UEFA ka ripërtërirë të dhënat në renditjen e klubeve me ecurinë më pozitive në Europë. Kreu nuk ka lëvizur as për këtë muaj.
Në 6 skuadrat e para nuk ka ndryshime, Real Madrid komandon me 146 mijë pikë, ndërsa Beyrn Munich dhe Barcelona e ndjekin me nga 127 mijë secili.
Lëvizje ka pasur vetëm mes Sevilla dhe Manchester City, me spanjollët që janë ngjitur në vend të shtatë dhe anglezët që zbresin një vend më poshtë.
Chelsea ka njohur ngritje falë fitoreve në Europa League, ndërsa Tottenam ka rënë një pozicion më poshtë edhe pse fitoi 3-0 ndaj Dortmund në Champions.
Sa i përket ekipeve italiane është Juventus në vend të 5-të që nuk lëviz, Roma në të 12-in dhe Napoli në të 16-in, edhe këto dy ekipe nuk kanë lëvizur.
Ndërkohë Inter ka njohur ngjitje për rikthimin në kupat e Europës, fillimisht në Champions League dhe tani me fitoren ndaj Rapid në Europa League, zikaltrit pozicionohen në vend të 52-të, duke ngjitur tre shkallë.