VIDEO/ Skandali në Laç, penallita “fantazmë” e arbitrit Klajdi Kola kundër Partizanit

17 Shkurt 2019, 16:30Sport TEMA

Gabimet e gjyqtarëve duket se do të jenë një pjesë e pandashme e Kategorisë Superiore edhe këtë sezon duke qenë se javë pas jave ka pasur gabime nga më të ndryshmet.

Gabimi më i fundit ‘njerëzor’ ka ardhur në takimin e lujtur ë Laç, mes Laçit vendas dhe Partizanit.

Në minutën e 11 të takimit, Atanda ka pasur një kontakt me një nga futbollistët e Laçit, por kontakti ka ndodhur jashtë zone dhe në momentin që lojtari i Laçit ka hyrë në zonë, kontakti është ndërprerë, megjithatë lojtari i Laçit është rrëzuar.

Gjyqtari Klajdi Kola në fillim hezitoi të jepte penallti, por pas sinjalit që mori nga anësori, vendosi të akordonte penallti, ku në fakt vetëm gjyqtarët e kanë parë dhe askush tjetër jo.

Ndoshta rastësi, ndoshta gabim njerëzor por e sigurt është që gafat e gjyqtarëve por vazhdojnë të dëmtojnë Kategorinë Superiore.

 

7 komente në “VIDEO/ Skandali në Laç, penallita “fantazmë” e arbitrit Klajdi Kola kundër Partizanit”

  1. serveti says:

    KY REZULTAT DO PARE ME THELLE , SI ZAKONISHT ESHTE GJICI , MATRAPAZI I SUPERIORES AI QE PO PRISH KAMPIONATIN …… TURP PER FUTBOLLIN E DUKES QE MBESHTET GITHMONE MATRAPAZET …..KLAJDI KOLA ESHTE ESHTE TURPI I ARBITRIMIT SHQIPTAR……

    1. Simpatizantkuksian says:

      Kukësi ka bërë investime o morr,ka 4 ndeshje 4 pikë,ke inat por mos i ha hakun,morrat kurrë nuk dalin kampion se i hedhin lojtarët në rrugë si lecka gabi,jam për investimet në futboll dhe e simpatizoj Kukësin me përfaqësimin dinjitoz që ka bërë 7 vjet rrjesht në Europë,ashtu dhe Skënderbeu…pavarësht pisllëqeve që ka bërë tani po e vuan

      1. i cudituri says:

        O Patate, u be bytha jote te guxoje te flase per Partizanin!? O PATATE O PATATE O PATATE O BYTHPATATE ? ? ? ?
        (kurre mos harro, gjysma e Kuksit jane tifoze te Partizonit)

  2. Arifi says:

    E mo dhe ju si beni!!! Po cberi per 50 cm do ishte brenda zones. Jane gabime njerezore kto falen. Ai arbitri tha shyqyr qe e mbajti. Juve berr berr berr.

    1. specialisti says:

      Nuk ishte fare faull (s’ka rendesi 50 cm jashte apo brenda). NUK KISHTE FAULL !!!

  3. gloria says:

    RROFTE ARMAND DROGA……. QE E KA KTHYER FADERATEN NE PRONE PRIVATE DUKE MBLEDHUR VETEM PLERA.

  4. Blater says:

    PENALLTINE E KA DHENE ARMAND DUKA
    AL CAPONE I FUTBOLLIT SHQIPTAR !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje