Van Basten, Weah e Ibra! Kush është më i mirë se Piatek pas 5 ndeshjesh?

19 Shkurt 2019, 16:33Sport TEMA

Krzysztof Piatek është padyshim sensacioni i Serie A këtë sezon. Tani është lideri i Milanit edhe pse ka vetëm 5 ndeshje që ka veshur fanellën kuqezi.

Për sulmuesin polak flasin vetëm shifrat e tij në fushë, “el pistolero” ka lënë pas të gjithë legjendat e “Djallit” deri tani.

Në 5 paraqitje me Milanin Piatek ka shënuar 6 gola, duke u bërë lojtari i vetëm që kap këtë shifër në kaq pak ndeshje të luajtura. Në krahasim me legjendat e sulmit të kuqezinjve polaku i lë të gjithë pas vetes, shkruan Telesport.

Marco van Basten: 5 gola në 5 ndeshje (Të gjitha ndeshjet në Kupën e Italisë).

George Weah: 5 gola në 5 ndeshje (3 ndeshje në Serie A, 1 në Kupën e Italisë dhe 1 në Kupën Uefa).

Oliver Bierhoff: 5 gola në 5 ndeshje (3 ndeshje në Serie A dhe 2 në Kupën e Italisë).

Andriy Shevchenko: 2 gola në 5 ndeshje (3 ndeshje në Serie A, 1 në Superkupë dhe 1 në Champions).

Filippo Inzaghi: 4 gola në 5 ndeshje (4 ndeshje në Serie A dhe 1 në Kupën Uefa).

Zlatan Ibrahimovic: 4 gola në 5 ndeshje (4 ndeshje në Serie A dhe 1 në Champions).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje