VIDEO/ Real Madrid turpërohet në “Santiago Bernabeu”, disfatë ndaj Gironës

17 Shkurt 2019, 16:17Sport TEMA

Reali Madrid ka pësuar një humbje zhgënjyese, teksa është mposhtur me rezultatin 1-2 në “Santiago Bernabeu”, duke i dhënë fund një serie pozitive prej 4 fitoreve radhazi.

Skuadra e trajnerit Solari e nisi në mënyrën më të mirë sfidën, kaloi në avantazh në minutën e 25-të, falë golit të Kasemiros. Braziliani, në rolin e një sulmuesi, realizoi me kokë.  Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e madrilenëve.

Në fraksionin e dytë, kur pritej që “Los Blankos” të thellonin shifrat, Xhirona rivendosi baraspeshën. Miqtë fituan një penallti në të 65-tën, të shkaktuar nga Serxho Ramos. Stuani, nga pika e bardhë, mposhti portierin Kurtua. Reagimi i Realit ishte minimal, teksa 10 minuta më pas ishte sërish Xhirona, që shënoi golin e avantazhit, me anë të Portu, duke suprizuar gjithë të pranishmit. Si për të mos mjaftuar disfata, në fund kapiteni Ramos u ndëshkua me të verdhën e dytë, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Pas këtij rezultati, Reali mbetet në vendin e tretë, pas Atletiko Madrid, ndërkohë që diferenca me Barcelonën kryesuese shkon në 9 pikë, duke e vështirësuar së tepërmi rrugën drejt titullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje