 8 pikë më shumë se Kukësi.

‘Demat e kuq’ kishin mundësinë më të mirë sot për të vrarë kampionatin, pasi një fitore e shkëpuste me 10 pikë kur kanë mbetur edhe 14 javë kampionat. Javën e ardhshme, Partizani pret Flamurtarin në shtëpi, ndërkohë që Laçi luan ndaj Kastriotit në transfertë.

Kastrioti fiton finalen e mbjetesës kundër Kamzës me rezultatin 0-1. Ekipi krutan ka fituar në sajë të golit të vonë të mesfushorit Ersil Ymeraj. Shkodrani realizoi në minutën e 93′ të sfidës duke i dhënë ekipit të tij 3 pikë të arta në luftën për mbijetesë.

Takimi i luajtur në stadiumin e Kamzës ishte i një niveli nënmesatar me të dy ekipet që u munduan më shumë të mbroheshin. Të dy trajnerët kishin rreshtuar skuadrat e tyre në mbrojtje dhe me idenë e qartë për të mos prishur ekuilibrat në fushë. As Gjoka e as Devolli nuk donin që ekipi të kalonte në aventurë dhe të bënte gjithçka për të fituar takimin.

Avdyli dhe Çekrezi qëndruan shumë të qetë përgjatë 90 minutave, pasi rastet e pastra për shpëtim munguan. Duelet ishin më të forta në mesfushë dhe pas zëvendësimeve të kryera nuk ndryshoi asgjë në lojën e ekipeve. Atëherë kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në paqe është Kastrioti që gjen golin e avantazhit me anë të Ymerajt në minutën e fundit të shtesës. Kastrioti kalon Kamzën në renditjen e përgjithshme, pasi kalon në kuotën e 19 pikëve dhe tashmë e sheh veten 2 pikë larg nga Luftëtari i vendit të 7.

1 komente në “Laçi thyen Partizanin, Kastrioti fiton ndaj Kamzës”

  1. endriti says:

    EC aty partizani………., po ktu pse skomentoni mor plehra. B……….

    Ju sh……. r……..

    Endriti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje