Messi i jep fitoren Barça-s dhe arrin një tjetër rekord prej jashtëtokësori

16 Shkurt 2019, 22:56Sport TEMA

Goli i Lionel Messi-t i ka dhënë fitoren e ngushtë 1-0 Barcelona-s ndaj Valladoilid-it.

Pas dy barazimeve radhazi, katalanasit kthehen te fitorja duke vuajtur ndaj skuadrës që po lufton për të mos rënë nga kategoria.

Pritej që skuadra e Ernesto Valverde-s të fitonte me goleadë, por miqtë ua kanë bërë shumë të vështirë punën.

Duhej penalltia e fituar nga Gerard Pique dhe shndërruar në gol nga Leo Messi në minutën e 43’ për të marrë tre pikët.

Me këtë gol, Messi tashmë ka shënuar 30+ gola në të gjithë kompeticionet për të 11-in vit radhazi në karrierën e tij. Një jashtëtokësor.

Gjithsesi, ai mund të kishte shënuar një dopietë nga pika e bardhë, por humbi një penallti në fund të takimit.

Ndërkohë Pique ka luajtur ndeshjen e 300-të në La Liga, mbrojtësi i tretë në historinë e La Liga-s që arrin këtë shifër. Dy të tjerët janë Carles Puyol dhe Migueli.

1 komente në “Messi i jep fitoren Barça-s dhe arrin një tjetër rekord prej jashtëtokësori”

  1. trimi says:

    Na cat trapin. Cdo shkrim vetem duke e ngritur ne qiell Mesin. Sigurisht autori i shkrimit, i semur mbas Mesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje