Piotek çfarë starti te Milan! Polaku lë pas krahëve legjendat e kuqezinjve

17 Shkurt 2019, 10:46Sport TEMA

Milan duket se më në fund ka gjetur sulmuesin e duhur. Kuqezinjtë kanë vuajtur jo pak për një bomber në sulm teksa në organikën e 18-të herë kampionëve të Italisë kanë dështuar me radhë emra si: Torres, Andre Silva, deri tek më i fundit, Gonzalo Higuain.

Por, me ardhjen e Kristof Piotek në merkaton e janarit, Milani, duket se ka gjetur sulmuesin e duhur për të ëndëruar rikthimin në nivelet e dikurshme.

Shenja që ka lënë sulmuesi polak në gjashtë ndeshjet e para është e pamohueshme teksa ka shënuar plot gjashtë herë në katër ndeshjet e fundit.

Piotek realizoi dy herë në mbrëmjen e djeshme ndaj Atalantës, gola të cilët, përveç faktit se ishin vendimtare në triumfin e sfidës nga ana e Milanit, patën edhe një veçori për vetë sulmuesin.

23-vjeçari është tashmë lojtari që ka shënuar në kohën më të shkurtër gjashtë gola në historinë e klubit.

Ndërkohë, duke llogaritur edhe golat që Piotek ka realizuar në gjysmën e parë të sezonit me Xhenoan, polaku është në kuotën e 15 golave, vetëm dy realizime më pak se Kristiano Ronaldo që kryeson listën e golashënuesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje